UPDATE- Kryeministri Sali Berisha ka ndarë me deputetët e tij shqetësimin e tij në lidhje me detajet e fushatës elektorale që sa ka nisur, siç janë slogani elektoral, kënga që do të zgjidhet si himn apo kënga që do të kompozohet posaçërisht për këtë fushatë. Gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të PD-së Berisha ka paraqitur dje sloganin që do të ketë kjo parti për zgjedhjet vendore. “Ju jeni të parët” është slogani që PD ka vendosur që të përdorë mazhoranca në këto zgjedhje. Berisha ka thënë se ky slogan i përshtatet më së miri strategjisë së mazhorancës, e cila në qendër të vet do të ketë qytetarët. Ndërkohë, ai ka thënë se PD është duke menduar edhe për zgjedhjen e himnit të fushatës. Berisha tha se në fushatë, PD do përdorë dy himne, një prej të cilëve do të jetë ai kombëtar. “Për sa i përket himnit diskutimet vazhdojnë. Himni ndërkombëtar, këtu diferencat janë reale dhe unë ju garantoj se nuk do ta vendos unë, do të përpiqem të dëgjoj sa më shumë dhe të fitojë ai që është më i kuotuari, sepse po të ishte për mua “Eye of the tiger” për të mos thënë dhe “Barracuda”, ato janë këngët e adrenalinës sime, por nuk do të jenë, sepse dikush po më thoshte, po e vumë këngën “Eye of the tiger”, iku nga frika kandidati kundërshtar. Ajo fjalët i ka të bukura por prapë nuk mund ta kemi, “Thunder Strike” është një tjetër këngë, jashtëzakonisht frymëzuese, ndezëse, prapë nuk mund të them se do të jenë etalon”, tha kryeministri para deputetëve duke rreshtuar titujt e këngëve të tij të preferuara. Po duket se “Victory” e Michael Flatley ka vjedhur zemrën e kryeministrit 60 vjeçar.
Comments are closed.
Tema. Ju lutem eliminojine ne maksimum fotografi te panevojshme ne artikujt tuaj. Na irritojne dhe nuk i sherbejne leximit normal te permbajtes se shkrimeve.
Me pelqen shume sllogani i gjtur nga sllogani Berisha!”Ju jeni te paret” eshte nje sllogan qe eshte i huazuar nga miqt e tij,e qe ne vetvehte shpreh ,se pas atyre kater te ndjereve qe u vrane ,Ju (e pra Ne) jeni te paret qe e keni radhen.Sa per himnin perdor ate te “LadyGaga”se vetem ky te shkon ose n.q.se do himne shqipetar perdor ate kengen permetare “Do mar çiftene e do dal per gjah”.Mos haro te pyesesh mikun se i mbetet qejfi.
sigurisht i pari do jete populli qe do vidhet,vritet,mashtohet,perbuzet,varferohet…. ne cdo fjale qe flet ky karagjoz, behet akoma me qesharak..Frika e ka bere “ngujohe”t si ne shtepine etij dhe ne makinen e tij .tank….ky felliqsire duhet te ishte mbrapa hekurave qe ne 1997 kur u fut ne ambasade serbe nga frika.. dhe e gjeten me pantallonat mbushur plot..ky eshte “trimi” i Vucidolit
Solgani qe i thote Sala [popullit ne fakt eshte:
“…rrofsh o popull e na lenc prapa…”
Slogan teper i goditur edhe mua me pelqen, kete here Berisha i ka rene pikes. Ketij slogani kane harruar ti vendosin nje datej te vogel:
“Ju jeni te paret per te vjedhur”
“Ju jeni te paret per te gllaberuar”
“Ju jeni te paret per te palckitur”
“Ju jeni te paret per te vrare”
dhe ne fund
“Ju jeni te paret per tu hedhur ne kosh”
—e ka goditur mir se i shkon dhe sales———
AI ESHT I PARI per nga tradhetaret—–
“Ju jeni te paret – por nuk ju pyet njeri”…
“Ju jeni te paret…per te vuajtur”…
Sa argetuese eshte te shikosh te gjithe kokrrat e komunistave te irritohen. Do i humbni dhe keto zgjedhje keshtu qe kujdes me zemren se mos ju bjeri ndonje infarkt. Keshtu funksionon pluralizmi dhe zgjedhjet. Partia qe ka me shume vota qeveris apo jo. Shpesh degjoj qe thoni PD ka 20 vjet ne pushtet. I keni bere llogaritjet gabim. 92-97 PD, 97-05 PS, 05-13 PD. Si rrotacion me duket mua se di pse na e krahasoni jo me Ben Alin jo me leshin. Zgjedhje te parakohshme nuk ka sepse mazhoranca i ka votat e mjaftueshme keshtu qe kthehuni punes e lereni demonstratat popull kot.
Si nuk dhe kurre nje argument ne bisede o Robert Camcakezi…
O Beqir Bulldum Balluku, po ku e di ti kujt i thon argument per zotin.
robert ti qe shikon komunista kudo ketu harron qe ai ne foton me larte eshte komunisti numer 1 ..
