Stefan Fyle vjen në Tiranë

29 Mars 2011, 12:09Politika TEMA

Komisioneri për Zgjerim në BE, Stefan Fyle, do të vizitojë ditën e nesërme Tiranën. Fyle do të marrë pjesë në tryezën e e diskutimeve Shqipëri-BE për integrimin, por më së shumti, mendohet që vizita e tij ka lidhje me krizën politike dhe zgjedhjet vendore me të cilat do të përballet Shqipëria.

Lajmi për ardhjen e Stefan Fyles në Shqipëri është konfirmuar nga ana e zyrës së BE-së në Tiranë. Deri më tani, politika shqiptare ka refuzuar që të gjejë një zgjidhje për krizën e tejzgjatur dhe kjo u pa edhe në tryezën e sotme të partive politike shqiptare, ku nuk u arrit ndonjë zgjidhje e mundshme. BE nga ana tjetër kërkon me ngulm që palët të dalin nga kjo situatë. Fyle, në vizitën e tij ditën e nesërme, pritet që ta përforocojë këtë kërkesë.

6 komente në “Stefan Fyle vjen në Tiranë”

  1. pumbo9 says:

    Mero,nepermjet gazetes suaj i bej nje apel Z.Fyle:-Mjaft i lodhet shqiptaret Z.Fyle!

  2. LORA says:

    Ja,edhe ky Fyle u be qokaxhi.S’behet hasha CEZ qe e mori qyl dhe qe po zhvat shqiptaret,cdo dite,me bekimin e dr.Tyryry-se e shtetit te tij gangster.Nese Opozita ka ne mend te na garantoje me Fyle-t me mire ta haje mortja.

  3. Robert says:

    Ik mer Fyle andej nga ke ardhur, cna duhet ne hyrja ne bashkimin europian. Ne sa te fitoje zgjedhjet psikopati jone sdo kemi nevoje as per amerike as per europe. Ekonomia do rritet me 1000%, korrupsioni do bjere ne nivelet zero, asnje shqiptar sdo kete nevoje per viza pasi sdo kene arsye per tu larguar, te gjithe ju diplomatet do kerkoni leje te hyni ne shqiperi, do keni kujdes me deklaratat pasi ndryshe populli jone liridashes e patriot do jua tregoje vendin sic ja kemi treguar per 50 vjet te gjithe imperialisto-kapitalistave te tjere para jush. Une propozoj biles qe te gjithe simpatizantet e Psikopatit te veshin nga nje pale tanga te kuqe sic i ka qef kryetari tyre largpames, modern, nudist. Edhe njeher poshte fashistat italiane, nazistat gjerman, imperialistat amerikane, revizionistat rus dhe kineze. Shporruni dhe larg nga Shqiperia

    1. Gramozi says:

      —ore I DEKLASUAR———-nuk na ben dot shok me prapagand se te njohim kush je..
      Mos na e shit bajgen per mjalt more vesh miz jeshile qe prodhon mjalt..

  4. lira says:

    Te mos na genjeje mendja se Fylja dhe Fylet vijne per te zgjidhur krizen ne Shqiperi. Po te jete per ata shyqyr qe ketu ka mostra sali-jozi-e kompani, qe dhe ata te shkretet mos ngelen pa pune e te marrin nje rroge.(pa llogaritur peshqeshet e saliut). Po te ishte opozita e vendosur dhe me objektiva te qarta (kjo nuk eshte opozite qe nxori popullin ne protesta dhe e la ne mes te rruges) populli qe do e mbeshteste do ishte shume here me i madh ne numur dhe Fylja dhe Fylet (e kemi haruar Arvizun) nuk do kishin guxim te tallnin bythen me shqiptaret.(me falni per fjalorin) E vetmja zgjidhje per shqiptaret jane protestat.

  5. protesto says:

    Z. Fyle, ne lidhje me krizen politike ne Shqiperi dhe arsyen perse kjo situate tek Ne nuk ka zgjidhje, po ju kujtoj JUVE nje Deklarate PER SHTYPIN qe dha ish kancelari AUSTRIAK FRANC VRANICKI, pas disa vajtje ardhjeve, edhe AI si perfaqesues i BE ne 97-ten, i cili tha se NE SHQIPERI ESHTE VESHTIRE TE DALLOSH POLITIKANET ENJGJEJ NGA POLITIKANET DJAJ.
    Zoteri , ne politiken shqiptare mbeten po ATO LLOJ DJASH NE POLITIKEN SHQIPTARE, mbi te cilet rendojne krimet e ketyre 20 vitesh , te nje demokracije allakomuniste qe vazhdojne e dirigjojne boten e korrupsionit e te krimit me fuqine e pushtetit te ricikluar ne vite.
    Zoteri, e vetmja zgjidhje e kesaj krize eshte vetem vendosja ne bangen e akuzes,nga ana JUAJ, te gijthe autoret e ketyre mijra krimeve makabre, ne vite, qe sot vazhdojne akoma te kene pushtet te grabitur, politik dhe ekonomik ne Shqiperi, ne te kundert zgjidhjen e krizes do ta sjellin vetem protestat e fuqishme ,te panderprera popullore, si mjet i fundit per vendosjen e demokracise se neperkembur ne vite ne SHQIPERI.

Comments are closed.

Lini një Përgjigje