Gjykata e Krimeve të Rënda ka caktuar masën e “arrestit me burg” për Dhimitraq Harinon, i cili akuzohet për trafikun e 200 kilogramëve kokaine.
Operacioni antidrogë, me autorizimin e Prokurorisë së Përgjithshme u krye tre ditë më parë dhe sipas saj, itinerari që ka ndjekur kjo dërgesë ka qenë Kolumbi- Spanjë- Belgjikë- Austri- Slloveni- Kroaci- Serbi- Maqedoni- Shqipëri.
Dyshohet që droga ka qenë e tretur në vaj palme, megjithatë, ende nuk ka dalë një version zyrtar për këtë gjë.