E mjera Piramidë, pa mbrojtje drejt shkatërrimit

24 Mars 2011, 13:52Politika TEMA

Nga Rexhep Qosja

E mjera Piramidë!

Duan ta rrënojnë. Janë shumë të vendosur rrënuesit e saj.

Kanë nxjerrë ligj, në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, për rrënimin e saj!

Në vendet demokratike, për rrënimin e godinave të tilla, të monumenteve historike, me vlerë kulturore dhe historike, do të bëhej referendum.

Atje, në vendet demokratike, pyetet populli jo vetëm për më shumë, por edhe për më pak sesa për rrënimin e një monumenti të tillë, që është bërë një si metaforë kulturore dhe historike e kryeqytetit të Republikës së Shqipërisë.

Por, te ne populli pyetet vetëm njëherë: në zgjedhjet vendore dhe në zgjedhjet e përgjithshme. Pyetet dhe gënjehet, pyetet dhe mashtrohet: e mashtrojnë organizuesit e zgjedhjeve duke vjedhur zgjedhjet.

E mjera Piramidë!

Duan ta rrënojnë fanatikët partiakë e fanatizmi është pasojë e indoktrinimeve, që mund të jenë të ndryshme: ideologjike, politike, fetare, krahinore. E të tjera.

Fanatizmi, zakonisht, as s’ka sy, as s’ka veshë, kurse dramaturgu e humanisti i lavdishëm gjerman, Lesingu, thoshte: as s’ka mend! Po të kishte do të shihte dhe do të dëgjonte çka mendon populli, çka thotë populli, çka dëshiron populli.

E siç është parë, numri më i madh i qytetarëve të Shqipërisë nuk e dëshiron rrënimin e piramidës. Pyetini në referendum.

Në Kosovë kemi pasur shumë raste të njohim gjithanshëm verbërinë; shurdhërinë, çmendurinë e fanatizmit, sepse fati i keq na ka ballafaquar shumë herë me fanatizmin e disa republikave jugosllave: me fanatizmin e tyre kundërshqiptar.

Por, tani jemi të ballafaquar me fanatizmin tonë të ndërsjellë partiak politik. E mund të mos jetë vetëm partiak politik: ndonjëherë, ndoshta, mund të jetë edhe fetar, ndonjëherë edhe krahinor, ndonjëherë edhe dialektor. Marrëzira nuk zgjedh as sasinë, as çfarësinë: mund të jetë e vogël e mund të jetë e madhe; mund të jetë e majtë e mund të jetë e djathtë.

E mjera Piramidë!

Duan ta rrënojnë fanatikët partiakë!

A i keni dëgjuar shpjegimet e tyre pse janë aq të vendosur, pa pyetur popullin, as në referendum, as në kuorum parlamentar, për rrënimin e saj!

Është ndërtuar, thonë duke përdorur kur emra, kur mbiemra e kur folje si përmbajtje të figurshmërisë, për ta amshuar, për ta përjetësuar, për ta bërë të pavdekshëm atë të cilit i është kushtuar.

E atë, të cilit i është kushtuar, herë e quajnë Faraon, herë Zeus, herë Diktator, por duke menduar gjithnjë, natyrisht, për Enver Hoxhën.

Është ndërtuar, thonë, për ta amshuar, për ta përjetësuar, për ta bërë të gjithmonshëm komunizmin si ideologji, si politikë dhe si praktikë të Faraonit.

Është ndërtuar, thonë, prej partizanëve të Faraonit, të cilët, duke e ndërtuar, kanë menduar siç kanë menduar edhe partizanët e Faraonit të ish- Jugosllavisë:

Mbas Titos – Titoja.

Mbas Enverit – Enveri!

Kush janë ata që thonë kështu, që bëjnë këso shpjegimesh, që me këso shpjegimesh e arsyetojnë rrënimin e Piramidës?

Është një numër i vogël i atyre që janë përndjekur, që kanë vuajtur, që kanë bërë burgje në kohën e komunizmit, por që sot nuk kanë farë postesh dhe nuk gëzojnë farë privilegjesh, sepse nuk u janë lënë mundësi prej më të shkathëtëve, më të gjithkundshmëve, që lumturinë e sotme ta ndërtojnë mbi vuajtjen e djeshme!

Shumë më i madh është numri i atyre që në kohën e komunizmit as nuk ishin të përndjekur, as nuk ishin të burgosur, por që nuk ngurrojnë që, duke u ngritur tash, vonë, pas rënies së komunizmit, kundër komunizmit, dhe kundër Faraonit, dhe kundër Piramidës shpresojnë të përfitojnë sa mund të përfitohet prej servilizmit të sotëm.

Por, as ata të parët, as këta të dytët nuk mund ta vendosin fatin e Piramidës. Jo. Fatin e Piramidës e vendosë ai që ishte në listat e nomenklaturës, ai që ishte sekretari i organizatës themelore të Partisë së Punës së Shqipërisë në Universitetin Shtetëror të Tiranës i cili, kur po bëhej Piramida, brohoriste: Pas Enverit – Enveri!

Fatin e Piramidës do ta vendosin kështu poltronët e pabesë! Dhe, poltroneshat e poltronëve të pabesë!

E shkreta Piramidë!

Duan ta rrënojnë fanatikët partiakë.

Nuk u bëjnë përshtypje, nuk u bëjnë shenjë, fjalët e atyre që e mbrojnë Piramidën, që kërkojnë të mos rrënohet Piramida. Nuk u bëjnë shenjë fjalët e historianëve, të artistëve, të shkrimtarëve, të arkitektëve, qoftë shqiptarë, qoftë të huaj. Si t’u bëjnë shenjë? Fanatizmi nuk njeh dhe nuk pranon argumentet.

