Zgjedhjet, ambasadori i BE-së takon Ramën

28 Mars 2011, 10:20Politika TEMA

Ambasadori i BE-së në Tiranë, Etore Sekui, është takuar në selinë e Partisë Socialiste me kryetarin e kësaj partie, Edi Rama. Mësohet se temë kryesore e këtij takimi kanë qenë zgjedhjet e 8 majit.

PS ka shprehur dyshime të forta për rregullsinë e këtyre zgjedhjeve, duke akuzuar mazhorancën se po përpiqet që t’i manipulojë ato dhe për këtë arsye kërkojnë siguri dhe monitorim të fortë nga ana e ndërkombëtarëve.

Ndërkohë, Partia Socialiste pritet që gjatë ditës së sotme të zyrtarizojë edhe kandidatët për të gjitha bashkitë dhe komunat e vendit për zgjedhjet e 8 majit.

2 komente në “Zgjedhjet, ambasadori i BE-së takon Ramën”

  1. dorand says:

    po ja shkulin prape veshet edit me duket

    1. dymi says:

      I shkreti ti dorand !

Comments are closed.

Lini një Përgjigje