Ende pa filluar zyrtarisht fushata zgjedhore, situata politike është tensionuar ndjeshëm gjatë ditëve të fundit. Paraditen e sotme, në komunën Kala e Dodës në Dibër, ka ndodhur një përplasje mes kandidatëve të dy forcave politike për këtë komunë.
Mësohet se kryetari aktual i kësaj komune, i cili është sërish kandidat i PS-së, Bujar Himollari, është konfliktuar me kandidatin e PD-së për këtë komunë, Bujar Mahmutaj.
Në përplasjen e ndodhur mes dy kandidatëve janë përdorur edhe armët, por ende nuk dihet nëse ka pasur të lënduar. Në vendin e ngjarjes kanë shkuar forcat e policisë, për të hetuar mbi konfliktin e dy kandidatëve për komunën e Kalsë së Dodës.
Comments are closed.
Jo arme . Ju dilni tek e tek dhe kush te fitoje ka fituar dhe zgjedhjet…..hahahaha
Ky shembull te merret nga te gjithe kandidatet e tjere.Te gjithe te dalin tek e tek, mundesisht edhe pa brek.