Janë të shumta dhe janë të ndryshme argumentet me të cilat njerëzit e shkencës, dhe të artit, dhe të kulturës, dhe të njerëzillëkut, që kurrë nuk i kanë munguar Shqipërisë, e mbrojnë Piramidën prej turrit rrënues të fanatizmit të fanatikëve partiakë politikë dhe të fanatikeshave partiake politike.

Kot flasin historianët! Kot Flasin mjeshtrit! Kot flasin arkitektët! Kot flasin artistët! Kot flasin miqtë e Shqipërisë nga bota.

Nuk ka kush t’i dëgjojë në Qeverinë e Shqipërisë dhe nuk ka kush t’i dëgjojë në Kuvendin e Shqipërisë ato argumente!

Kot shkojnë argumentet e tyre që do t’ia ndërronin mendjen çdo rrënuesi të Piramidës, përpos rrënuesit partiakisht të fanatizuar. Dhe, sidomos, përpos rrënueses partiakisht të fanatizuar.

Piramida ka vlerë artistike, thonë mbrojtësit.

Çfarë rëndësie ka kjo, përgjigjen rrënuesit e fanatizuar dhe rrënueset e fanatizuara!

Piramida ka vlerë historike, thonë mbrojtësit, sepse ka domethënie historike; është përbërëse shumë treguese e identitetit shtetëror dhe kulturor shqiptar në një periudhe të historisë shqiptare.

Pikërisht për këtë arsye duhet të rrënohet, përgjigjen rrënuesit partiakisht të fanatizuar dhe rrënueset partiakisht të fanatizuara.

E unë, këtu ku jam, nuk e di a janë të fanatizuar për shkak të ideologjisë, apo për shkak të leverdisë. Mund të jetë njëra e mund të jetë edhe tjetra, megjithëse mund të jenë edhe e dyta edhe e para – bashkë. Fanatizmi, më në fund, ndonjëherë ideologjinë e bën leverdi e ndonjëherë leverdinë e bën ideologji! Varet si është porositur dhe sa është i çoroditur.

Piramidat e Egjiptit, thonë mbrojtësit, nuk janë ndërtuar në demokraci, por në tiranitë më të pamëshirshme, që njeh historia. Gjatë ndërtimit të tyre kanë humbur jetën jo me dhjeta, por, si thonë disa arkeologë dhe historianë, me qindra mija skllevër. Dhe, mjeshtër, që sot u themi arkitektë. E, megjithatë, pasardhësit e faraonëve nuk i kanë rrënuar piramidat. Nuk i kanë rrënuar as skllevërit e çliruar. As beduinët. As Perandoria Romake: as Cezari, as Neroni, as Tiberi. As Perandoria Otomane: as sulltan Sylejmani, as sulltan Pajaziti, as sulltan Hamiti. Nuk i kanë rrënuar as kolonialistët: as Napoleoni, as Nelzoni. As Romeli, as Montgomeri.

Në demokraci nuk janë ndërtuar as pallatet madhështore të mbretërve e perandorëve evropianë. As sarajet madhështore të sulltanëve otomanë.

Në demokraci nuk janë ndërtuar as ndërtesat – varreza (mauzoletë) të tiranëve e despotëve të ndryshëm të qyteteve e shteteve të ndryshme evropiane.

Në demokraci nuk janë ndërtuar as monumentet madhështore fetare në Itali, në Spanjë, në Francë, në Gjermani, në Britaninë e Madhe, në Rusi apo në Indi, në Iran, në Arabinë Saudite, në Siri, në Tunizi, në Marok, në Irak e në një varg vendesh të tjera evropiane, aziatike e afrikane.

Por, askush, kurrë, nuk e ka kërkuar rrënimin e atyre pallateve, atyre sarajeve, atyre ndërtesave – varreza, atyre kishave e xhamive madhështore, sepse na qenkan bërë me shumë të vdekur gjatë ndërtimit, sepse na qenkan ndërtuar në tirani, në despoti, në diktatura. Jo. Madje, as Musolini, as Stalini, as Hitleri, as Sadami nuk kanë kërkuar rrënimin e tyre, sado ishin fanatikë ideologjikë.

Si ta kërkojnë? Do i ndalte populli që e sundonin, sepse nuk do të lejonte kurrë dhunimin e kujtesës historike.

