Iman Al Obeidi tronditi botën kur hyri në një hotel dhe u tregoi gazetarëve perëndimorë se e kishin përdhunuar trupat e Gadafit. Aty ajo u sulmua dhe u godit nga zyrtarët e Ministrisë së Informacionit të Gadafit. Më pas u arrestua dhe asgjë nuk u mor vesh për të. Një zëdhënës i qeverisë ka thënë sot se ajo është paditur dhe do dalë në gjyq. “Akuzuesja tani është kthyer në të akuzuar,” tha krenar zëdhënësi. Familja e Imanit thotë se ka marrë informacione se atë e mbajnë peng tek kompleksi i Gadafit. Familja thotë se nuk qëndrojnë akuzat se ajo është prostitutë. “Është një avokate e zonja,” thotë nëna e saj. Ajo u përdhunua për shkak se ishte nga Bengazi, kryeqyteti i rebelëve. Gratë në Bengazi kanë protestuar sot për lirimin e saj. Kurse familja thotë se një person i dërguar nga Gadafi u ka ofruar madje edhe shpërblim monetar në rast se Imani tërheq akuzat për përdhunim. Por familja ka thënë se vajza e tyre nuk do tërhiqet nga këto akuza.
Imani sulmohet nga një zyrtar i Ministrisë së Informacionit përpara gazetarëve të huaj
Zyrtari libian synon ta godasë Imanin
Gratë e Bengazit kërkojnë lirimin e Imanit