Gjykata e apelit në Tiranë ka vendosur që të lërë në qeli biznesmenin kosovar, Aziz Kelmendi, i akuzuar si përgjegjës për vdekjen e këngëtares Elsida Hidershaj , e njohur ndryshe edhe me emrin Emmy.
Gjatë dëshmisë së tij, biznesmeni 47-vjeçar ka thënë se nuk ka pasur si qëllim që të vrasë këngëtaren 21-vjeçare. Ai ka thënë se ka qenë i lidhur për dy vjet me këngëtaren, por lidhja e tyre ishte ftohur.
Mbrëmjen e ngjarjes së rëndë, ai ka thënë se ka qenë i shoqëruar me një vajzë tjetër. Sipas tij, aty ka nisur një zënkë mes vajzës që e shoqëronte dhe Emmy-t. Për këtë arsye, biznesmeni ka thënë se ka vendosur që të largohet me makinë, për të ndarë sherrin. Por, Elsida Hidershaj ka qenë e varur tek dritarja dhe për pasojë është përplasur me makinën, çka i ka shkaktuar asaj vdekjen.
Biznesmeni kosovar ka thënë se gjithçka ka qenë aksidentale dhe se ai nuk e ka përplasur me qëllim këngëtaren.
Comments are closed.
Eshte trishtuese qe nuk po shikoj komente per kete shkrim.
Eshte trishtuese kur e shikoj Emmin si te gjalle por kur e di se ajo prehet ne toke apo ne parajse…
Eshte trishtuese kur lexoj justifikimet e kriminelit nga Kosova qe nuk e ka merituar dashurine e pafajeshme te Emmit…
Eshte trishtuese kur mendoj se Gjykata shqiptare mundet te mos i jape denimin e merituar kriminelit,ndikuar nga Filani e Fisteku,nga sasia e eurove te paguara…
Eshte e trishtueshme…
pa dashje thot ky biznesqerratai, dmth duhet te besojme qe ajo eshte perplas me makinen e ktij kopukut nga dashuria e madhe… 25vjet jane pak………
Shume vajze e bukur qenka .
Gjynaf qe iku aq e re .Ta denojne ate palacon , se ai ka bere sikur nuk e ka pare dhe i ka dhene makines gaz
E ka shtypur me paramendim , Duket qe s’e ka dashur fare te shkreten
Se njeriu edhe kur ndahet nga dikush ruan respekt per femren, se eshte sexi i dobet
Ai e meriton ta denosh nja 20 vjet te mira qe kur te dali nga burgu te jete si gjysh –Por gjykatat tona jane te koruptuara …..