E kaluara kulturore, e kaluara e një populli në përgjithësi, është e shënuar përgjithmonë në kujtesën e tij. Cenimi i kësaj të kaluare, rrënimi i kësaj të kaluare, është dhunë ndaj kujtesës, ndaj Mendjes. Filozofi i lavdishëm anglez, Xhon Loku, thoshte se shpirti i njeriut është si një pllakë e pastër në të cilën gjatë jetës, prej lindjes e deri në vdekjen e tij, shënohen përshtypjet që sjellin ato që shohim, ato që dëgjojmë, ato që lexojmë, ato që përjetojmë. Kështu janë shënuar në shpirtin e shqiptarëve veç e veç dhe të shqiptarëve në përgjithësi gjithë ato që janë parë, që janë dëgjuar, që janë bërë, që janë përjetuar edhe gjatë dyzet e pesë vjetëve të komunizmit. Pjesë e jetës shoqërore, historike, të popullit shqiptar, deshëm s’deshëm, deshi s’deshi kush, deshi s’deshi ndonjë fanatik partiak, politik, ideologjik, fetar, krahinor a dialektor është prandaj edhe periudha e diktaturës komuniste. Ne, natyrisht, nuk duam ta ruajmë, nuk duam ta përsërisim gjedhen e saj partiake, politike, ideologjike, pushtetore, por si e kaluar, si kulturë, si histori ajo është pjesë e pashlyeshme e historisë shqiptare sot e gjithmonë. Piramida në Qendrën e Tiranës, sot e quajtur shumë domethënshëm Qendra Ndërkombëtare e Kulturës, por jo domethënshëm e emëruar Pjetër Arbnori, është një e dhënë, një dëshmi artistike, kulturore e të kaluarës sonë, natyrisht, jo shumë të largët, e qenies sonë në atë të kaluar jo shumë të largët, që është bërë përbërës i identitetit të kryeqytetit të Shqipërisë. Tirana me Piramidën në Qendër është shënuar kështu në kujtesën e qytetarëve të Tiranës, në kujtesën e qytetarëve të Shqipërisë. Dhe, jo vetëm të Shqipërisë. Ta zhdukësh këtë Piramidë, tani, këtë përbërës të identitetit arkitekturor dhe kulturor të Tiranës, do të thotë të ushtrosh dhunë mbi Mendjen, mbi Shpirtin, mbi Përjetimet e qytetarëve të Tiranës. Dhe, të Shqipërisë. Dhe, jo vetëm të tyre.

A i mendojnë të gjitha këto ata që duan ta zhdukin Piramidën, në të cilën mblidhen, shihen, dëgjohen, përjetohen frytet e Mendjes e të Dhuntisë krijuese artistike e shkencore shqiptare e botërore dhe në vend të saj të vendosin kompleksin e Kuvendit të Shqipërisë e me të gjithë atë dhunë foljore, gjithë atë fanatizëm partiak, që po dëgjojmë e po shohin në atë Kuvend?A i mendojnë këto ata që me heshtjen e tyre dhe me mosveprimin e tyre do ta lejojnë zhdukjen e Piramidës?

Por, fanatikët tanë partiakë e kërkojnë rrënimin e Piramidës sonë pavarësisht prej argumenteve që paraqesin mbrojtësit e saj!

E mjera Piramidë!

Duan ta rrënojnë fanatikët partiakë megalomanë!

Keni lexuar çka ka thënë një mendimtar emri i të cilit në këtë çast nuk po më kujtohet: “Nuk ka gjë më të rrezikshme sesa megalomania e të vegjëlve”! Kur i vogli i djeshëm bëhet megaloman sot – ruajna Zot.Të gjitha janë të mundshme. Edhe rrënimet e monumenteve historike, edhe rrënimet e monumenteve me vlerë të veçantë kulturore, edhe monumentet që për një kohë flasin më shumë se shumë e shumë të dhëna, argumente, dokumente të tjera historike e kulturore.

Sa bukur i rri Tiranës ajo Piramidë. I rri bukur, përpos të tjerash, edhe pse është mu në qendrën e saj. I rri bukur, përpos të tjerash, sepse është monument historik i artit e i kulturës, në të cilin zhvillohen shfaqje kulturore, mbahen panaire të librave, hapen ekspozita dhe organizohen ligjërata për çështje të ndryshme shkencore, kulturore, artistike, politike, të djeshme, të sotme e të nesërme, sepse në të mblidhen njerëz të krijimtarisë artistike e shkencore, sepse në të afrohen shqiptarët mes vete dhe shqiptarët me të tjerët, që vijnë aty: në qendrën kulturore shqiptare.

Duan ta rrënojnë megalomanët pse gjendet pikërisht në qendër të Tiranës. Duan ta rrënojnë Qendrën kulturore duke thënë se po rrënojnë komunizmin e në të vërtetë duke mbuluar me hallakamë dhe me fanatizëm të përtashëm partiak të kaluarën e vet fanatike komuniste.

Duan ta rrënojnë Piramidën që të vendosin veten në Qendër të Tiranës! Në Qendër të Shqipërisë.

Çfarë përmbysje! Çfarë anasjelle! Çfarë megalomanie!

Në Qendër të Tiranës në vend të Mendjes dhe Dhuntisë së Homerit, Eskilit, Platonit, Aristotelit, Virgjilit, Dantes, Bokaços, Xhordano Brunos, Galileos, Da Vinçit, Mikelanxhelos, Shekspirit, Servantesit, Khajamit, Magelanit, Kopernikut, Al Ghazalit, Dekartit, Spinozës, Monteskies, Rusoit, Volterit, Hjumit, Lokut, Kantit, Hegelit, Bajronit, Balzakut, Floberit, Tomas Manit, Tolstoit, Niçes, Orson Uellsit, Ajnshtajnit, Çaplinit, Hemingueit, Naimit, Samiut, Pashko Vasës, Fan Nolit, Luigj Gurakuqit, Gjergj Fishtës do të kemi “dhuntinë” e Sali Berishës dhe të Jozefina Topallit!

Kuku për ne!

Do ta kemi Shqipërinë të kthyer me kokë teposhtë!

Çka nuk bën megalomania? Të ultën e ngre lart e të lartën e ul poshtë!

