Një grua libiane e tronditur ka hyrë në një hotel në Tripoli ku janë të vendosur gazetarët e huaj. Dukshëm me shenja dhune, ajo u ka treguar gazetarëve se e kanë përdhunuar trupat e Gadafit në një pikë kontrolli, vetëm për shkak se ishte nga Bengazi. “Më lidhën e madje bënë urinën mbi trupin tim,” tha ajo. Por sapo ka nisur të tregojë historinë, ajo është sulmuar nga një zyrtar i Ministrisë së Informacionit në Libi. Më pas e kanë sulmuar dhe kamarierët dhe të tjerë civilë. Gazetarët janë munduar ta mbrojnë, por janë sulmuar dhe ata. Një gazetar britanik u godit me grushta, një kamera e CNN u thye. Më pas gruaja u arrestua dhe e larguan nga hoteli.
Comments are closed.
Ore po ky Geddafi e ka gjë Saliun? Po ngjasin shumë or burrë i dheut, sikur i ka pjellë një nënë. E po nëmos e pastë vëlla, kushëri do ta ketë pasi të dy kanë gjak sërbi.
Me siguri, fundin të dy do ta kenë njëlloj.
Ne lufte,raprezaljet,perdhunimet dhe ne pergjithesi tejkalimet e çdo mase jane ne rend te dites.
Por sa gra perdhunohen perdite?
Keta “zoterinjte rebele” anti-Gadaf nuk perdhunojne e vrasin kundershtaret?
Po Amerika a thua e ka per here te pare te prodhoje ngapak “show” dhe organizoje nje skene te tille qofte dhe reale me nja dy-tre bashibozuke te saj te veshur alla-Gadafçe?
Edhe te jete e vertete kjo skene qe pame,nuk do te thote asgje dhe nuk çon aspak kandar ne vleresimin e ngjarjeve.
Qe te jesh i paanshem duhet te japesh dhe skenat e fundit te bera publike te vrasjes se atyre afganeve te gjore nga sadistet amerikane te veshur me uniformen e ushtrise amerikane qe nuk u kenaqen me vrasjet makaber,por u prene gjymtyre trupi viktimave dhe i moren si relike,i perçudnuan kufomat duke bere dhe fotografi me to ne pozicione poshteruese dhe normalisht te paimagjinueshme per çdo qenie njerezore.
Nuk hahet çdo gje qe fluturon zoterinj.
Mos e degradoni gazeten ne zedhenese te Amerikes,te Amerikes se Arvizuve qe kur ju preken interesat,te hane me gjithe lecka!!!!
sa qarte qe flet, me pelqen se si mender jau u fut ketyre me komentet e tua te sakta.
pershnetje :))
Skishte gazetare amerikan sa per dijeni ishte gazetare e SkyNews UK,, ajo video skishte nevoje per konspiraci.
Kishte kjo video nevoje per nje koment te tille? Ake ndenja njerezore more zotni kushdo qofsh? Perse hidhesh dege me dege e nuk flet per kete ngjarje kaq tronditese? Apo ty s’te ben asnje pershtypje se ajo grua jo vetem u keqtrajtua nga ushtaret por edhe sulmohet nga bashkatdhetaret dhe arrestohet siku ajo eshte kriminelja? Ishte ne ate vidjo ndonje gje e orkestruar more zotni? Qofsh ti qe je! Por, Ji me i ndjeshem ndaj ketyre ngjarjeve zotni, dhe beji komentet e tjera kur te gjesh nje artikull qe eshte i lidhur me to.