Një arsye më shumë për të ardhur në Tiranë?
Deputeti austriak Wolfgang Grossruck është ftuar në Shqipëri nga kryetarja e parlamentit Jozefina Topalli për një vizitë katër ditore, para se zonja Topalli të prezatonte maketet e Kuvendit të ri. Grossruck, sipas burimeve të gazetës Tema, ka vizituar ditën e parë qytetin e Shkodrës me pretekstin për të parë se ç’eshte bërë me ndihmat austriake gjatë përmbytjeve të janarit. Ditën e dytë ai ka vizituar Fushë-Arrëzin ku është informuar mbi rezultatet e ndihmave austriake të iniciuara nga vetë ai. Grossruck është pritur në aeroport çuditërisht nga Fatmir Mediu. Ne përbërje të delegacionit të Grossruck ka qenë komandanti i zjarrfikëseve të komunës së Griesskirchen, Josef Schwarzmannseder.
Siç dihet Grossruck u takua në Tiranë më pas me kryetaren e Kuvendit Jozefina Topalli dhe kryeministrin Berisha, dhe së bashku me ta bëri deklarata të ashpra kundër opozitës lidhur me standardin e zgjedhjeve.
Dy ditë më pas zonja Topalli bëri publike maketet e reja të Kuvendit dhe shtypi austriak, i informuar në mënyrë të sinqertë me sa duket nga kanale zyrtare, shpalli fituesin e vërtetë të projektit.
Meqë një Komision hetimor po heton veprimtarinë e Kuvendit, duhet të shikohet se sa përputhet me misionin e Kuvendit ftesa për shefin e zjarrfikëseve të një rajoni austriak. Gjithashtu të shihet sa përputhet me buxhetin e Kuvendit të Shqipërisë kjo vizitë për qëllime politike të njëanshme. Po ashtu, zonja Topalli duhet të dëshmojë qartë pse gazeta vjeneze e shpalli fituesin pa dashje qysh më 12 Mars, ndërsa shqiptarët e mësuan më 25 Mars. Nëse dikush në zyrën e zonjës Topalli tallet me të dhe nuk ja lexon gjithë artikullin, është problem i saj, por vetë artikulli që ajo publikon provon faktin se është e përfshirë në vjedhje dhe manipulim tenderi. Shpresojmë të mos jetë ky pazari me Grossruck për zgjedhjet që po vijnë.
Comments are closed.
Pazar te mire paska bere ky plaku me nje kembe ne varr, se duket nga fotoja me siper se ku e ka perqendruar shikimin e tij ?
Dmth, vec “kafes” se “konkursit” per parlamentin e ri shqiptar nga qeveria dhe zonja idiote, duket se perfitoka dhe dicka tjeter BONUS.
I lumte dora atij qe ka bere kete foto me lart ?
He mor Grossruck,paske marre hov te madh,se keshtu e ke dhe emrin (Hovmadhi).
Aman,po çfare shef mor zotni? Kaq keq te kete mbetur plakushi?
Nejse.E verteta eshte se ne atdheun e vet nuk e pjerdh kush,ne Shqiperi e presin me…gjoks hapur!!
Po Prokuroria pse ben sehir ??
Prokuroria te filloj hetimin e kesaj ceshtjes se ndertimit te kuvendit .Te therasi Jozefinen dhe ti keRKoj shpjegime
Le qe ku kemi prokurori ne .Ajo kryeoprokurorja eshte nje femer karagjoze klasi .Ajo s’ka nivel fare
Kryeprokurorja nuk e kupton aspak se si duhet te punoje aq me teper kur ke nje qeveri qe eshte akuzuar nga EU si me e koruptuara e Europes
Prokuroria duhej te ishte shume agresive per keto ceshtje dhe ne ket rast te kerkonte edhe ndihmen e organeve te prokurorise austriake … dhe te vazhdonte hetimin e ketij rasti skandaloz , duke kerkuar te mbildhte dokumenta edhe nga gazeta austriake biles…
E si mund te ndodhi ndryshe me manjaket si Grossruck!Diçitura e fototos te thote hapurazi”Eja te shkojme ne nje vend ku s’ka kamera tv”.Zhozi si e rahur me vaj e me uthull per keto probleme pasi ka pare shume si ky musteqe i buzeqesh e i thote “Me mire me na pa njerzia ,se sa me shkue n’vend tjeter e me na filmue Salia”!
ja paska cu nderemnd plakut per nje blow job!