Kandidimi për zgjedhjet vendore ka bërë që tre deputetë, dy nga Partia Demokratike dhe një nga Partia Socialiste, të lënë mandatin e deputetit. Bëhet fjalë për deputetët Gjok Jaku nga PS dhe Ardian Kollozi dhe Ferdinand Xhaferraj nga PD.
Jaku të kandidojë për Bashkinë e Lezhës, ndërsa Kollozi dhe Xhaferraj do të kandidojnë përkatësisht për Bashkinë e Vlorës dhe Durrësit, ku do të përballen me krerët aktual të këtyre bashkieve, Shpëtim Gjika dhe Vangjush Dako.