Berisha: OSBE mendon se sistemi i numërimit të votave në Shqipëri është më i sakti në botë

24 Mars 2011, 18:16Politika TEMA

Pas përfundimit të një samiti të Partive Popullore Europiane, kryeministri Sali Berisha ka komentuar situatën politike në vend.

A besoni se zgjedhjet lokale ne Shqipëri do sjellin ndryshim te situatës politike? Cili është komenti juaj për vërejtjet e opozitës lidhur me listat e zgjedhësve?

Së pari jam këtu ne një Samit, me te rëndësishmin, ku merrnin pjesë të gjithë kryetaret e qeverive të vendeve te BE qe qeverisen nga partitë e qendrës se djathte. Dhe ky ishte një Samit jashtëzakonisht i rendesishem. Ne ketë Samit, lidhur me pyetjen tuaj, pata rastin te njihja te pranishmit mbi zhvillimet dhe situatën ne Shqipëri, te ftoj dhe te kërkoj mbështetjen e tyre me vëzhgues që zgjedhjet e 8 majit të jenë te vëzhguara dhe  plotësisht transparente. Dhashe te gjitha garancitë e mia për përkushtimin e qeverise për një proces zgjedhor te lire dhe të ndershëm.

Po listat e zgjedhësve?

Në të gjitha qytetet e mëdha qeveris opozita. Me sa shoh unë opozita po ankohet drejt vetes së vet. Unë nuk mund ti nxjerr atij kurrë dyshimin. Njëherë akuzoi 20 000 komisionere, tani akuzon qeveritaret e tij vendore. Këto janë probleme te brendshme te opozitës. Ajo çka unë mund tu garantoj ju është përkushtimi i plote dhe total, një proces zgjedhor te lire dhe te ndershëm.

Çfarë mbështetje morët ju, nga liderët e djathte dhe nga cilët anëtar do përbehet delegacioni qe do vije ne Shqipëri për te vëzhguar zgjedhjet?

Kërkesa ime ne këtë rast ishte qe qeveritë, sepse ODIHR përbehet nga vëzhgues qe dërgojnë qeveritë, ministritë e jashtme, pra kërkesa ime ndaj tyre ishte qe te udhëzojnë ministritë e jashtme respektive për ti dërguar ODIHR-it vëzhguesit, sepse numri i përgjithshëm ka rendësinë e vet. Kjo ishte kërkesa e pare. Natyrisht, unë kam marrëdhënie te shkëlqyera dhe ky ishte një rast për ti falënderuar me shume mirënjohje te gjithë Presidencën e EPP-se, miqtë e mi qe mbështeten vendosmërisht Shqipërinë dhe e mbështesin atë.

E konfirmoi zoti Buzek dërgimin e delegacionit pas ftesës së bere?

Presidenti Buzek po shqyrton kërkesën qe i ka bere zonja Topalli. Duhet kuptuar që normalisht, Parlamenti Evropian nuk vëzhgon zgjedhje lokale. Zgjedhjet lokale kane një status më te veçante dhe ato vëzhgohen nga Kongresi i Autoriteteve Lokale dhe Rajonale, por përpjekjet po bëhen serioze për te patur edhe një delegacion te PE për te qene te pranishëm ne formën qe e gjykon Parlamenti me te arsyeshme.

Konsiderohet se këto zgjedhje janë vërtet te rëndësishme edhe pse janë lokale nga lideret e djathte?

Pa diskutim, çdo zgjedhje është e rëndësishme. Por pata kenaqesine e madhe ti njihja ne mënyrën me te plote, për sistemin e numërimit te Shqipërisë, te cilin Sekretari i Përgjithshëm i OSBE-se e vlerësoi si me te saktin ne bote. Kjo ishte deklarata qe beri. Një sistem mrekullueshëm për vende qe kane pretendime.

Dhe bazuar ne këtë deklarate te OSBE ju jeni i bindur qe zgjedhjet lokale te 8 majit do sjellin një ndryshim ne Shqipëri?

Shqipëria i bën këto zgjedhje duke disponuar tani një nga infrastrukturat me moderne. Ne do bëjmë gjithçka kemi ne dore si qeveri dhe si mazhorance.

Po ne rastin qe opozita nuk do ti njohi?

Nuk është qeveria ajo qe udhëheq opozitën as dhe i dikton opozitës se çfarë të bëjë.

13 komente në “Berisha: OSBE mendon se sistemi i numërimit të votave në Shqipëri është më i sakti në botë”

  1. saimir says:

    Fenomeni Beri me vajtjen ne ne Bruksel edhe nje here konfirmoi se edhe keto zgjedhje do ti zhvilloje”vjedhe”me standartet me te larta ,te papara ndonjehere ne rruzullin tokesor.Ai u kerkoi te pranishmeve qe te dergojne urgjentisht “vezhguesit” si edhe zgjedhjet e tjera te 2008 ku pruri “Kosovaret me pasaporta Belge,Gjermane,Franceze dhe qe hiqeshin si vezhgues te proçesit zgjedhor!Edhe kete radhe keta persona iu ka kerkuar personaliteteve te djathta duke iu premtuar se me ta zgjedhjet do te jene edhe me te lira e me te ndershme se ato paraardhese.Ky eshte pislliku i radhes qe fenomeni Beri kerkon te beje me zgjedhjet ne Shqiperi e per pasoje diplomacia e akredituar ne kete vend me te drejte do te mahnitet per kete “Burre shteti”,si nje manipulator i papare ndonjehere.Shume te djathta i kerkojne receten fenomenit,por ai u premtoi se do tu’a japi ne qofte se duan padrinot e tij.Rrofte Shqiperia e Sali Berishes ,e ndertuar me mund e me djerse nga Padrinot e konçesioneve.

