Edi Rama shpall kandidaturën e tij: Do qëndroj kryebashkiak i Tiranës

24 Mars 2011, 21:17Politika TEMA

UPDATE- Kryetari i PS dhe kryebashkiaku aktual, Edi Rama, ka deklaruar në emisionin “Top Story” se ai do garojë sërish për Tiranën. Rama tha se ka qenë një proces i ngarkuar shpirtërisht për shkak se ndoshta kishte ardhur koha që Tirana të kishte një kryebashkiak tjetër nga PS. “Unë do ta marr përsipër të qëndroj kryetar i bashkisë së Tiranës, për të gjithë ata që e kërkojnë këtë gjë nga unë,” tha Rama.

Kryetari i opozitës ka rezervuar edhe një përgjigje për dorëheqjen e Bashës nga posti i Ministrit të Brendshëm dhe dorëzimi i mandatit të deputetit.

“Dorëheqja e Bashës është një hap drejt përballjes me drejtësinë. Basha është thjesht e vetëm një person në kërkim nga populli shqiptar për çështje të hapura me drejtësinë”, tha Rama.

“Basha figuron në raportet e Bashkimit Europian si shëmbëlltyrë e kulturës së pandëshkueshmërisë në Shqipëri”.

Lideri i Partisë Socialiste, Edi Rama, duke folur në “Top Story” në Top Channel, e konsideroi mungesën e drejtësisë si problemin kryesor me të cilin përballet vendi.

Në të njëjtën kohë, ai e cilësoi gjendjen aktuale si dramatike, pasi vështirësive ekonomike që “kjo qeverisje i ka shtuar shqiptarëve”, i është shtuar edhe mungesa e lirive demokratike dhe shtypja.

“Situata në vend është më e rënda që vendi përjeton. Mund të krahasohet vetëm me situatën e viteve të fundit të rrënimit të regjimit të Saliut të parë.

Është e rëndë situata nga ana demokratike, e drejtësisë dhe ajo ekonomike. Shqiptarët kanë problemin e madh të pafuqisë blerëse. Saliu nuk akuzon prokurorinë për njëanshmëri, por shpërdoron më mënyrën më skandaloze jo vetëm detyrën, por edhe opinionin publik pasi e cilëson kryeprokuroren si lavire”, theksoi Rama.

“Unë jam si të gjithë qytetarët e vendit, i tronditur për gjendjen e drejtësisë në vend. Tre vjet pas ngjarjes në gërdec nuk ka asnjë fajtor dhe drejtësia është gjunjëzuar para presionit mafioz të Saliut, që ka interesa familjare për të mos lejuar hetimin deri në fund. Jam i shqetësuar edhe për vdekjen e një deputeti të Partisë Socialiste, për vdekjen e kryekomunarit në Kukës, që është vrarë edhe ai”.

Kryetari i PS, Edi Rama ka deklaruar se opozita nuk është tërhequr asnjëherë nga kërkesat dhe kushtet e saj për zgjedhjet e 28 qershorit, por edhe për ato të 8 majit.

“Ne nuk jemi tërhequr asnjëherë. Kauza që ne kemi ngritur është më e vështirë për t’u zgjidhur dhe sa më thellë shkojmë kuptojmë përse regjimi i matrapazllëkut të Saliut nuk cedon për të qëndruar në pushtet. Ne do vazhdojmë ta kërkojmë me këmbëngulje transparencën për t’u dhënë shqiptarëve mundësinë të marrin frymë lirisht dhe për t’u treguar se qeveria varet nga vota e tyre dhe jo e kundërta. Ne do ta zhvillojmë këtë betejë në Kukës, në Tiranë, në Elbasan, në Durrës, etj dhe ne do ta fitojmë këtë betejë sepse është një liri që duhet ta fitojmë dhe që nuk e ka në dorë Saliu”, ka pohuar Rama.

Sipas tij, Partia Socialiste ka qenë e gatshme të diskutojë për çështjet zgjedhore me mazhorancën, por ka qenë kreu i kësaj të fundit që sipas tij ka refuzuar të bëjë lëshime, për shkak se do të ruajë pushtetin e tij.

“Në një proces si ky duhen dy palë. Saliu e ka të pamundur të lëshojë në këto çështje, sado të thjeshta të jenë, pasi aty ka të lidhur fatin e pushtetit të tij. Saliu nuk është zgjedhur nga vota, por nga imponimi. Të mos përsëritet më një proces zgjedhor ku populli zgjedh dikë dhe vjen dikush tjetër duke mbushur kutitë”, ka deklaruar Rama.

Lideri i opozitës ka bërë të ditur se në ditët e ardhshme PS do të nxjerrë prova që do dëshmojnë të vërtetën “e hidhur” të kutive të 28 qershorit të vitit 2009.

