Itali, ekzekutohet emigranti shqiptar

26 Mars 2011, 12:06Politika TEMA

Një emigrant shqiptar, identiteti i të cilit nuk dihet, është ekzekutuar me plumb në kokë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së premtes në kryeqytetin italian, Romë.

Viktima ishte dërguar menjëherë në spitalin Santa Maria Goreti, por nuk ka mundur dot që të mbijetojë, për shkak të plagëve të marrë.

Lajmi është bërë i ditur nga ana e agjencisë së lajmeve italiane, ANSA, e cila ka bërë të ditur se viktima është rreth moshës 32-vjeçare.

Policia italiane tashmë ka nisur hetimet, për të identifikuar autorët e krimit të kryer dhe motivet që çuan në vrasjen e emigrantit shqiptar, i cili nuk është identifikuar ende.

Lini një Përgjigje