Edi Rama në fushatën e vitit 2000
Tre humbjet e PD-së, si u zgjodhën kandidatët për të mundur Ramën dhe detaje të fushatës elektorale të vitit 2000, 2003, 2007
Nga Luljeta Progni
Për të katërtën herë Berisha përballet me Ramën në garën për bashkinë e Tiranës. Lulëzim Basha është kandidatura e radhës e zgjedhur prej kryeministrit Berisha për tu përballur me kryetarin e PS-ë, Edi Rama. Kësaj here Rama do të garojë me një prej figurave më të mbështetura nga Berisha në PD e qeveri, i zgjedhur nga vetë Berisha, pa marrë miratimin e asnjë forumi drejtues të PD-së. Siç ka ndodhur në tre garat pararendëse, edhe kësaj radhe, beteja për bashkinë e kryeqytetit është tërësisht politike dhe jo administrative.
Në zgjedhjet e vitit 2000, Edi Rama fitoi përballë Besnik Mustafajt, kandidaturë e përzgjedhur nga forumet drejtuese të PD-së. Rama vinte në këtë garë, nga posti i Ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, një prej figurave politike më radikalë në qëndrime kundër Berishës. Rama zhvilloi një fushatë elektorale moderne, praktikë e panjohur më parë në Shqipëri. Shumë shpejt Rama ndryshoi fytyrën e Tiranës duke nisur me prishjen e kioskave që kishin uzurpuar të gjithë hapësirën e kryeqytetit. Në zgjedhjet e vitit 2003, përballë Ramës në garën për postin e kryetarit të bashkisë u zgjodh nga Berisha, Spartak Ngjela, i cili sot gjendet në krah të Ramës, në koalicionin opozitar. Edhe pse njihej si një politikan i paqëndrueshëm, pasi kishte ndryshuar më shumë se dy parti deri atëherë, Ngjela ishte një prej figurave të rëndësishme në PD-në e vitit 2003. Ai hyri në garë me Ramën duke zhvilluar një fushatë civile, e cila u vlerësua si e tillë në analizat e kohës. Rama e fitoi këtë garë me mundim, pasi gara zhvillohej në një situatë specifike në PS. Rama ishte pozicionuar kundër kryetarit të PS Fatos Nano, i cili ishte në garë për të rifituar postin e kryetarit të partisë, por në këtë garë kishte hyrë edhe ish-presidenti Meidani dhe vetë Edi Rama. Meidani e Rama kishin shpallur kandidaturën për kreun e PS, dhe për koincidencë, gjykata pranoi kërkesën e opozitës për të përsëritur votimet në një pjesë të konsiderueshme të njësive bashkiake në Tiarnë. Shpallja e fituesit të postit të kryetarit të bashkisë në vitin 2003, u mbajt peng deri sa në PS u sqarua situata konfliktuale, sa u miratua në parlament qeveria, që do të thoshte se nuk kishte më mundësi që Rama të jepte ndikimin e tij në votat e deputetëve në parlament për rrëzuar apo mbështetur ministrat e qeverisë “Nano”. Vetëm në fillim të janarit 2004 Rama u shpall fitues i postit të kryetarit të bashkisë së Tiranës.
Në zgjedhjet e 18 shkurtit të vitit 2007, përballë Edi Ramës në garën për postin e kryetarit të bashkisë së kryeqytetit u vendos Sokol Olldashi, njëri prej figurave politike më të suksesshme në PD, pasi kishte fituar garën e vështirë për mandatin e deputetit në Shijak, ishte emëruar ministër i Brendshëm dhe përgjatë dy viteve të qeverisë, 2005-2007 kishte spikatur me rezultate të rëndësishme në luftën kundër krimit. Konsiderohej një prej figurave më të suksesshme në qeverinë Berisha si dhe në kupolën e PD. Ndërsa vetë Rama kishte vendosur të rikandidonte për postin e kryebashkiakut, ndërkohë që kishte dy vite që kishte fituar postin e kryetarit të PS, por në të vërtetë i duhej edhe pak kohë për të fituar të gjithë Partinë Socialiste. Pozitat e tij në krye të PS ishin ende të pakonsoliduara. U zhvillua një garë mjaft e fortë, një fushatë e egër, kryesisht midis Ramës e Berishës, që u finalizua me fitoren e Edi Ramës. Kjo fitore ia forcoi pozitat edhe në parti.