“Jemi vënë në zotërim të tyre tani, pasi kryetari i KQZ, në shkelje flagrante të ligjit, ka zhvilluar një proces ilegal duke i hapur dhe fotokopjuar materialet zgjedhore për llogari të fushatës së ardhshme. Ata e dinë se për cfarë i duan, por nga ana tjetër në këto materiale ndodhen plot të vërteta shumë të hidhura që do dëshmojnë përse materialet duhen hapur”, ka theksuar Rama, i cili ka paralajmëruar mbajtjen e një mitingu madhor kundër “koalicionit të turpit”.

Rama ka komentuar edhe çështjen e aleancës me PBDNJ. Ai pranoi se ka pasur probleme me kandidaturën e Bollanos.

“Vangjel Dule është një aleat i mirë, një mik i mirë dhe një qytetar i mirë. Me Vangjel Dulen kemi pasur një bashkëpunim të shkëlqyer.

Ai nuk është pjesë e koalicionit, por me të do bëjmë një marrëveshje të veçantë, që do jetë marrëveshje bashkëpunimi aleatësh të ndershëm.

Bashkohemi në shumëçka, por jo në gjithçka,” tha Rama.

“Konsiderojmë se kryetari i bashkisë së Himarës nuk i përgjigjet denjësisht nevojave të atij komunitetit, as domosdoshmërisë për të pasur bashkëjetesë demokratike mes shqiptarëve dhe anëtarëve të minoritetit”.

18 komente në “Edi Rama shpall kandidaturën e tij: Do qëndroj kryebashkiak i Tiranës”

  1. hysni dajaku says:

    personalisht kam qene kundra kandidimit tuaj per kete post,,ideja ime ka qene se ju duhet te kandidonit vetem po te kishit perball Berishen si kandidat,pasi ju ne poziten qe jeni do beheni Kryeministri i ardhshem,cdo kandidim tjeter e sidomos Kryetar Bashkie i Tiranes nuk i afrohet fare statusit tuaj politik,,megjithse arsyet perse keni vendosur mbase jan te drejta per situaten politike dhe rendesin qe kan keto zgjedhie per ju dhe PS-ne..une te dola borxhit,mos me thuaj qe nuk me the:)))
    suksese!
    dhe shtype ate kerrpushin e Berishes qe leu duart me gjak shqiptari

  2. LORA says:

    Jam plotesisht dakord me rikandidimin e EDIT per kryetar te bashkise sime.Kjo eshte gara qe jep legjitimitet me te forte se kryesuesi i qeverise dhe Edi e meriton ta drejtoje Tiranen tone qe sot kercenohet seriozisht nga aleanca e kusareve.

  3. dymi says:

    Rama nuk ka shpallur se do te jete Kandidat per kryetar te bashkise se Tiranes, por se do te jete Kryetari i Bashkise se Tiranes pas 8 Majit. Kjo do te thote se ai pas kesaj shume shpejt do te jate Kryeministri i Ri me i mire i Shqiperise, i Shqiperise se re demokratike ku nuk do te sundojne kusaret, por njerezit e ndershem, atdhetaret e vertete.

  4. 1444 says:

    Luli i vocerrrrrrrrrrr ka humbur,akoma pa filluar gara,

    FORCA EDIIIIIIIIIIIIIIIIII

  5. dorand says:

    ky eshte fillimi i fundit per edin. kam nje vizion basha kryetar i pd dhe kryebashkiak i tiranes malaj kryetar i ps . edi dhe sala ne pension 2013 zgjedhjet me te mira ne shqiperi. 2014 shqiperia ne eu.

    1. 1444 says:

      Luli kryetar !??!?!?!??! me duket me shume si enderr e keqe se sa nje vizion!

      1. dorand says:

        e di o 1444 po nuk ka rruge tjeter edi do na lere qe ps te reformohet me frymen e re e luli duhet te fitoje qe te menjanoje salen. vetem keshtu ikin keta dy te vjetrit se edi e sala nuk ikin per 1000 vjet po i le aty.

    2. Gramozi says:

      —O dorand a robert—————
      ik se je njeriu virtual me i urryer mbas “alpinit” ne gazeten shekulli…
      —Jam i sigurt se paraardhesit e tu kan ber betimin fashist……..