    1. eddy says:

      MOS JA MERNI PER BAZE CFARE THOTE KOMUNISTI BERRISHA AI ESHTE I SEMURE PSIQIKE I KANE IKUR PELLUMBAT I KA NGELUR VETEM KAFAZI

  2. Spiro Cobo says:

    Ky burri thote se sistemi i numerimit te votave eshte me i sakti ne bote. Mashtron ky kryemashtrues. Po te ishte keshtu, dhe se ky sistem ka funksionuar plotesisht me 28 qershor 2009, pse nuk i hapi kutite, pse nuk lejoi rinumerim te votave, qofte edhe ne nje numer fare te vogel kutish, nga c’fare pati frike? Kuptohet, frika e tij ishte se do dilnin edhe dhjetra te tjera “Ruzhdie”. Megjithate, veprimet e tij, per mos lejimin e hetimit te zgjedhjeve, edhe pa hapur kutite e fleteve te votimit, vertetoi se zgjedhjet e 28 qershorit i kishte vjedhur. Edhe me 8 maj, me kete “sistem numerimi me te mirin ne bote” ai perseri do i vjedhe votat. Vetekuptohet, nese populli do e lejoje. Ne se opozita nuk reagoje.

  3. zjarri says:

    kuvendi i Sali Berishes dhe te Jozefina Topallit, te dy keta tipa fanatike-komunist! e kane kethyer shqiperine me koke (poshte)! a shikoni dhe a degjoni, mashtrime, grabitje,kanaritur Sa te shesine dhe shqiperin ne halabaket (ballkanik dhe europjan)…O POPULL COHUNI NE KEMBE, ndalimi i ketyr spiunve dhe agjenteve eshte vetem E vetem nje Rruge,LITARI,PLUMBI, DHE ACID, O SOT O KURRE..

  4. Burimas City says:

    EH O NJERES NGA SALI MAVRIJA MUND TE PRESISH CDO GJE SE I SHKON PER SHTAT THENIA QE; UJKU QIMEN NDRON ZAKONIN SE HARON……..POR PO I DREJTOHEM OPOZITES ME FJALET E SHKRIMTARIT JULIUS FUCIK KU THOTE; POPULL JU KAM DASHUR DHE JU DUA …… JENI VIGJELENTE…….MBESOJ SE NGA PESIMI KENI VRARE MENDJEN PER MESIM APO……… BJERI O POPULL SE I RENKE MIRE…………AH KUSH I RRUAN LOPET KUSH E MBLEDH HAKEN…

  5. MiriX says:

    Mos i jepni te pije ketij karafilit se e ka pijen e keqe. Nuk di cflet, sidomos kur i perzien pijet leng rrushi me leng portokalli. Pse pija e ketij zogut te vogel do na e konfirmoje saktesine e numerimit te votave. Ajo dihet historikisht qe sistemi yne ka qene me i sakti, sidomos pas votimit per kushtetuten ne vitin 1994 e te gjithe te tjeret me pas. Ah t’morsha t’ligat tuja e Sale se na nderove.

    1. Falcon says:

      edhe per kete pike ka akuzuar opoziten se ja perziejne rakine me shurre keci,qe ta zeri shpejt

      1. MiriX says:

        Ha haaaaaaaaaaaaaaaaaa.

  6. brace1 says:

    Komunist i tmerrshem eshte ky i vetemi qe ka ngelur,i pa pare,kto jane meritat e dulles profesorit te tije,qe ja mesoje te gjitha poshtersite pa pike e presje.Me pa trpesine me te madhe thote qe OSBE mendon se eshte bere numrim i sakte,nuke thote ne SHqiperi, por cdo krahasim me pa turpesine me te madhe e bene me boten,ky eshte hajdute psikopate i pa pare.Ne 1 kohe qe rrezultati i zgjedhjeve te qershorit te 2009 vonoje te dalin afersishte 2 muaje,sekretari ka ikur per leshe edhe ky si ortaku i tije i 20% dordoleci.U eshte bere mendja para mashtrim,vjedhje e vrasje.Por erdhi koha qe hajdutet komuniste te sekretarit e dordolecit te grupit lsi te pergjigjen para DREJTESISE,per te gjitha vjedhjet,vrasjet e do tju behet sekuestrimi i pronave e parate ne te gjitha llogarite brenda e jashte vendit do tju merren.

  7. lira says:

    Kapteri i OSBE sugjeroi dhe te shkelej ligji dhe te zevendesoheshin komisioneret e PS nga shoqeria civile, nuk cuditemi me cfare thone apo cfare bejne ata. Une cuditem vetem me nje fakt: jemi vertet aq idiote ne shqiptaret (kam parasysh popullin ne pergjithesi-jo lapangjozet e paguar nga qeveria) qe lejojme te na terheqin prej hunde ca mafioze dhe surogate evrope apo qofte dhe ndonje tjeter matane adriatikut!!

  8. beso says:

    Berisha eshte i papare;makine elektorale.Nuk ndalohet;ai s’i njeh frenat…Ai do thote ato qe di ai,te tjeret duhet te ndjekin proçesin.Duhet menduar qe zgjedhjet lokale jane ne shenje serioze manipulimi;pra hapini syte mire.OSBE eshte nje stalle burokratesh qe tjeter vulos e tjeter mballos.

    1. LORA says:

      Sakte,nese opozita nuk e ka mesuar kete,nuk do ta meritonte voten e qytetareve.Une nuk ja fal qe se perfilli kete mesim para 28 qershorit 2009.

  9. hajriu says:

    Ku i merr ilaçet ky sali komunisti? Ky shifka jeshil komplet

Comments are closed.

Lini një Përgjigje