E shikova dhe e dëgjova kryetaren e Kuvendit të Shqipërisë, duke ua shpjeguar, oh sa qëndisshëm, të ftuarve të privilegjuar maketin e kompleksit parlamentar të Shqipërisë. Ishte aq e entuziazmuar nga shpjegimet “profesionale” që bënte saqë disa herë rrëmbyeshëm ia rrëmbeu mikrofonin arkitektit që ishte ftuar për të dhënë shpjegime profesionale. Më erdhi keq për të, por më shumë keqardhje më shkaktuan shpjegimet “profesionale” të kryetares, sepse prej tyre sikur mësova se: kastës politike shqiptare, në mënyrë të veçantë, kastës politike në pushtet, nuk ia kënaq megalomaninë pushtetore ndërtesa e tashme, mjaft e mirë dhe përbrenda mjaft e bukur, por do të ndërtojë një kompleks parlamentar, mu në qendër të Tiranës, mu në vendin e Piramidës dhe, ashtu, me atë kompleks parlamentar, t’i konkurrojë Romës, Madridit, Berlinit, Parisit, Hagës, Brukselit! Deputetët anglezë mund të mblidhen, qeveritarët anglezë, politikanët e shtetarët anglezë, mund të mblidhen në një ndërtesë të para shumë kohësh që përbrenda edhe sot duket siç është dukur para shumë kohësh, por kryetarja e Kuvendit tonë dhe kryeministri i Qeverisë sonë, nuk janë anglezë: këta meritojnë më shumë – meritojnë Senat Romak, Versajë a Kremlin! Se në ç’shpërpjesëtim, se në ç’kundërshtim artistik dhe etik do të jetë kompleksi parlamentar me rrethinën e ngushtë e, sidomos, me rrethinën e gjerë shqiptare, në përgjithësi, se në ç’shpërpjesëtim, se në ç’kundërshtim politik dhe etik do të jenë kiç-shkëlqimi dhe krim-pasuria e kastës politike në pushtet, në krye me kryeministrin dhe me kryetaren e Kuvendit të tij, të vagëlluar prej megalomanisë, me varfërinë e numrit më të madh të shqiptarëve – e për këtë nuk e lodhin aspak mendjen ata! Pse ta lodhin? Pse ta lodhin ata kur s’e lodh rinia shqiptare! Pse ta lodhin ata kur s’e lodh populli shqiptar që mund t’ua ndalë turrin rrënues atyre dhe mund t’ua kthejë në sjellje normale megalomaninë atyre.

Edhe Kosova ishte në rrugë që të çoroditej prej megalomanisë, sado nuk i ka shpëtuar shumë kësaj çoroditjeje. Para disa vjetësh, prej njeriut të megalomanizuar, që ia kishte mbushur vetes mendjen se është dhe do të jetë përgjithmonë qendra politike dhe pushtetore e Kosovës ishte dhënë propozimi, në të vërtetë ishte dhënë urdhri, që të bëhej Shtëpia e Bardhë e Kosovës. Frymëzimi shëmbëllyes ishte marrë prej dy anësh: prej Shtëpisë së Bardhë në Uashington dhe prej Pallatit të Bardhë të Titos në Beograd. I njëjti njeri, i pushtuar prej megalomanisë, kishte propozuar, dhe propozimi i tij kishte filluar të festohej, që të shpallej Dita e Presidentit të Kosovës! Kosova duhej të festonte ditën e kryetarit të vet pa qenë ende shtet ashtu siç e festonte Jugosllavia, me stafeta, me tubime të rinisë nga e gjithë Jugosllavia në stadiumin më të madh të Beogradit dhe me solemnitete të tjera madhështore, në të vërtetë megalomane, ditëlindjen e Kryetarit Tito. Por prej të njëjtit njeri ishte propozuar, njëkohësisht që, përpos me Shtëpinë e Bardhë dhe me Ditën e Presidentit, Kosova të stolisej edhe me Shtëpinë e Mbledhjeve Solemne të Kuvendit të Kosovës në Gërmi, në të cilën përfaqësuesit e popullit do të mblidheshin në raste solemne dhe do të pushonin gjatë festave dhe gjatë të shtunave e të dielave!

Mbas fitores së çlirimtarëve, para katër vjetësh, njëherë për njëherë Kosova shpëtoi prej kësaj megalomanie, por nuk jam i sigurt se do të ketë shpëtuar përgjithmonë, dhe nuk jam i sigurt se do të ketë shpëtuar përgjithmonë: e para, sepse mund të marrë për shembull Shqipërinë dhe, e dyta, sepse megalomania, sipas të gjitha gjasave, është një prej manive të politikës sonë, në mënyrë të veçantë të politikës sonë të përfaqësuar prej disa mendjeve të topallizuara!

A do ta lejojë Shqipëria pa referendum a pa protesta parandaluese rrënimin e monumentit kulturor, i quajtur Qendra Ndërkombëtare e Kulturës, që ka trajtën e Piramidës, që do të ishe rrënim i një pjese të historisë shqiptare,që do të ishte rrënim i kujtesës historike, që do të ishte fitore e fanatizmit partiak dhe megalomanisë mbi Historinë dhe Arsyen, do të shihet.

E mjera Piramidë!

Duan ta rrënojnë fanatikët partiakë!

Ende nuk jam i gatshëm të besoj në këtë ndodhi tragjiko-komike.

Duke e shkruar këtë fjali papritmas m’u kujtuan një mendje e krisur politike ballkanike dhe një Mendje e ndritur evropiane. M’u kujtua së pari Çaushesku, i cili, për të ndërtuar kompleksin e tij parlamentar, kishte rrënuar disa monumente arkitekturore të çmuara në Bukuresht, të cilin, kompleks parlamentar, në sajë të vendimit historik të popullit rumun, nuk kishte arritur ta gëzonte.

