Kolonel Gadafi duket se po përdor dhe armën e fundit: vajzën e tij bukuroshe Aisha, që njihet ndryshe edhe si Klaudia Shifer e Afrikës së Veriut. Aisha ka dalë krah trupave që mbrojnë Gadafin dhe koloneli shpreson se e bija do i motivojë ata më shumë. Aisha është një avokate e njohur, ajo mbrojti Sadam Hyseinin në gjyq. E martuar me kushëririn e saj, ajo ka një urrejtje të madhe për Perëndimin, që buron nga fakti se njëra motër e saj e adoptuar, u vra në një sulm ajror të SHBA mbi Tripoli. “U zgjova dhe pashë motrën time duke rënkuar e mbuluar në gjak,” thotë Aisha. Por kjo urrejtje bëhet edhe më e madhe po të marrësh parasysh se vëllai i saj, Khamis, u vra para pak ditësh. Ai u vra nga një pilot libian kamikaz, që ishte kthyer kundër regjimit.
Comments are closed.
Qenka shume e bukur. Si eshte e mundur qe i ka shpetuar Berluskonit?
nuk i ka shpetu berluskonit jo, prandaj e kishte mik te ngushte Gadaffin. Bej nje search ne google per me shume info. Tani e kane mare keta cunat partizane ?
“Aisha,…e martuar me kusheririn e saj”…
“Shkelzeni…i martuar me kusheriren e vet”…
Saliu vret demonstrues…
Gadafi vret demonstrues…
Koicidence???
Nuk besoj!!! ?