Botuesi i gazetës Panorama kërkon të blejë News 24

26 Mars 2011, 20:17Politika TEMA

Botuesi i gazetës Panorama në Tiranë ka nisur përpjekjet të zgjerojë biznesin e vet në media duke tentuar të blejë televizionin News 24. Burime nga gazeta Panorama bëjnë të ditur se Hysenbelliu ka ngrirë një shumë të madhe paresh në BIS Banca në Tiranë, në përpjekje për të bindur pronarët e Tv News 24 të shesin televizionin. Ende nuk ka konfirmime zyrtare për aprovimin e kësaj marrëveshje. News 24 është një nga TV më të shikuar të formatit të lajmeve në vend.  Panorama po ashtu është një nga gazetat e lexuara në vend, e afërt me qeverinë, sidomos pas koalicionit të PD me Lëvizjen Socialiste për Integrim. Nëse marrëveshja arrihet para zgjedhjeve, kjo do të shihet si një hap përpara i qeverisë dhe koalicionit në pushtet mbi kontrollin e medies në vend.

7 komente në “Botuesi i gazetës Panorama kërkon të blejë News 24”

  1. zjarri says:

    Ilir Meta dhe Hysenballiu, jane te ngjitur si Mars 15, 2011 Sala,Meta, dhe i quajtur Botuesi gazeta Panorama (Hysenbelliu) dorke ne Restoranten llukesoze (malin e dajtit)…Kurse zagari i Sales Flamur-injorante, Mars 18, 2011 takim me Hysenbelliu e doroviti me nje shume “miljon euro”..

  2. ben says:

    Mori fund ky muhabet.Pd+Lsi kane jashtezakonisht shume pare.Ato do blejne jo vetem news 24,por shume shpejt edhe top channel me te tjere.Kot lodhemi ne,do jemi i vendi i vetem ne bote demokrato-komunist.Te fundit kemi qene,te fundit jemi,te mbarum do te jemi.

  3. Elza says:

    Shpresojme qe pronari NEWS 24 ” te mos joshet nga shuma e parave qe u afrohen , nga botuesi i gazetes Panorama , qe me siguri do kete investu edhe Berisha per kete blerje.
    Televizioni NEWS 24 eshte nje nga televizionet me te shikuara per informacionin e sakte qe percjell ne kohe reale.
    Do te na vije shume keq neqoftese ky televizion do te shitet e do te perfundoje si TVSH qe nuk e sheh njeri.

  4. dymi says:

    Kapteri Hysenbelliu eshte kapter i Ilirit, tani i vene ne dispozicion te kapos me qellim qe duke fituar zgjedhjet te ndihmoje pastaj qe ti hiqen akuzat Metes. Mafia nuk ndalet para asgjeje, por nuk do te arijne kete here t’i hedhin hi syve popullit.

  5. fule says:

    Ku pyet populli opozitar (sot shumice derrmuese) per keto levizje. Po do i shkulim dhembe e dhemballe, ketyre pseudo-biznesmenve me hir apo pahir. Koha po afron. Nuk do e mbrojne dot veten as me xhandare

  6. rrok bubullima says:

    Leni rhat Irfonin se osht burr i nershem me shum halle se spagun dot as borderot. Po tmos ish i nershem sdo kishte miliona euro borxhe. Pse kaq budalla jane ato te bankes me i dhan pare Irfonit kur ash deri ngryk me bankat greke?. Ni dhant Meta e Basha po. Se miku per mikun ther birin. Irfoni birin se ther por pastron paret. Meta e Basha nxjerrin ligjin qe Irfoni te jet nrregull. Basha bohet kryetar de jure por de fakto osht Irfoni. Irfoni shplan borxhet. Pranej leni rhat Irfonin. Pershehs me qumesh po han.

  7. beso says:

    Panorama nuk eshte gazete e keqe;News24 eshte i mire;sekush do te forcoje pozitat.Eshte fatkeqesi qe ne vend qe massmedia te mbaje ne trysni politiken,eshte kjo e dyta qe terheq per litari te paren.

Comments are closed.

Lini një Përgjigje