Ky Robert Camcakezua duket se ka mbaruar shkollen e larte per jurist ne Plepa Durres.
Rrapi jam dakort me ty por le te themi qe ai eshte e keqja me e vogel.
Po natyrisht qe ato jane te paret e ti mbtapa duke ja fut. Mortje o mortje.
Mos ki merak se as infarkt nuk na bie dhe as nuk irritohemi nga slogani “Ju jeni te paret…” Ju a thashe edhe njehere se ku jeni te paret nuk dua ta perseris.
Do te kete si puna e disave qe ndryshojne raportet e komenteve diku me 1:10 ose 2:10 dhe per kete i falenderoj se fundja, fundit ky eshte pluralizmi. Sa per komunizmen nuk me lidh gje as ne teori dhe as ne praktike se lekun e fitoj ne baze te teorise se tregut te lire dhe mallin ose sherbimin publik e shes ne baze te vleres dhe taksat i paguaj sipas ligjeve ne fuqi, po ashtu edhe siguracionet. Komunizmin ti parashkrues nuk e njeh se po ta njihje do te gjesh fare mire tek komunisti lindur me 15 tetor 1944 ( e vuri vete nje dite perpara datelindjes se Atij) i cili udhetonte me varke me familjaret e kryekomunistit Hoxha, nese deshiron mund te te jap edhe numrin e tij te tesres se PPSh. Vetem nje keshille ju jap, zgjohuni dhe hapni syte o njerez dhe mos shkoni pas tij. A nuk e shikoni se si demenza ka perparuar aq shume sa as veten nuk e kontrollon dot?
Slogani qe ka ,,Gjetur,,z.Berisha eshte Origjinal.Po z.Berisha Ju jeni te paret ne manipulimin e Votave te shqiptareve.Ju jeni te paret ne shkaterrimin e Demokracise.Ju jeni te paret ne shkeljen e Kushtetutes se Republikes se Shqiperise.Ju jeni te paret ne mos njohjen e Institucioneve kushtetuese kur ato nuk veprojne sipas ,,sinjaleve,, qe jepni ju.Ju jeni te paret ne shkaterrimin e Bilancit ekonomik te Shtetit me shpenzime Kolosale sipas ,,enderrave tuaja elektorale,,e jo sipas Logjikes ekonomike.Ju jeni te paret ne intriga dhe mashtrime.Ju jeni te paret ne korrupsion duke konkuruar edhe Armik-mikun tuaj z.Nano.Ju jeni te paret ne ,,operacionet e shpetimit,,te miqeve tuaj nga ,,thonjt e Drejtesise.Ju jeni te paret ne shum gjera por le te shpresojme qe te jeni i fundit Kryeqeveritare me nje ,,Diplome,, me standarte te kohes se Pashallareve.
“…Hymni nderkombetar,…sepse po te ishte per mua “Eye of the tiger”…” ?
Ha- ha – ha … “kenget e adrenalines sime” ?
Shpellari parapelqen “Syrin e tigrit”… ?
Sale, ke harru me von dhe “Enver Hoxha tungjatjeta” se ta ka pas bo mishin kokerr, thuje me mir vet mos na bo me hap arshivat e me ta gje vidjon…tregohu burre, vetem i here, po e bone e ke hallal, do votoj per Lulin masnej.
UNË QËNKAM I PARI… PO FASLIÇI?
Medemek ky Saliu kërkon të më mbushë mendjen e të më gënjejë edhe mua devolliun se “do të më ketë të parin”.
Po unë nuk e ha atë kokër ulliri, edhe sikur të ishte nga ato 20 milion rënjët e ullinjve që “ka mbjellë” Saliu. Nuk do të kafshoja asnjë kokër shegë e nuk do të thyeja asnjë kokër lajthie nga ato plantacionet që janë në mendjen e sëmurë të Saliut. Thjesht, nuk do t’ua hidhja sytë kurrë atyre fiqve mufka që dalin përditë nga goja e shprishur dhe e pistë e këtij demagogu sharlatan të pacipë.
S’ka si të më ketë të parin mua, e të tjerët si unë, ky Saliu. Të parë ai ka argitat, xenërat, farinjtë, fevzinjtë, fasliçët, taçët, çuprat, çilërat, selmanllarët, lulët, rulët, medinjtë, ilirflorinjtë, ponet, ristanët, vokshët e të tjerë kodra mbasbregut, me të cilët ndan pasurinë, bën krime e po e shet Shqipërinë.
Kush të dojë le t’i besojë këtij dylberi që kërkon të kapërcejë ylberin, që na thotë se do na bëjë superfuqi bërthamore, se jemi të parët e Planetit, se kemi çdukur varfërinë e kemi ndërtuar “demokracinë”.
Kush të dojë le të fluturojë… me preshtë e Saliut por unë devolliu do të qëndroj në tokë, do të votoj e do përpiqem me të gjitha mundësitë, që Shqipërinë ta shpëtojme nga klika mafioze, kriminale, vrasëse, e Sali Geddaf Gërdec Gërdallës.