Dhe, m’u kujtua autori i jetëshkrimit më të mirë të paraardhësit të Evropës së Bashkuar, Erazmos së Roterdamit, Stefan Cvajgu, i cili shkruan aty: “Është pashmangshmëri e çdo fanatizmi që më në fund ta mashtrojë vetveten. Arsyeja, kjo dhuratë e madhe e atyre që e kanë, mund të presë, pa u dorëzuar. Nganjëherë, kur të tjerë tërbueshëm flasin e sillen, ajo duron. Por koha e saj, koha e Arsyes, vjen, gjithmonë vjen, gjithmonë përsëri vjen.”

Koha e Arsyes, pashmangshëm, do të vijë edhe në jetën tonë. Dhe, fanatizmi e megalomania do të mposhten. Por, sa do të vonohet mposhtja e tyre nuk është e lehtë të thuhet. Deri atëherë Arsyeja le të durojë.

22 komente në “E mjera Piramidë, pa mbrojtje drejt shkatërrimit”

  1. eddy says:

    O ZOTI QOSE JANE NDERTESA BEHEN PRISHEN BEHEN RIBEHEN NUK ESHTE PER TU SHQETESUAR PO DO ISHTE MIRE TE MERESHE ME PROBLEMIN KOSOVOPER BISEDIMET ME SEBINE PER PACOLLIN PER NENEN SERBI PER KRIMINELIN THACI PER FLAMURIN HYMNIN GJUHEN QE PO NDRYSHONI MOS U SHQETESO SHUME PER GODINAT NE SHQIPERI TI E DIN QE NE SHQIPERI TE DUAN DHE TE DEGJOJNE POR MOS E HUMB ATE AUTORITET TE KRIJUAR ME BUDALLALLEQE

    1. bbb says:

      Ndertesat prishen kur kane probleme teknike serioze soliditeti ose kur vjetersohen shume. Nuk prishen kur i do bytha Jozefine kurves dhe Sali legenit. Aq me shume ska pse te prishet ndertesa me cilesore ne Tirane…Aq me shume kur je edhe shtet xhepshpuar e varfanjak.

  2. ardenicari says:

    O Xhepo, ik o Xhep pash zotin, merru me Kosoven dhe jo me Shqiperine, ik Xhepo shkruaj ndonje gje a gjeze se per ato ja thek ti, apo te jane thartuar trute dhe don te futesh ne politike…. futu, por jo ketu… atje ne Kosove, se atje te njohin me mire se sa te vlen lekure… mire Xhepo…??!!!!

  3. engjellush says:

    Gjithmone i qarte dhe i sakte Rexhep Qosja.Sa per ju qe keni komentuar zaten jane ca si puna juaj prandaj ben c’i do menderja Sali Berisha ne Shqiperi.Dhe ju kakarisni si gjelat ne maje te plehut dhe pretendoni qe zoti Qose tu marre doren surratit tuaj se per cfare do shkruaj.

  4. nicolla disha says:

    Nobody can bring Rexhep Qosja down. He is the best analyst and very wise Man!!

  5. zjarri says:

    Zoti Rexhep Qose, ju E dini mire si te “kuqet “dhe nacjonaliste i kini njohurr si Enver dhe Salen!?…Une theme se: “derri dhe , ilac eshte PLUMBI” dhe jo letrat dhe brockullat, shpetimi i shqiptarve dhe Shqiperise eshte E NJEJTA METODE SI ” Caushesku me Elenen Rumun”… O SOT O KURR..

  6. zjarri says:

    Zoti Rexhep Qose, ju E dini mire si te “kuqet “dhe nacjonaliste i kini njohurr si Enver dhe Salen!?…Une theme se: “derri dhe Dosa, ilac eshte PLUMBI” dhe jo letrat dhe brockullat, shpetimi i shqiptarve dhe Shqiperise eshte E NJEJTA METODE SI ” Caushesku me Elenen Rumun”… O SOT O KURR..

  7. protesto says:

    Jam plotesisht me logjiken e shkrimit per te cilen flet Rexhep Qosja.Sa per komentuesti berishjane te vetequiajtur komuniste anti komuniste e jashteqitjet shqiptare nuk ja vlen ti marresh ne konsiderate.Berishizmi nga do qe ta kthesh eshte si muti qe nje ere te keqe mban, ai qelbet nga vetja besoni.Kujtoni Shqperine te kthyer ne nje WC-e gjigante ne kohen kur berisha ishte president e binduni se berishizmi duhet te shkulet nga rrenjet qe shqiptaret te shijone e te gezojne lirine e demokracine e shume enderruar ne vite.Vetem protestat masive e te perditreshme shkulin nga te kater pushtetet boten e korrupsionit e te krimit qe diligjohet nga Berisha,topalli,nano,meta me shoke.Boll me,para nje veprimi antikulure e antinjerezor duhet te prije logjika e njerezve te mecur,te protestojme vellezer vetem me protesta arrihet progras e mbrohet tradia,nderi e kultura jone.Te fillojne protestat te gjthe ne bulevard ne mbrojtje te kulture e arkitektures te skalitur ne hitorine e popullit Shqiptare.Te protestojme pa u ndalur ne mbrojtje te shtetit te se Drejtes e Shqiponjes te quajtur piramid.

  8. Robert says:

    Injorantit te perjetshem nicolla disha, qe si gjithmone sdi te shkruaj as shqip as anglisht, i eshte bashkuar edhe nje personazh tjeter komik i quajtur Engjellush. Zoti Engjellush, Rexhep Qosja eshte shkare nga trute, per te mos perdor ndonje fjale me ofenduese, dhe ka filluar vjelle vrer kohet e fundit kunder Evropes, Amerikes, dhe Shqiptareve qe si shkojne per shtat.

