PS: Topalli mban përgjegjësi penale për skandalin e projektit të parlamentit të ri

25 Mars 2011, 13:08Politika TEMA

Partia Socialiste ka reaguar ndaj skandalit të publikimit nga një gazetë austriake të fituesit të projektit për parlamentin e ri, 12 ditë përpara se të shpallej nga juria. Deputeti Taulant Balla tha se: “Zonja Jozefinë mban tashmë përgjegjësi penale dhe duhet të japë llogari përpara ligjit.”

“Mes “disko volanteve” dhe “shatllave” që aq shumë e entuziazmuan Jozefinën, juria e zonjës kryetare përzgjodhi siprojekt fitues, Maketin 11022 T, të paraqitur  nga Studio vjeneze COOPHIMELB(L)AU.

Sikur të mos mjaftonin 2 milion eurot e shpenzuara më kot, për të transformuar qendrën e kulturës Pjetër Arbnori në një teatër, para të cilat një zot e di se në xhepat e kujt kanë përfunduar.

Sikur të mos mjaftonin të 700 mijë eurot që zonja Jozefinë shpenzoi për rikonstruksionin e sallës ekzistuese të Kuvendit vetëm pak muaj më parë. Kjo anëtare e regjimit të kusarisë vendos tanimë në mënyrë krejtësisht jo transparente dhe abuzive të shpenzojë disa dhjetëra në mos qindra miliona euro për ndërtimin e një parlamenti të ri, ku ndër të tjera do të përfshihet edhe një apartament luksoz banimi për Kryetarin e Kuvendit.

Një projekt ky që ashtu si rruga Durrës – Kukës nuk ka të parashikuar një kosto.

Sikur të mos mjaftonte ky abuzim i papërgjegjshëm me paratë e taksapaguesve shqiptarë, zonja Jozefinë është përfshirë edhe në një tjetër skandal në lidhje me shpalljen e projektit fitues për kompleksin e ri parlamentar.

Sepse çuditërisht, kompania e zotit Wolfgang Prix na qenka shpallur fituese ende përpara se zonja kryetare të organizonte konkursin me jurinë ndërkombëtare.

Këtë e dëshmon fare qartë ky artikull i botuar në gazetën austriake Wienner Zeitung, më datë 12 mars 2011, pra plot 12 ditë përpara se zonja Jozefinë të shpallte zyrtarisht fituesin, dhe madje edhe 8 ditë përpara se të mblidhej juria ndërkombëtare e zonjës Jozefinë,” tha Balla.

11 komente në “PS: Topalli mban përgjegjësi penale për skandalin e projektit të parlamentit të ri”

  1. Claus says:

    Nuk e di ku i con mushka keta njerez, eshte me te vertete cmenduri e shkuar cmendurise. Firma e lartpermendur ka projektuar kompleksin qendror te BMW ne München se famshme qe me te vertete eshte e mahnitshme dhe kostoja ka qene rreth 500.000.000 € dhe a e dini sa e ka xhiron vjetore kjo firme e famshme? Me shume se 50.000.000.000€ pra i ka kushtuar sa 1% te xhiros vjetore. Pra shihet se kemi te bejme me shuma marramendese.
    Ka marre projektin e Bankes Europiane ne Frankfurt, oferta e bere nga kjo firme sipas “Frankfurter Allgemeine Zeitung” rreth 1,4 miliarde €, nuk u aprovua projekti per shkak te kostos super te larte dhe keshtu u aprovua projekti me rreth 500 milion €. Interesante eshte se rreth 1,4 miliarde € Banka Europiane kishte vetem fitimin ne neto ne vitin 2009 me ane te perqindjeve te interesave. Pra edhe me keto institucione ku tek vendosja e xhirove vjetore dhe fitimeve te lodh vendosja e zerove e hedhin parane me shume kujdes. Keto institucione dine ku mund ta terheqin perseri parane por Xhozi dhe Sala nga do i nxjerrin keto shuma marramendese? Nga ai shtet ku borxhi ka kaluar shifren 6,44 miliarde dollare? Eshte me te vertete kriminale, asgje tjeter.

    1. beso says:

      E kam ndjekur Claus,verejtjen tende qe ne krye,dhe ke ndihmuar shume ne zbardhjen e kesaj rrufjanade;ja kaq mundemi te bejme!

      1. Claus says:

        Faleminderit beso, jam i sigurte qe edhe ti keshtu do te reagoje. Le te behen edhe autostrada edhe parlamente, por te pakten mos te na marrin per budallenj se kjo eshte e papranushme nga cilido qe do te rroje me dinjitet.

        1. beso says:

          Claus,patjeter qe gezohem qe keto te behen,por nuk shoh qe problemin pse politika shqiptare eshte maskarade ta kete ndertesa ekzistuese,se e kane fajin muret dhe themelet e saj ngrehine.Ketu po shperdorohet para me thase.Une kam shkuar shpesh ne Shqiperi;njerezit tane atje nuk e meritojne kete varferi e mizerje.Atje rrojne realisht rreth 2 milione shqiptare,gjysma e te cileve me me pak se 150 mije leke ne muaj,ndersa drita dhe uji u kushtojne mbi 50 mije leke.100 mije mbeten per gjithe muajin;jetohet dhe luftohet per buken e gojes,mjaft familje nuke kane dhe ate.Nuk mundet te heshtim per kete varferi qe po shtohet,ndersa Jozefina shpalos para botes sharmin e saj aristokratik;Jozefina hargaliset dhe luan Heidin ne boten e perrallave;eshte absurde!Ky Parlament eshte turpi i politikes;Nuk ka Migjen qe s’do shembte grushtin kunder kesaj padrejtesie te pashoqe.Te gjitha do behen,por me pelqimin e sovranit;te gjitha duhet te behen,por para se gjithash te dalim nga varferia…Nuk dilet nga verferia duke ndertuar superstrada kostoze,e aq me teper Parlament,te cilin he per he e kemi.Nuk di a ke perovuar te dalesh nga Tirana,dhe qe ne periferi mjerimi te del perpara.Rrethet jane te varfra,fshatrat kane filluar ta shoshin grurin me kale,si qemoti.Sedra e shqiptarit eshte e forte,madje ne dasem apo vdekje edhe me fukarai shkon te marre borxh qe te mos turperohet,por keta politikane maskarenj nuk paskan te fryre.Askush nukve doren ne xhep per keto kulla qe kushtojne miliona Euro,madje marrin rryshfete.Edhe njehere te falenderoj,dhe ne me pyetsh nese kam bere gje kunder kesaj baterdie,po te them qe s’kam bere hiç.

          1. Claus says:

            Sikur ke thene ato qe mendoj, beso. Te uroj nje fundjave te mbare.

  2. ari says:

    Do deshiroja me mire te bejne publike koston sa do kushtoje (dhe jo ta bejne si me “Rr. e Kombit”) dhe te pyesin popullin me referendum nese do apo jo. Jam i sigurt qe shumica s’do duan ndaj iu bien gjerave shkurt. Turp e faqja e zeze.

  3. protesto says:

    Ky rast eshte vetem nje prej rasteve korruptive te pushtetareve dhe politikaneve tane, por nese do te permenden te gjitha bemat e tyre per gjate 20 vjeteve , atehere fitimet korruptive te tyre nuk do te numeroheshin dot dhe numri i zerove nuk do te kishte fund.
    Dhe me te drejte lind pyetja ,perse pikerisht ndodh ky fenomen ne vendin tone ,ku bota e hedh paren shuuume me kujdes,dhe duke llogaritur njemije here fitimn ,e ndersa tek Ne keto 20 vjet eshte pare e kunderta? Kjo ndodh per faktin se Ne keto 20 vjet jemi udhehequr nga politikane mafioze gangstere, ku as qe e kane menduar ndonjehere se sa deme e humbje te medha ,ne shuma marramendese, i sjellin popullit te tyre, por ATA kane pare dhe llogaritur vetem fitimet e tyre, xhepin e tyre.Prandaj eshte dhe kjo katrahure politike e gjendje per t`u vajtuar tek Ne.Bandat politike kriminale kane zaptuar te kater pushtetet ne Shqiperi dhe per sa kohe Ato do te drejtojne politiken shqiptare, per aq kohe Ne do te vuajme ne skamje e mjerim ,per aq kohe Ne do te drejtohemi nga pushteti i krimit.
    Tek Ne pozita dhe opozita pjerdhin ne nje poce. Ato vetem sa bejne gam gam gam ,vetem per te treguar se po luftojme njeri tjetrin ne sy te popullit, sepse nga mbrapa ferkojne duart duke thene se ja hodhem dhe kesaj radhe, mire na eci se ky popull eshte bere budalla dhe e ka humbur idene e te qenit njeri normal.
    Nese Ne do te kishim patur opozite reale, nuk do te ishte Saliu me banden e tij deri tani dhe nuk do te kishim sot keto probleme. Pra e keqja nuk qendron vetem tek Saliu e Jozi,qe na jan bere vertet gangren,por tek i gjithe spektri i korruptuar e kriminal politik shqipar,qe na ka zene frymen. E vetmja RRUGE SHPETIMI ESHTE,SHPORRJA E KESAJ POLITIKE SHQIPTARE, DHE E VETMJA MENYRE PER TU CLIRUAR JANE VETEM PROTESTA MBARE POPULLORE, PRANDAJ NE DUHET TE NDERGJEGJESOHEMI dhe te MENDOJME PER VEHTEN TONE DHE JO PER POLITIKANET.

  4. bbb says:

    NUK LANE KETA FELLIQESIRA ASNJE OBJEKT PA EVENE NE SHENJESTTER TE KORRUPSIONIT. JA PSE U DASHKA PRISH PIRAMIDA… QE TE FITOJE XHOSEFINA PARA…

  5. besojeni says:

    E di si thonë këta? Le të dukemi te bukur ne në 100 vjetorin e pavarësisë,me kete rast dhe vjedhim “do miliona” pa vari tr.. popullit hallexhi qe nuk e di si do ngryset neser.Ore, kaq shume qekan qerruar nga syte keta, sa dhe te tjeret i duken qorra dhe budallenj? Po skane faj,ne duhet ti largojme qelbesirat,se kote nuk thone,i qelburi qelb dynjane.

  6. dorand says:

    iku piramida na la shendene. mbas piramides e ka rradhen pallati i kultures ajo katrahure ruse e qelbur qe na shemton qendren

  7. mendertafuti says:

    Rruget,Stadiumet,Parlamentet qe ndertohen jane vetem nje shkak qe gjendet qe te vilen parate ne projekte te stisura.
    A vlejne keto projekte ndopak?-Kjo eshte ceshtje dytesore qe nuk i intereson kujt.Atyre qe vjedhin me thase,jo e jo.

Comments are closed.

Lini një Përgjigje