UPDATE- Edhe pse fushata nuk ka nisur zyrtarisht, Partia Demokratike ka prezantuar kandidatin e saj për Tiranën. Brenda pak ditësh PD organizon disa koncerte e mitingje, dhe pyetja është kushedi sa do organizohen derisa të mbarojë fushata.
Para pak nisjes së mitingut, Berisha ka mbledhur Këshillin Kombëtar për të miratuar emrin e Bashës duke shmangur kryesinë, ashtu siç pritej. Të dielën do miratohen edhe emrat e tjerë.
Edhe pse ka folur me superlativa për Bashën, salla e pallatit të sporteve bërtiste “Berisha, Berisha”.
Slogani i fushatës duket se do jetë i stërpërdoruri “Basha për Tiranën”.
Berisha tha se “Basha është një intelektual i talentuar dhe njeri me kontribut të madh në arritjet e Partisë Demokratike”.
“Ai është biri i këtij kryeqyteti,” shtoi më tej kryetari i PD.
“Basha kur ishte maturant u përball me diktaturën dhe e rrëzoi atë. Basha, ti ke faktuar se shkëlqen në gjithë jetën tënde,” deklaroi Berisha.
“Basha kishte ruajtur në shpirt e zemër dashurinë për vendin kur ishte në shkollë. Basha i shërbeu kombit me dashuri e zjarr aty ku ishte më i lënduar,” vijoi më tej Berisha.
Më pas kryeministri foli për Bashën si njeri që mundësoi hyrjen në NATO e lëvizjen e lirë, luftën ndaj krimit dhe shtimin e sigurisë në vend.
Në prezantimin e tij si kandidat i PD për bashkinë e Tiranës, Lulzim Basha u ka premtuar qytetarëve të pranishëm në pallatin e sportit “Asllan Rusi” se do të sjellë ndryshimin e shumëpritur. Basha u shfaq me familjen e tij. Më poshtë janë premtimet e tij për kryeqytetin.
Premtimet e Bashës për Tiranën:
-Ngritja e një task- force për punësimin e të rinjve
-Financimi i stazhit për ata që mbarojnë universitetin nga Bashkia, 70 për qind e atyre që mbarojnë këtë stazh u ofrohet një vend pune
-Misioni im është hapja e 30 mijë vendeve pune në 3 vitet e ardhshme
-Vendet ku do të hapen këto vende punë janë ngritja e unazës së madhe të Tiranës, hapja e parkingjeve nëntokësore, etj, por jo vetëm në sektorin publik
-Do të nxisim ekonominë duke ndihmuar hapjen e bizneseve të reja dhe zgjerimin e atyre ekzistuese. Tirana është vendi me tarifat më larta të taksave vendore, nuk ka nevojë të jesh ekonomist, mjaft të jesh biznesmen për të kuptuar se me taksa kaq të larta biznesi falimenton
-Unë e shpall Tiranën të hapur për biznes
-Si kryebashkiak i Tiranës deklaroj se do heq disa taksa dhe tarifa vendore dhe do ul 3 deri 5 herë taksat dhe tarifat që mbesin
-Do sjell investime dhe punësim në Tiranë
-Internet falas në shkolla, do zhvillojmë aktivitete kulturore dhe sportive nga bashkia
-Tirana do të jetë e aftë të presë e të mbajë më shumë se 100 mijë studentë, do të ndërtojmë në tri vitet e para një bibliotekë universitare të Tiranës
-Transporti në Tiranë, rrjet nënkalimesh në unazën e madhe, sistem parkingjesh brenda qytetit do të zgjidhim përfundimisht problemin e trafikut, tramvaji cilësor dhe me jo shumë i kushtueshëm
-Raporti me qeverisjen qendrore: Unë do të punoj ngushtë me qeverinë qendrore sa herë që na bashkon interesi më i mirë i Tiranës. Por nuk do nguroj kurrë të përballem me qeverinë qendrore nëse interesi i Tiranës vihet në pikëpyetje
-Bashkia do të ndërtojë parqe të vogla dhe qendra argëtuese
-Angazhohem për ndërtimin e një parku tjetër të madh për Tiranën, etj
-Çdo të premte do të kem orar pritjeje për të gjithë qytetarët për të dëgjuar hallet e tyre
Kemi nevojë për një kryebashkiak që t’i përkushtohet 25 orë në ditë Tiranës
Për Edi Ramën:
“Ai nuk është armiku ynë, edhe ka arritur ndonjë gjë për këtë qytet, por që kur erdhi në krye të PS-së ai ka si qëllim të vetëm luftën politike me kryeministrin Berisha. Ai i është futur një beteje politike për hesap të vet. Dëgjova se tha dje se do kandidonte për herë të katërt për bashkinë se donte të bëhej kryeministër, a është kjo që kërkojnë qytetarët?”
Për marrëdhëniet me qeverisjen qendore:
“Shumë pyesin se cfarë raporti do krijoj unë me qeverisjen qendrore. Kjo është përgjigja: unë do punoj ngushtë me qeverinë qendrore përsa kohë na bashkon interesi për Tiranën. Por nuk do ngurroj kurrë të përballem me qeverisjen qendrore nëse interesi i Tiranës do të vihet në pikëpyetje. Por unë do të punoj me të për këtë qytet”.
