Komisioneri për Zgjerim, Stefan Fyle, ka mbërritur gjatë ditës së sotme në Tiranë. Tashmë ai ka nisur takimet. Vizita e parë e komisionarit ka qenë në zyrën e kryeministrit Berisha, me të cilin ka diskutuar për rreth 45 minuta.
Pas këtij takimi, Fyle ka shkuar në zyrën e presidentit të Republikës, Bamir Topi, ndërsa më vonë pritet që të takohet edhe me kreun e opozitës, Edi Rama.
Vizita e tij, edhe pse është argumentuar me një tryezë për integrimin mes BE-së dhe Shqipërisë, duket se ka si qëllim kryesor gjetjen e një zgjidhjeje për krizën politike në të cilën ndodhet vendi.