Aldo Bare dënohet me burgim të përjetshëm

28 Mars 2011, 08:56Politika TEMA

Gjykata e Krimeve të Rënda i ka dhënë fund gjykimit të një prej proceseve më të gjata dhe më të rëndësishme në vend. Bëhet fjalë për procesin e gjykimit të Alfred Shkurtit, i njohur ndryshe me emrin Aldo Bare, i cili ka qenë kreu i të ashtuquajturës “Banda e Lushnjës”.

Gjykata e Krimeve të Rënda ka vendosur që ta dënojë Baren me burgim të përjetshëm. Ky i fundit akuzohej për një sërë krimesh barbare, të cilat fillesën e kanë me vrasjen dhe prerjen e kokës së Artur Dajës në Lushnjë, e cila më pas u shëtit në gjithë qytetin.

Ndërkohë, një pjesë e mirë e kësaj bande janë gjykuar dhe dënuar, ndërsa aktualisht është duke u zhvilluar një proces për pjesën tjetër të bandës. Procesi është duke u zvarritur prej vitesh, ashtu siç po ndodh me të akuzuarit e një prej bandave të tjera të frikshme në vend, asaj të Durrësit.

Lini një Përgjigje