?
Eduart Shalsi, ish-nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, aktualisht deputet i PS-së, duket se ka marrë përsipër fushatën përballë Lulzim Bashës, kandidatit të shpallur tashmë të PD-së. Ashtu siç ndodhi dhe në fushatën e vitit 2007 kur Shalsi ishte ai që i jepte përgjigje mediatike kandidatit të asaj kohe Sokol Olldashi, dhe ketë fushatë PS-ja ka parë të arsyeshme të nxjerrë ish-nënkryetarin e Bashkisë përballë Bashës. Kjo tregon se sa pak serioz e i fortë i duket PS-së kandidati demokrat. Ndërkohë kryetari aktual i Bashkisë e i PS-së, Edi Rama pritet të dalë në fushatë jo vetëm në Tiranë ku dhe rikandidon sërish, por të udhëheqë këtë fushatë në të gjithë vendin si kryetar i partisë. Ai ka vendosur të mos konsumohet mediatikisht duke folur çdo ditë përballë Bashës dhe me këtë zgjedhje tregon se nuk e konsideron atë një kandidat të denjë për tu përballur me të. Dje ndodhi përballja e parë mediatike e Shalsit me Bashën, pas vizitës që ky i fundit bëri në njësinë numër 5 të kryeqytetit. Gjatë takimit me disa banorë të kësaj lagjie Basha ripërsëriti premtimet e tij për 30 mijë vende pune e hapësira të gjelbërta. Zyra e shtypit pranë Bashës njoftoi për këtë takim duke bërë të ditur ankesat që banorët i kanë bërë kandidatit demokrat. Sipas saj mungesa në infrastrukturë, mungesa e hapësirave publike për çlodhje dhe argëtim, taksat e larta lokale, trafiku, mungesa e parkingjeve, ishin problemet që banorët e njësisë bashkiake numër 5 ndanë me kandidatin për kryebashkiak. Ndërsa pak më vonë në të njëjtën lagje deputeti socialist Eduard Shalsi, i cili për hir të së vërtetës e njeh problematikën e Tiranës për shkak të punës së gjatë në Bashki, tha se Luli është hera e parë që shkel në atë lagje. “Mësova se kishte ardhur këtej vërdallë Luli i Saliut. “Na vjen mirë që po fillon të njohë rrugët e Tiranës” – më thonë banorët – “por të paktën të mos tallet me ne me ato që thotë se duket sikur vjen nga një planet tjetër”. I qetësova banorët duke u thënë, të mos ia vënë re se Luli s’di se çfarë thotë e aq më pak se çfarë bën. I thotë Saliu thuaj se do të punësojë 30 000 vetë në Tiranë, dhe ai pa e menduar e thotë, ndërkohë që Saliu i tij e ka zhytur vendin në papunësi”, tha Shalsi. Më tej ai shtoi nëse ka një problem që shqetëson këtë lagje është uji dhe kjo për shkak të qeverisë qendrore dhe jo Bashkisë. “I ankohen për ujin dhe ai s’e di që ujësjellësin e Tiranës e ka Saliu i tij. I thotë Saliu që “thuaj që do të ul çmimet e larta” dhe ai pa pikën e turpit e thotë, ndërkohë që Saliu i tij rriti faturat e telefonisë, ujit, energjisë elektrike pa folur pastaj për ilaçet e ushqimet. Ndaj mos u shqetësoni të dashur qytetarë se Luli i Saliu nuk di se çfarë thotë dhe çfarë bën”, theksoi deputeti socialist i cili duket se ka marrë dhe këtë fushatë detyrën e përballjes me kandidatin demokrat.
Comments are closed.
I forte eshte Shalsi ne keto dalje. Mendoj se eshte njeriu i duhur
Shalsi perballe Bashes do ishte logjike po ta gjykoje drejt,por nuk eshte ashtu.Eshte Rama perballe Bashes,dhe kur ky deshi te rikandidoje duhet te merrte persiper dhe impenjimin per fushaten personale;nuk eshte mire qe geshtenjat e pjekuara ti beje gati Shalsi.
Ky Shalsi eshte shume Antipatik dhe gjuha qe perdor kur flet eshte gjuhe halabaku.Te vjen ndohte ta degjosh —
Me vjen keq te te kundershtoj Raimond, por gjuha e Shalsit nuk eshte gjuhe halabake, por me kunja dhe te verteta per ata qe nuk kane tru si puna e Bashes. Kush mendon qe kunjat e tij jane fjale halabakesh, thjesht nuk arrin te kuptoje realitetin shqiptar
E verteta eshte se zgjedhjet lokale te 8 Majit per Edi Ramen jane shume te rendesishme,sepse do te testohet reputacioni i tij dhe i PS ne te gjithe vendin.Rikandidimi i tij bart me vete shum rreziqe dhe pasoja per te ardhmen e tij politike.Shalasi zhvillon fushate dhe Edi do zgjidhet Kryetar.ndersa PD ka nje taktik me te zgjuar,Saliu,Jozefina,Luli,LSI,Iliri.Luani bejne te gjithe bashke fushate qe Basha te zgjidhet Kryetar.Saliut i intereson kesaj rradhe vetem nje gje,fitorja ne Tirane,eleminimi i Rames.A ja kane bere te qarete keshilltaret e tij,Edi Rames se kesaj rradhe do e kete shume te veshtire,duke patur parasysh zhgenjimet e medha qe kane simpatizantet e PS nga politika shume e keqe e ketyre 2 viteve te fundit e cila ka cuar ne percarjen e Partise,dhe ne drejtimin e dobet te Bashkise se Tiranes.A e ka te qarte Edi Rama se mos rizgjedhja e tij do te ishte fundi tragjik dhe do te pasohej me largimin e tij nga detyra e Kryetarit te PS.Perse i eshte futur Edi nje rreziku kaq te madh?A thua te jete kaq i sigurte ne fitoren e tij?Apo don te luaj gurin e fundit qe i ka mbet ne dore!!!Per mua personalisht EGOJA ja ka turbulluar mendjen Edi Rames.A pak kandidat te tjere,shum me te sigurt ne fitore mund te kishin dale nga PS?Kulti i individit qe Edi Rama i ka ngritur vetes,shpresoj te mos ja haje koken.Edi fatkeqesisht nuk eshte politikan,atij i mungon nuhatja dhe parashikimi i situatave,atij i mungojne idete per zgjidhjen e problemeve.Ne fillim kam menduar se Edi eshte trim,por tani kam kuptuar se ai dorezohet shum lehte,ne rastin ma te fundit eshte dorzuar enderres se tij per tu bere kryeminister me cdo kusht.Ai nuk ofron asgje,ai nuk ka asnje plan se si mund tu ofroje shqiptareve nje jete ma te mire,nje te ardhme ma te sigurte.Ai per mendimin tim me rikandidimin per Kryetar Bashkie po luan nje loje te rrezikshme.Humbja e kesaj loje do te ishte fundi i tij i pashmangshem.