-Dalin në dritë të dhëna për vrasjen e biznesmenëve Lazaridhi dhe Mavraki.
-Ekzistojnë inçizime edhe për njerëz të sportit.
-Janë lëshuar 40 urdhër-arreste,21 kanë rënë në pranga.
-“Urdhërat jepeshin që brenda burgut për ekzekutimet”
-Ekzistojnë inçizime edhe të disa personave që kishin marrë pejsë në pengëmarrjen e biznesmenit Panagopulos.
Të paktën 10 janë emrat e “mafiozëve” të natës, të cilët dhanë urdhër për katër vrasje si dhe vendosën bomba, të cilat hodhën në erë shumë biznese. Në listën e operacionit të madh që filloi 48 orë më parë janë emrat e 240 kriminelëve shqiptarë dhe grekë.
30 banesa bastisi policia 48 orët e kaluara, por në krahasim me listën e gjatë, ky operacion ishte shumë i “varfër”.
Ishin të shumtë kriminelët, të cilët mundën të braktisin banesat e tyre pa arritur akoma policia. Hetimet që vazhduan pothuajse një vit e gjysmë, tashmë janë duke përfunduar dhe sipas të dhënave të deritanishme emrat e disa personave që janë pjesëmarrës të veprave kriminale do trondisin opinionin grek.
Hetimet filluan në muajin tetor të vitit 2009 dhe sipas gazetës “To Vima” “valixhia” e shërbimeve përmban 7.000 përgjime dhe nga këto përgjime u plotësuan 150.000 fletë me transkriptimin e bisedimeve.
Mijëra janë edhe orët e mbikqyrjes me video ndërsa dosja përmban 200.000 fletë.
Bombat që tronditën Greqinë
Tashmë duket qartë se policia ka arritur të hedhë dritë mbi katër sulme me bomba në disa qendra muzikore. Në datën 18 gusht 2010 në një lokal në Petrupoli, në datën 30 tetor në një qendër nate në rrugën Petru Rali, në datën 2 dhjetor në një tjetër qendër nate në rrugën Posidonos dhe më datë 31 dhjetor 2010 në një qendër muzikore të Babi Lazaridhit kishin vendosur lëndë shpërthyese me fuqi të madhe.
Një tjetër sulm me bomba ishte penguar më datë 13 dhjetor 2010 nga policia dhe nuk ishte i rastësishëm pengimi siç ishte shkruar atëherë, në rrugët Grigoriu Lambraki dhe Smirnis në Nikea, ku u arrestua një 44-vjeçar. Atëherë policia kishte marrë informacione në mënyrë operative dhe mundi të shmangë incidentin.
Vrasjet e kryera nga ekzekutorët e paguar shqiptarë dhe grekë
Një sërë sulmesh vdekjeprurëse ka arritur të zbardhi policia greke, pasi mesa duket qarqet kriminale nuk vendosnin thjesht bomba dhe lëndë eksplozive, por ekzekutonin edhe biznesmenë të mëdhenj të natës.
Disa nga viktimat janë Babis Lazaridis, Aleksandër Kosmopulos, Jorgos Anagnostopulos, Gjerasimos Mavrakis etj.
Në shumë fletë të mëdha policët “mblodhën” kolegët e tyre. Në pozita kyçe në policinë e Selanikut kanë shërbyer dy oficerë policie, të cilët janë përfshirë në krimin e natës, ndërsa ekzistojnë të dhëna edhe për shumë policë në Athinë.
Pjesëmarrja e policëve përbëhej nga një ryshfet i thjeshtë deri tek kërcënimet ndaj shumë biznesmenëve dhe jo vetëm.
Detyra e policëve ishte që të njoftonin menjëherë qarqet kriminale në momente kontrolli. Informacione ekskluzive për Newsit bëjnë fjalë për 10 policë, të cilët kanë qenë në vende kyçe.
Përveç policëve, shumë punonjës të tjerë të administratës i shërbenin krimit duke dhënë dokumente të ndryshme falso.