Ndërsa në zgjedhjet e ardhshme të 8 majit, Edi Rama përballet me Lulëzim Bashën një prej figurave më të rëndësishme në PD aktuale. Rama sërish vendosi të rikandidojë duke i konsideruar zgjedhjet si një sfidë politike dhe jo si zgjedhje administrative. Rama ka synimin tek zgjedhjet e parakohshme politike pas 8 majit, ndërsa Basha pretendon se me votat e LSI-së që për herë të parë është në aleancë me PD-në dhe jo me PS, do t’i afrohet shumë shifrave të Ramës, i cili vetëm zgjedhjet e fundit në Tiranë ishte 20 mijë vota para kandidatit demokrat. Pritet një garë e fortë, pasi Basha duket se ka lënë postin e ministrit të brendshëm dhe mandatin e deputetit, duke tentuar të ritkthejë demokratët në qeverisjen e Tiranës pas 10 vitesh.
1 tetor 2000- Edi Rama përballë Besnik Mustafajt
Kishte filluar viti elektoral. Në tetor të vitit 2000 ishin përcaktuar për t’u zhvilluar zgjedhjet lokale. Më 30 qershor 2000 u mblodh kongresi i PS-së për platformën elektorale të zgjedhjeve vendore të tetorit. Pas një beteje të ashpër në deklarata publike kundër njëri-tjetrit, Nano e Meta u shfaqën para publikut të bashkuar për të fituar zgjedhjet lokale. Edi Rama u zgjodh kandidat i PS-së për kryetar bashkie në Tiranë. Përballë tij kandidoi Besnik Mustafaj, një ndër figurat kryesore politike të PD-së. Në fillim të gushtit nisi fushata elektorale dhe Nano me Kryeministrin Meta dolën së bashkë në tur elektoral. Më 1 tetor u zhvilluan zgjedhjet lokale, në të cilat PS doli fituese që në raundin e parë, duke përfshirë edhe Bashkinë e Tiranës, kryetari i ri i Tiranës u zgjodh Edi Rama. Opozita kontestoi procesin zgjedhor si të papranueshëm dhe të manipuluar, duke pretenduar për probleme me listat e zgjedhësve. Ndërsa ndërkombëtarët kishin pothuajse të gjithë qëndrim të njëjtë ndaj procesit, duke e cilësuar si të rregullt: “edhe pse kishte disa parregullsi, por që nuk ndikuan në rezultat”. Edi Rama zhvilloi një fushatë model, përvojë e panjohur më parë në Shqipëri. Ai përdori fort imazhin e tij në fushatën elektorale. Ndërsa Mustafaj u përpoq të bëjë një fushatë të qetë, në takime të drejtpërdrejta me publikun.
Ne zgjedhjet lokale të vitit 2000 Partia Demokratike zhvilloi një fushatë shumë të ashpër politike. Motoja e fushatës se Berishës ishte ‘ruspa dhe tritol për pronat e krimit’. Në Tiranë kandidatura u përcaktua nga aktivi i Partisë Demokratike. Anëtarët e PD votuan në një mbledhje të gjatë në Pallatin e Sportit për kandidatin. Seksionet kishin propozuar pesë emra: Emin Riza, Besnik Konçi, Bamir Topi, Buron Kaceli dhe Besnik Mustafaj. Në votimin e parë dolën të parat kandidaturat e Besnik Mustafajt dhe Bamir Topit, por askush nuk mori më shumë se gjysmën dhe kështu që u zhvillua një balotazh mes tyre disa ditë më vonë. Në raundin e dytë fitoi Besnik Mustafaj. Fushata e Besnik Mustafajt nuk ishte radikale si ajo e kryetarit Berisha, por gjithsesi pati ngjyra të tilla. Përgjithësisht Mustafaj zhvilloi një fushate të qetë, me takime të përditshme me votuesit. Motoja e tij e fushatës ishte: “unë jam një njeri normal”, duke dashur te bënte diferencën me kandidatin kundërshtar. Z Mustafaj ftonte t’i takonte të gjithë mbështetësit e tij çdo mëngjes tek një lokal në Tiranë në zonën e bllokut ku kafeja ofrohej falas. Z. Mustafaj zhvilloi një debat televiziv me Z. Rama, debat që u transmetua në TV Klan dhe që u zhvillua ne ambientet e Teatrit Kombëtar. Z. Mustafaj humbi thellë, megjithatë natën kur po dilnin rezultatet para selisë së Partisë Demokratike për orë të tëra u zhvillua një tubim festiv për gjoja fitoren që po korrte Besnik Mustafaj. Askush nga PD për tre dite rresht nuk doli në publik ose komunikime publike për tu shprehur për zgjedhjet deri sa ditën e tretë Berisha shpalli se zgjedhjet ishin manipuluar dhe se në dhjetëra bashki e komuna ku kishte balotazh PD do të bojkotonte. Në këtë mënyrë, Berisha pësoi humbjen e parë kundër Edi Ramës në Tiranë.
