Lulzim Basha ka paraqitur dorëheqjen si ministër i Brendshëm. Basha ja ka dorëzuar kërkesën kryeministrit Berisha.
Shkak për këtë veprim të Bashës është bërë kandidimi i tij për Bashkinë e Tiranës. Tashmë pritet që kërkesa e tij të miratohet nga ana e Berishës.
Basha ndërkohë ka hequr dorë edhe ngamandati i deputetit.
Berisha tani duhet të mendojë për rikompozimin e qeverisë, pasi përveç Bashës, dorëhqejen pritet që ta japë edhe ministri I Kulturës, Ferdinand Xhaferraj, që do të kandidojë për Bashkinë e Durrësit.
Por, pritet që të rikompozohet edhe grupi parlamentar i PD-së, duke qenë se në vend të Bashës, Xhaferrajt dhe Kollozit, që do të kandidojë në Vlorë, pritet që deputetë të bëhen Çim Babasi, Aurel Bylykbashi dhe Kosta Barka.
Comments are closed.
E hongri zybka…
Duket si nje doreheqje tip “gjetje shkaku” nga ai post qe ka ngrene koka, ashtu papritur, shpejt dhe pa zhurme, krahasuar me Olldashin. Si duket eshte largim i perhershem dhe pse jo, llogaria bankare e tejmbushur ne Shqiperi i siguron nje jete te “qete” ne Hollande ndoshta prane nje sofre ku do te kujtoje kohet e “arta” nen Berishen por dhe krimet qe ka lene pas por instiktivisht dhe gjakun dhe shpirterat e atyre te katertve qe do ta ndjekin nga pas dhe do ti prishin gjumin.
Claus,pa dashur te anashkaloj krimin e Lul-it me parate e shqiptareve ne “rrugen e Kombit” dua te them me bindje se gjakun e kater Burrave te masakruar ne 21 janar ne syte e gjithe Kombit,nuk e fal mbi 90% e shqiptareve.Tani fillon shpagimi per kete moster qe s’ka Hollande qe ti vije ne ndihme.
Dakort jam me ty Lora, komentin e kam bere duke u nisur nga kendveshtrimi i Lul-it.
ishte e vetmja menyre per ta hequr qafe lulzimen..Saliu e di mire qe ky nuk fiton dot ne Tirane …ato pare qe ka vjedhur bashke me Saliun do ti paguaj mbrapsht te saliu qe ai ti aviti prap ndonje post..po qe se Saliu do jete vete ne ate kolltuk..dicka qe e them me dyshim ,pasi deri ne zgjedhje ,situata do rendohet shume dhe zoti e di cfare do gatuaj shpellari
skam dyshim,kopja e enverit eshte,shikoni ketu: http://archive.250x.com/hoxha/onhoxha.html