    P.S O nikoll ike burr si se kupton sa qesharak behesh me mangesite e theksuara ne inteligjence dhe analfabetizmin tend. Shko laj ndonje pjate a i ururar se sje ti per politike. Edhe merr edhe ndonje kurs anglishteje se e paske qelbur edhe kesaj rradhe.

    1. dorand says:

      hahahaha nuk e kupton i shkreti se ku e ka gabimin ne anglisht. Kete rradhe eshte munduar po prape ka mangesi. Hahahaaha

  9. beso says:

    Thote Niçe(Nietzsche-si ka mundesi qe nje ç e vetme shqip te perfshije gjithe ato germa gjermanike?)ne nje ese te shkurter te titulluar ” E verteta dhe genjeshtra”,qe “gjeniu im eshte ne hunde”,pra duke dashur te thote qe fallsitetin e ndjente me hunde.Ndoshta nuk do ishte nevoja per gjeniun e Niçes,qe te ndjente me hunde kete fallsitet te shemtuar te berishisteve ne betejen talebane per rrezimin e nje ndertese ne mes te Tiranes.Te krahasosh kompleksin e Piramides me kete kuadratin me kulle te fituesit eshte jashte gustoje;une kete katerkendesh e kam pare ne Alpet,ku format karakteristike te kullave mund te justifikohen,por s’kuptoj pse ne mes te Tiranes.Pastaj arsyeja ekonomike duhet te prevalonte;eshte tepri e madhe te shpenzosh kur je ne borxhe deri ne fyt.Vertet duhet prishur nje ndertese relativisht e vjeter(25-26 vjet) qe kushtoi miliona dollare,per te ngulur siper nje tjeter ndertese qe do kushtoje miliona Euro?Ne nuk kemi luks te tille;jemi shtet i varfer.Jemi shtet i njerezve te vuajtur,dhe kemi ne krye te shtetit nje fshatar nga Tropoja,nje minister financash po fshatar;te cilet padyshim e kane sensin e kursimit.Si ka mundesi qe keta njerez te kene harruar gjeniun e hundes?A nuk thithin ata”eren”e shperdorimit qe kuterbon dhe varferon edhe me arken e shtetit?Pse kaq te papergjegjshemn keta pushtetare?Ne emer te kujt ideologjie?Duhet me i madh Parlamenti?Mua me duket se duhet me i vogel,duke qene se nje vendi me 3 milione banore do i mjaftonte nje kuvend legjistlativ me 70-75 perfaqesues.Ka fjetur Enver Hoxha ne ate piramide,apo jo?Po dhe ne ka fjetur,a duhet prishur per kete motiv?Natyrisht prishja e nje objekti qe ka kushtuar shume,dhe ngritja ne vend te tij e nje objekti tjeter shume me te kushtueshem,qe shiko,per rastesi u quajtka Kuvend Popullor,do ishte nje arsye me shume te organizohej nje referendum popullor,ashtu si thote profesor Qosja,referendum i cili do testonte vete demokracine shqiptare ne thelbin e saj.Por Berishistet dhe Topallistet i tremben nje referendumi te tille,meqe shqiptaret,ndoshta sipas ketyre dy Beluleve,nuk do jene demokratizuar siç duhet;ne fakt shqiptaret mund te kerkojne llogarine per prishjen e parave pa hesap.Perfundimisht,prishja e Piramides po trumbetohet si ndryshimi nje faqjeje te historise,por ne fakt eshte perseritje e historise.Pra nje lufte te shemtuar klasash po i trashegohet nje lufte e veremosur klasash.Dhe nje Piramide ne forme shqiponje krahehapur,do ti ngulet nje kuadrat me nje kulle ne cep,si per ti treguar botes qe ne shqiptaret jemi popull pa fantazi te zhvilluar;ashtu siç jane dy Kapot e shtetit.

  10. Robert says:

    Kam vetem nje fjale per diskutuesin Protesto

    Eshte 2011, na vjen keq qe ke nostalgji per kohen kur ke punuar oficer(qen roje) i Enverit por ska me protesta dhe jo me kthim ne 97. Ti flet per llogjike por nuk shoh te kesh ndonje. sa per nderin e traditen e kulturen tuaj dihet qe jeni te gjithe te degjenruar se ju degjenroi per 50 vjet Enver Hoxha aq sa jumungon akoma edhe tani pasi e ka there qafen ka 25 vjet qe mos ju kalbshin kockat me.

    1. Vllazeni says:

      Mund të jesh Robert Papa, dhe përndryshe nga Spiro, ke ca vite që ke mësuar të futesh në Internet. Gjithësesi, kjo nuk të mvesh me aftësinë për të logjikuar shëndoshë. Replika jote nuk ka as forcë argumenti, por as kulturën e duhur, për të cilën shumë pretendon se e ke. Të jesh kundër Rexhep Qoses nuk është ndonjë mëkat i madh, për njerëz si ti. As të mallkosh një të vdekur si Enveri. Kjo, në fund të fundit , tregon sa i varfër je në brum njerëzor.
      Pa filozofuar shumë do të thoja që ndërtimi i një objekti të ri për Kuvendin është luks i tepruar, në mos budallallëk me okë, kur dihet që sapo u rimodelua ky që kemi sot. Sa për simbolikë të rrëzimit të një sistemi, atëhere i bie që të shkatërrojmë edhe Hidrocentralet që u ndërtuan në kohën kur udhëhiqte Enveri. I bie të shkatërrojmë edhe ata shkolla që janë ngritur gjatë kohës së socializmit. I bie që i gjithë ai Universitet Shtetëror i Tiranës, por edhe i Fakulteteve të ndryshme nëpër Shqipëri, të shkatërroheshin, e të ndërtonim nga një kullë që të na kujtojë Viçidolin.
      Pra, sikur asnjë vlerë të mos kishte Piramida, ato para që do prishehsin për shkatërrim-ndërtimin e objektit në fjalë, do të qe më e mençur t’i jepnin bukë fukarenjve që po shtohen çdo ditë në Shqipëri. “Shqipëria digjet, kurva krihet” . Ne. vërtetë nuk kemi nevojë të dëgjojmë a lexojmë Xhepin e madh por duhet të shikojmë xhepin e vogël…..A ka mbetur kacidhe në të apo e ka radhën topalli të kërcejë, pas lulzimes…