Zgjedhje lokale- 12 tetor 2003
Në PS zhvillohej luftë politike brenda grupeve të kësaj partie, kjo ndikoi edhe te kandidimi i Ramës. Ish-presidenti socialist Rexhep Meidani dhe kryetari socialist i Bashkisë së Tiranës, Edi Rama, shpallën kandidimin për postin e kryetarit të PS-së, përballë kandidaturës së Nanos. Ndërkohë PD zgjedh një nga njerëzit më të fortë të saj në garë, Spartak Ngjelën. U lakuan si kandidatë shumë emra jashtë PD si Mentor Petrela, Halim Kosova, Hysen Heta, Edmond Leka, etj. Në fund u zgjodh Ngjela, ku vendimmarrja formale u bë nga kryesia. Fushata u zhvillua thellësisht politike. Në këtë fushate PD pati si slogan “Eja me ne”. Ngjela e fokusoi fushatën tek punët e qytetit, ndotja atmosferike, urbanistika etj. Fushata e Ngjelës ishte më e gjallë se sa ajo e 3 viteve më parë. Ai shoqërohej gjithmonë nga Preç Zogaj dhe nga një grup të rinj të veshur me uniforma të bardha dhe blu dhe që mbanin flamuj të PD-së në duar. Ngjela i kushtoi një rëndësi jo të vogël edhe mekanizmave të tregut. Spartak Ngjela humbi po ashtu me rezultat të ndjeshëm ndonëse zgjedhjet patën problem dhe gjykata vendosi të votohej në mbi 100 qendra votimi sërish d.m.th të përsëritej votimi. Kjo ishte humbja e dytë e Berishës përballë Ramës.
Zgjedhje lokale- 18 shkurt 2007
Kandidimi i tretë i Ramës për bashkinë e Tiranës. Tani në kushte të reja, Rama prej dy vitesh drejtonte PS-në pas largimit të Nanos me dorëheqje si pasojë e humbjes së zgjedhjeve në vitin 2005. Pas negociatash të gjata midis PS dhe LSI u vendos që opozita të shkojë e bashkuar në zgjedhjet vendore të vitit 2007. LSI mori si zona të lira shumë komuna e bashki. Rama pranoi kushtet e Metës. Në fund të vitit 2006, Edi Rama nisi një betejë për bllokimin e zgjedhjeve, të parashikuara për t’u zhvilluar në 20 dhjetor. U krijua një krizë institucionale. Tërë konturet e një partie të re të reformuar dhe me qasje plotësisht demokratike, që kërkon të çojë para vendin u rrëzuan. Presidenti duhet të dekretonte datën e zgjedhjeve dhe Rama duhet të hapte rrugë. Fatos Nano mbërriti në një takim me Berishën, nga ku u bëri thirrje socialistëve të zhbllokojnë situatën. Edi Rama pas pak javësh, pranoi të hyjë në zgjedhje. Zgjedhjet u shtynë sipas kërkesës së Ramës, për t’u zhvilluar më 18 shkurt 2007. Përballë Ramës, në Tiranë, kandidoi Sokol Olldashi i PD-së, i cili pozicionohej si një prej figurave më të forta të kësaj partie. Ai i kishte fituar të gjitha betejat elektorale, madje në terrenet më të vështira për PD-në. Kryeministri Sali Berisha shprehu mbështetjen e tij për Sokol Olldashin duke e cilësuar atë një prej politikaneve me te shkëlqyer ne radhët e PD-se. Ai e vlerësoi Ministrin e Brendshëm si të suksesshëm në punën e tij, falë së cilës ai ka bere te mundur çlirimin e vendit nga bandat kriminale. Fillimisht për garën e vitit 2007 u përfol si kandidat i mundshëm Lulzim Basha duke qene se ai ishte ministër i Transporteve ishte angazhuar ne një betejë me z. Rama për nënkalimin e Zogut te Zi qe u prish nga qeveria. Muajin e fundit kandidat u caktua z. Olldashi për shkak të imazhit të