      1. dorand says:

        o mozi mbaje veten o i uruar. mbaje veten se nga merzia do te bie ndonje infarkt o i gjore. mos u merzit se muhabet bojme. vetem shan o i uruar. kaq komunist i flakte paske qene? po iku ajo kohe tani o mozi nuk vjen me edhe po te luteni zotit nuk vjen me se zotin e patet mohuar. lutjuni enverit se mbase eshte afer zotit ai e thote ndonje llaf te mire per ju se gje tjeter nuk ju ben dermon. por cardo te besh vetem ruaj qetesine se ata behet kryetare bashkie e juve ju bie infarkti. shifni familjet e kalamojte tuaj.

      2. Robert says:

        O Mozo, nuk jemi i njejti person mer burre i dheut. Mos u habit, ben vaki ka edhe njerez qe mendojne ndryshe nga ju. Kjo eshte diferenca midis nesh dhe teje. ne besojme ne pluralizem( Ai sistem ku ka parti politike te ndryshme) ndersa per ju te gjithe qe mendojne ndryshe jane fashiste. Shife njehere kalendarin se mos je curufjaksur me duket, eshte 2011. Jemi gati nje shekull pas fashistave dhe nazistave. Une e di qe ju te majtit urreni gjithshka qe eshte ndryshe nga ju por nuk kam ctju bej , sjua jap dot mendte e mia qe mos e shikoni boten bardhe e zi. s’kam ca te them me Mozo vetem kujdes nga gjitha urrejtja dhe inati mos te bjer ndonje infarkt dhe na iken per qime se i duhen vota psikopatit. Megjithese kot ja fut un, ti voton ne Kurvelesh jo ne Tirane.

        1. zana19 says:

          Robert e Dorand,

          Nqs se ju jeni per kandidaturen e Lul Bashes, dhe do votoni qe ai te fitoje, atehere jeni fashista, se ju aprovoni faktin qe ai dha urdher per vrasjen e kater njerezve me 21 Janar. Vetem fashistat vrasin njerez ne demonstrate.
          Dhe per faktin qe jeni dy te ndryshem, eshte e qarte: qe te dy perdorni infarktin si kercenim ndaj Gramozit( vetem njerez qe kane ligesi dhe duan qe te tjeret te vdesin arrijne ta thone ate gje ne nje diskutim) dhe dorandi per te provuar qe s’eshte ROBERTI ndryshon stilin nga gjuha letrare ne tirance, por si shpeton dot faktit ti perzjeje e te beje corbe.

          1. Robert says:

            Zana, nuk me behet vone nqs ti mendon qe une jam Dorandi pasi prap punet do me ecin vaj sido qe te jete por mos na u hiq kaq e zgjuar dhe na u be si Silvia Konti qe paske zbuluar dicka qe s’qendron.Une ne dialekt di te flas si nga Vlora, Dibra,Tirana, Fieri, Korca, Mali i zi enga te duash ti pasi shqiptare jemi. Sa per fashista ju vrate me mijra ne 97 per te marre pushtetin keshtuqe mbylleni gojen. Komunizmi ne Ish bashkimin sovjetik shkaktoi shume her me shume viktima se Hitleri. Tek ne gjithashtu u vrane, internuan, debuan me shume njerez nga diktatura 50 vjecare qe ju kerkoni te ricikloni sesa gjate luftes te dyte. Per shume njerez ne Shqiperi antikomunizmi ka dale jashte mode por merrni shembullin e Gjermanise ku edhe pas 60 vjetes akoma ka turp nje komb i tere e kerkon falje per krimet qe i bene njerezimit gjysherit e tyre. Cuditerisht ju kerkoni qe simbolet e diktatures ti mbani, mbase edhe ta shpallni 16 tetorin si feste kombetare. Jam me te vertet i habitur sesi nje gazete si kjo ka mbledhur kaq ekstremiste te majte se deri vone Tema ka qen shtyp i djathte por mediat ne shqiperi lehin sipas avazit te atyre qe i mbushin legenin me tagji.

          2. dorand says:

            o zana une nuk jam kolesterol qe ta kercenoj mozin me infarkt.

  6. Dino USA says:

    Pyetja se si do behet me Tiranen ne se Rama do behet kryeminister, eshte sikur te pyesish nje kolonel se ‘Cdo behet me ushtrine po u bere ti gjeneral??”

  7. Rilind says:

    Shume gabim. RAMA nuk duhej te denjonte te dilte me Lulin ne gare. Kushdo nga PS-ja e mund ate.

    1. LORA says:

      E vertete por vetem ne kushtet e fair play-t e jo baterdise kusare te dirigjuar nga dr.tyryry-ja.

      1. Rilind says:

        Cfare ndryshimi ka? Kusaret baterdine do ta bejne njelloj, si me Edin si pa Edin. Aq me shume do mobilizohen kunder Edit.

  8. rrapi says:

    bastet u hapen pra 1.5 edi 20barazimi dhe 4luli…

Comments are closed.

Lini një Përgjigje