  11. LORA says:

    Piramides krahe-shqiponje do i marre te keqen arixhofka me shefin e saj tyryry e ne vazhdim shpura e tyre katnare.Aty,tek ajo qender kulture gjenerohet kujtese ne cdo aktivitet qe merr jete ne ate ambjent te vecante,aty cdo qytetar ka nje hapesire per te ndertuar kujtesen e vet intime,aty u derdh gjaku rreke ne 21 janar per te mbrojtur te drejtat e sovranit;per keto e per arsyet qe secili i ka te dashura per jeten e tij,piramida ka per te qene aty mot e jete ne sherbim e gezimin e njerzve,e sjelle ne identitetine saj rrezellites arkitektonik e jo si sot e shperfytyruar nga duhma barbare e tyryry-ve.

  12. Robert says:

    Lores ktu i duket vetja sikur po reciton ne ndonje plenium me fjalimet e zjarrta patriotike , qe nuk e di pse me kujtojne ndonje poezi te Nolit. Megjithate shoqja Lora, se nuk ja vlen tju therresesh zonje, neqoftese nuk ju ndahet shpirti nga komunizmi dhe nga piramidat mund te degdiseni te gjithe ne Turkmenistane pasi atje sot e kesaj dite lulezon kultura komunista njelloj si ketu 50 vjet. Zotrote duhet te kesh pasur goxha pune te mire ne komunizem qe e paske piramiden si pike referimi dhe objekt kulti. Per ne te rinjte ajo perben thjesht simbolin e nje dikature te kalbet e cila na kujton ate periudhe te urryer 50 vjecare qe gjithmone e me teper ju kerkoni ta ricikloni.

  13. Spiro Cobo says:

    Zoti Robert! Duket qe te mungon edukata. Po kjo e shkrete edukate nuk te vjen nga qielli. Ajo se pari trashegohet nga ta paret e tu. Pastaj fitohet, dhe kjo varet nga mjedisi ne te cilin jeton, rritesh, edukohesh, meson, punon. Si mor burre i dheut, qe di edhe te futesh ne internet, i drejtohesh akademikut Rexhep Qosja me emrin Xhepi? Ketej nga ne thone ne keto raste: “Petullat i ke ngrene “Xhepit”? Po si mor krisme e prapanices se Sali Berishes, lende mbushese e gropave septike “ku e ka vendin Xhepi”, shkruan me kete gjuhe. Une harxhova disa minuta per te shkruar keto, dhe u bera pishman. Ti nuk meriton te besh hije mbi toke e jo me te shkruash e te merresh me akademike te rangut te Rexhep Qoses.

  14. nicolla disha says:

    Robert, you are just a garbage bag to me.

  15. mic sokoli says:

    Ti Robert qenke shume i thelle dhe i mprehte! Nuk m’a ha mendja te keshe te dyte jo ne shqiperi por as ne trojet e tjera Shqipetare. Po pse mer palle Sala ta solli demokracine ty? Ai eshte vetem nje karierist i cmendur per pushtet. Mbase mund mos te jesh dakort me profesorin por intelektin dhe aftesite e tij i kane njohur burra me te mire se ty prandaj trego pak respekt se veten tende ul kur thu se nje nga shkrimtaret dhe intelektualet me te medhenj shqipetar te perfundoj ne nje grope septike. Me njerez si ty do ec shume perpara Shqiperia! Epitetin s’po t’a ve se s’ja vlen t’a ul veten.

  16. lira says:

    Shkrimi eshte per ata qe kane tru.Mbeshtes Loren, Piramides do i marrin te keqen. Kjo eshte “bomba e tymit e rradhes” qe sala hedh per te hequr vemendjen nga problemet me te rendesishme qe ka populli perpara. Topallja -arkitektja e shkodres dhe mostra e vucidolit parate qe do perdoren per piramiden ti investoje per ata shkodrane te mjere qe sa vjen dimri u duket vetja sikur jetojne ne venecie, apo per mijra te tjere qe jetojne ne skamje.Sa per nostalgjiket e komunizmit i kemi ne krye te PD dhe dihet se hajduti therret kapeni hajdutin. Piramida qe nuk po ndertohet ne Austri (se ata jane te varfer) do te ndertohet ne Shqiperi meqenese ne jemi te pasur.Mbeshtetesit e ketij projekti (merret me mend perfitimi) jane ata qe mbeshtesin saliun dhe ata qe do certfikojne zgjedhjet. Jam me “protesto”.
    Sa per lapangjozet e paguar propozoj te mos i merni fare ne konsiderate dhe ti injoroni sikur nuk jane fare ne kete forum.