mirë të tij si ministër i Brendshëm. Votimi ‘një anëtar- një votë’ ishte harruar, por edhe kryesia nuk kishte nevojë të miratonte kandidaturën e tij. Olldashi zhvilloi një betejë të fortë të bazuar kryesisht mbi akuzat mbi Ramën për mosarritje, për shkatërrim të urbanistikës dhe hapësirave publike te qytetit. Z.Rama ç’do denoncimi të Olldashit i përgjigjej me përgënjeshtrime që i bënte Eduart Shalsi. Gjithashtu gjatë fushatës u publikuan disa foto nudo të Ramës, dhe PD pretendoi se kjo do të shkatërronte imazhin e tij, por në të vërtetë rezultoi pa efekt. Humbja ishte e thellë me afro 20 mijë vota. Olldashi pranoi humbjen publikisht. Ne strukturat e PD u ndje një çarje e fortë mes mbështetësve të Lulzim Bashës ose ndryshe KOP dhe PD tradicionale. Shihej qartë që Basha kishte punuar kundër Olldashit. Në zonën e tij në minibashkinë nr.10, fitoi PD dhe humbi Olldashi. Në rang kombëtar socialistët fituan në shumicën e bashkive kryesore, ndërsa në shkallë vendi fitoi PD. Gjithsesi kjo u konsiderua fitore për Edi Ramën, i cili forcoi pozitat e tij në krye të partisë. Kundërshtarët e tij në PS ishin duke pritur pikërisht humbjen e tij në këto zgjedhje.
Comments are closed.
Zgjedhje lokale- 8 maj 2011
Fiton perseri EDI RAMA……
TIRANA ESHTE VENDI I NJERZVE TE KULTURUAR TIRANA NUK ESHTE DIBRA APO TROPOJA EDI RAMA ESHTE KANDIDAT I PERSHTATSHEM NE RASTE SE PD LARGON KOMUNISTIN BERRISHA DHE NE VEND TE TIJE SHKON BAMIT TOPI SI DHE NJE PASTRIM I PLOTE I PARTISE KOMU-DEMOCRATIKE MUNDET QE NJE KANDIDAT I PD MUND TE FITOJE PO ME BERRISHE KUALICIONI ME HAJDUTIN META LIDHJA DHE HAJDUTIN NANO VRASJA E BEMOSTRUSVE GERDECI DHE KORUPSIONI PD NUK KA AS NJE SHANCE PER TE FITUAR
Ne vitin 2000 , PS-ja ishte nje Parti e korruptuar qe vidhte votat-.Nuk e di ne Tirane , por ne Vlore PS-ja beri vjedhje votash skandaloze
duke ju bere presion njerezve te PD-se ,me para dhe me perdorim dhune
Ndersa tani eshte PD qe ben te njejten gje
PS-ja duhet te largohet nga ajo trashegimi e PS-se se viteve 2000 ,sepse eshte nje trashegimi Kriminale qe drejtohej nga Nano dhe klani tij kriminal
——–Shyqyr zotit Nano nuk eshte me ne PS , por jane disa nga njerezit e tij ,
te cilet duhen hequr fare nga PS-ja ,
sepse jane nje turp ne cdo aspekt sic jane Blushi, Majko Islami , Malaj
Perderisa ne krye te PD eshte nje psikopat si Berisha dhe nje qeveri me disa ministra hajduta qe vjedhin ne mes te dites edhe para kamerave televizive,duhet ta harrojne Tiranen por edhe gjith Shiperine .
Jo 3 here HUMBJE, po 300 here po te behen zgjedhje LOKALE e PARLAMENTARE, me ne kyte jete sekretari me banden e tije nuke FITON.Te gjitha poshtersite qe ka perdore e vazhdon te perdore perseri do te jene humbes.U jane ngushtuar te gjitha mundesite,perfundimishte kane dalur bllofe para shqiptarve mashtrues,hajdut e vrases,sekretari me kta bllokeqene urrehen nga shqiptaret si profesori i tije dulla me bllokemente e kohes zese te tije.
ti nga vlora e un nga kali ne vlor nuk ka fituar kur PD dhe ska per te fituar kur ne qofte se nuk ve njerez te pa perlyer dhe nuk jam me ate qe thuni ju qe ps ka paguar