Comments are closed.
me thene te drejten nga fundi filluan te bertisnin dhe per Bashen,sa u ngjit ne podium,te gjithe filluan te bertisnin LULJA LULJA !!!HAHAHAHAHAHAHAH
ky vocerrak mendon vertet se mund te fitoje hahahhahahahaha
Sipas opozitës, qeveria po pregatitet të manipulojë listat e zgjedhësve duke regjistruar banorë fiktivë që nuk banojnë në rrethin e Tiranës. Në pallate gjen emra banorësh që nuk i njeh askush. E thënë ndryshe na kryeqyteti e Shqipërisë gjenden banorë virtualë.
Opozita pretendon se kjo metodë shton artificialisht numrin e votuesve dhe ndikon shumë rezultatin e zgjedhjeve.
Kryeministri ka reaguar ndaj këtyre deklaratave duke i quajtur të pabaza pasi mazhoranca nuk ka interes të manipulojë votime të fituara, duke u shprehur se ndihet i kënaqur që më në fund realizoi edhe një tjetër premtim madhor elektoral : Ta bëjmë Tiranën si Fejsbuk.
“Ashtu si në Fejsbuk, që cdo votues dmth përdorues ka me mijëra frendsa ashtu edhe cdo pallat në Tiranë është si një fanpejxh ku mund të rrinë qindra-mijëra fansa blu” u shpreh kryeministri.
“Ta dijë Edvin Rama se unë do ta bëj Shqipërinë vendin e parë tërësisht elektronik, madje edhe pensionet do te merren me ane te Fejsbukut” shtoi Berisha.
Berisha tha se kjo ishte një ëndërr e Lul Bashës që në vitin 1992 dhe ndihet i lumtur që sot në Tiranë njerëzit mund të jetojnë në një komunitet fejsbukjan për të shkuar më pas në atë evropian.
Marre nga:www.keshilliministrave.org
O moderator!
Po te jap nje argument per artikullin e neserm te Mero Bazes
A e pate qe kandidati humbes shqipetaro-hollandezi, Lule Basha,, nuk kishte haruar te merte ne dekor ngjyren portokalii te hollandezeve?
Do prese popullin cdo te premte?!! Ashtu tha edhe Sali Gerdeci per celularin e tij kunder korrupsionit….beri nje verre ne uje!! Genje-genje se dicka do te mbetet!
Si mund te votohet per nje pergjegjes per vrasjet e 21 janarit?
Haram atyre qe do votojne per 50% hollandezin dhe jo per Edi Ramen!
Sala si injorat qe eshte ne fushen e informatikes harron se nga fb mund te votosh sa here te duash mjafton qe te hapesh nje emel i cili jepet free,ne cdo faqe sociale.Por une besoj se dalja ne fushate e Lulit te vocer(jo lulit te MIGJENIT) eshte detyrim i sales per ti thene o dil ne fushate e fito ne te kundert shko vete ne Prekurori.Keshtu qe Luli i vocer zgjedh me te leten fushate dhe humbje te tjerat i rregullon Ai qe i gjen nje vend prap ne ministri.Lum si ne me njerez te tille .E degjut Sarkozine dje kush vret popullin e vet nuk ka me vend te qeverise(thua nuk e di 21 janarin)por gjerat me rradhe.
“Basha kur ishte maturant u përball me diktaturën dhe e rrëzoi atë. Basha, ti ke faktuar se shkëlqen në gjithë jetën tënde,” deklaroi Berisha.
Problemi jot o Sali palla eshte se pari ti se ke njoft Lul Bashen para 90-tes, nuk e dijshe qe ishte çuni zyshes ne tallte pallen gjithe lagjia me te, keshtu qe nuk kishte bythe Luili te rrezonte diktaturen se se linte mami me zbrit ka Medreseja ka qendra.
Se dyti, ti je i koker mashtrusi e i kokerr legeni qe se ke shokun, po gje servila ne hajvona ne Shqiperi qe gjejne kurajon ne brohorasin numrin tend ala, mu po me vje turp qe kam brohorit ne 90 ten.
Kure per ty o Lul karafili, dil e shpjego se si do ti hapesh ato 30 mije vende pune, sa do te jete kostoja e çdo vendi pune te hapur, me çfare fondesh do ti finacosh, se nese ke bo ne plan me i financu si rrugen Durres – Morine qe e filllove pas ber nje studim te pakten mbi koston, do te thote se do vish me vjedh ne arkat e Tirones.
Ps. Nuk jam per Edi Ramen si kryetar Bashkie te Tiranes, se bastradoi dhe e mbushi me beton, po Binomi Berisha komunisti dhe Luli hajduti nuk durohen, kaq palla paskemi qen sa njerezve te tille u jepet mundesia me udheheq i ven si Shqiperia!
krye kafsha demokratike,prezantoi koburen e tij qe me par e perdorte vetem per te vjedhur por se fundi e shkrepi duke bere hatan e vrare kater shqiptare hallexhinje ne mes te Tiranes,,ato koburet e armet qe lufruam pushteusit u cuan ne muze,ku populli i shikonte ne vitrine,,edh kjo kobure nuk do ket fat me te mire,mbas ca vitesh do e shikojme te ballcamosur e do themi,kjo eshte koburja qe Saliu vrau 4 shqiptar ne mes te sheshit..do vije kjo dite!!!!pa tjeter,,,shqiperin se gezoi dot Enver Hoxha qe e ngriti nga themelet,e jo keta kriminele qe po i nxjerrin gurin e fundit te themelit
E kush e kishte menduar qe Enveri do na dilte me positiv se Saliu. Ky eshte kulmi.
Ky eshte vend karagjoz dhe gallate bashke.Cfare nuk ndigjon.Lul basha e do shume Tironen,aq shume e do sa familjen e len me jetu ne Hollande.Apo i veshtiroset Tirana tani qe eshte Edi kryetar?