  17. protesto says:

    Per Robert e shkelzenerat e Sali Berishes,ketyre djajve me fytyra njerezore po u them se,nese vendosin dore te piramida,tek kjo Shqiponje e skalitur ne shekuj,aty do te shikoni dhe fundin e tuaj te turpshem e pa kthim.Sa per dijeni Sali Berisha zverdhej e zverdhet kur e ndigjon emrin Tim, e jo me te me shikoje ne sy qe pshurret fare.Une as kame qene komunist,as ballist,por as nazifashist,titist e komunist i peshtire e vrases e shkatrrimtare si Sali Berisha me shoqe e me shoke.Kur ishte president berisha e ktheu Shqiperine ne nje shurrtore gjigante ku vetem era mut ndihej se shurra shkonte litar kudo e ne cdo vend qe kaloje.Vodhi pasurine kombetare e private,desh ti vente flaken gjithe Shqiperise,masakroje e vrau me shume se 3000 njerez te pafajshen ne 1997 e ne 1998, shkaterroje shtetin ligjor,grabiti institucione,e dogji kryeministrine,deklaroje kapitullimin e shtetit me gojen e Eqerem Spahise ne TVSH, vetem e vetem qe te vinte ne pushtet per te vazhduar grabitjen e shkaterrimin e Shqiperise .Sot si kryeminister vendosi shqiponjen serbe ne kryeministri e ne te gjitha kompjuterat e ministrave legena,te perdale,grabitqare e imoral,ku pa ndroje,turp e pergjegjesi shtetrore e rreklamon duke shkelur Kushtetuten ne menyren me flagrante.Sali Berisha dhe ju mijte e kenetave e gjirizeve jeni pergjegjes direkt per atentate ndaj gjyqesorit,gjykatesve,prokuroreve si dhe ne vrasje e Kleanthi Kocit,Azem Hajdarit ,Xhindit,e te tjere si Zhulali,Arbnori,Gazidede si deshmitare okulare te tij,per kontrabanden e naftes e te armeve me Karaxhic,milloshevic,arkanin gjate luftes ne ish Jugosllavi.Per tragjedite ne det si Otrontoja e toke,kujto Gerdecin ku humben jeten 27 njerez te pafajshen e mbi 300 te tjere te masakruar,e nje fshat ne germadhe ne emer te pasurimit nepermjet kontrabandes se armeve,21 janarin ku cinizmi e shpirteligesia e tij shkoje deri ne deklarata kriminelesh,ku thoshte se edhe 30,300,3000 te tjere do te vras po u sulmua istitucioni.Dhe politika e drejtesia hesht per krimet e tij makabre ne vite,pa harruar korrupsionin e mbi 250 miljon eurosh ne rrugen Durres-Morin e dhjetra te tjera ne tendera niperish e dashnoresh.Koha ka treguar ne vite per Sali Berishen,kete kriminel e jashteqitje shqiptare e pampersat e tij,qe bejne te fortin,te korruptuarin,kriminelin sa here qe kane pushtet,se pas saj,kur shikojne se nuk kan mbeshtetje nga opozita shkojne e i mbajne ere shurres se tyre qe i shkon nder shale.O Robert o pampers berishjan sido qe ta kthesh Berishen dhe Ju qe rrini si pampersa ne mes shaleve te tij, ju mbeteni po bisht qensh sepse gelltitet nje luge supe te prishur e tash do villni tere jeten.Sa per mua mos u merakos shume.Une familjerisht i kam sherbyer ne breza,me te mires se mundeshme njerezore Shqiptare.Piramida sic po thirret kjo veper arti nga Ne ne Shqiperi,eshte nje Shqiponje e mrekullise se arkitektures e kultures Shqiptare,as kush te mos guxoje te veje dore mbi te.Ju jashteqitjet shqiptare do gjeni fundin tuaj te purpshem, o te perdalet e politikes shqiptare,o mbetje te spermatozoides servile komuniste ne zyrat e saj,o dobice te palles se sulltaneve te turqise anadollake. Te protestojme vellezer,protesta eshte e vetmja menyre per te ruajme te pa prekshme qytetarine,civilizimin e kulturen Shqiptare ne breza,te protestojme pa u ndalur,protetes nuk i ka humbur vlera ne shekuj per te rrezuar perandore e qeveritare te lidhur me boten ekorrupsionit e ktimit.Respekt e nderim per vetem kulturen e breza qe do leme nga pas.

    1. Robert says:

      Boll paske fol mer lum miku po pak paske thene. Robertit i vjen anes ti se nuk eshte as berishjan as injorant dele si ju qe i shkoni mrapa nje psikopati nudsit. Dobic i palles se sulltane je ti, ma merr mendja je i zi dhe i shkurter, keshtu te perfytyroj kokpalar, i paedukuar, i pacivilizuar. Per cfare kulture e civilizimi flet mor fshatar salarie. I gjithe artikulli flet per shurre . Sa per te vraret si, homoja juaj Ngjela fliste per 13mij te vrare te tjere per te permbysur pushtetin. Ju mund te llapni me forte, se ju kelyshat e kuq jeni mesuar te cirreni por shumica e popullit votoi per te djathten. Kaq ta beni dhembin nuk kthehet me Shqiperia ne kohen kur ju shkonit faleshit te piramida e lartpermendur.

      P.S E vetmja gje qe do i lesh pas ti brezave te tu eshte kultura e shurres dhe e prostitucionit,

    2. dorand says:

      protesto piramida iku e na la shendene po merru me nei gjo tjeter tashi se te gjitha ato qe na la enveri do i bejme 1 me token. une habitem ju qe shani pd per komuniste e quani edin jo komunist po gramoz ruci po edi rama po skender gjinushi po paskal milo o te gjithe qe keni i keni pasur komuniste me flamur komunist ne dore. ju beni sikur jeni budallenj apo jemi megjithmend kaq trushperlare?

Comments are closed.

Lini një Përgjigje