UPDATE- Shqipëria mund të rrezikojë të mbesë shumë pas fqinjëve të saj ballkanas në udhëtimin për në Bashkimin Evropian nëse nuk zgjidh krizën politike dhe nuk realizon zgjedhje të standardeve ndërkombëtare. Këtë gjë e ka bërë të ditur shumë qartë dje në Tiranë Komisioneri për Zgjerimin Europian Stefan Fyle. Ai ishte dje i pranishëm në një takim mes ekipit të KE-së dhe ekipit të qeverisë shqiptare, të cilët po diskutonin përmbushjen e 12 rekomandimeve të fundit të Komisionit Evropian, rekomandime që erdhën si detyra pas refuzimit të dhënies së statusit kandidat për Shqipërinë. Paralajmërimi i Fyles është i ripërsëritur, ndërkohë që Tirana prej kohësh nuk ka njohur përparim në marrëdhëniet me BE-në përkundër fqinjëve të saj si Maqedonia e Mali i Zi që kanë marrë statusin kandidat. Fyle u takua me krerët e shtetit e të opozitës dhe kërkoi nga të gjitha palët vullnet dhe dialog për të zgjidhur krizën e për të realizuar zgjedhje të lira, një shans i fundit për të treguar se vendi po ecën para. Stefan Fyle nënvizoi domosdoshmërinë e zgjidhjes së ngërçit politik duke implementuar rekomandimet e OSBE/ODHIR për zgjedhjet vendore të 8 majit. “Ngërçi duhet të zgjidhet. Është përgjegjësi e përbashkët e udhëheqësve politikë në Shqipëri. Kjo është çka shqiptarët presin dhe kanë të drejtë ta kenë. Ngërçi përben pengesë serioze të përmbushjes së kritereve të Kopenhagenit dhe kritereve për integrimin në BE”, nënvizoi zoti Fyle në mesazhin e tij në seminarin ku në fokus ishte integrimi i Shqipërisë.
Komisioneri për Zgjerimin shkoi më tej duke i bërë thirrje partive: “Ndërmerrni hapa deçizive në një afat të shkurtër kohor për të çliruar ngërçin politik. Nëse nuk gjeni asnjë zgjidhje, Komisioni nuk do të jetë në gjendje të bëjë asnjë vlerësim pozitiv në progres raportin tonë të ardhshëm dhe jo vetëm që Shqipëria nuk do të shkojë drejt rrugës evropiane së bashku me vendet e tjera të Ballkanit por mund të ngelet prapa nga fqinjët e saj aspirues për në BE”.
“Ka ardhur koha që të vendosim përafrimin me BE. Ta risjellim atë përsëri në një vend të rëndësishëm në axhendën politike të Shqipërisë. Rekomandimet e opinionit dhe në veçanti 12 prioritetet kyçe ofrojnë një orientim të qartë si ta arrijmë këtë gjë,” vazhdoi me tej zyrtari i lartë i Brukselit. Komisioneri Fyle nënvizoi domosdoshmërinë e zgjidhjes së ngërçit dhe “inkurajoi të dyja palët për të bërë dialog konstruktiv, të përmirësojnë funksionin e parlamentit dhe ta çojnë Shqipërinë drejt BE-së”.
Sa i përket zgjedhjeve vendore, zoti Fyle vuri theksin në domosdoshmërinë e një procesi zgjedhor sipas standardeve europiane, të drejtë, të lirë e demokratik, si një e drejtë e shqiptarëve.
“Shqipëria nuk mund të humbë këtë mundësi. Bashkëpunimi konstruktiv ndërmjet partive për implementim e praktikave të OSBE/ODIHR është çelësi i suksesit dhe mundësi për të çuar ngërçin drejt fundit,” tha ai. Kjo kërkesë shkon në sintoni me kërkesën që bëri pak ditë më parë i dërguari i baroneshës Ashton, Miroslav Lajcak, i cili gjithashtu kërkoi zgjedhje sipas rekomandimeve të OSBE-ODIHR-it.
Mesazhi kryesor i komisionarit shkoi për krerët e politikës me të cilët ai ndau dje një pjesë të mirë të ditës. “Udhëheqësit politikë duhet të bisedojnë me njëri- tjetrin dhe të vendosin interesat e vendit mbi të gjithë konsideratat e tjera vetat”, tha Fyle, duke shtuar se “BE është e gatshme të lehtësojë kalimin e këtij hendeku midis qeverisë e opozitës, por sinjalet e qarta për kompromis janë të nevojshme nga të dyja palët para se të ndërmerret ndonjë veprim. Shpresoj se fryma e mirë në këtë seminar të mund të transferohet dhe ne parlament. E rëndësishme qe diskutimet politike të vazhdojnë dhe procesi të jetë gjithëpërfshirës dhe i fokusuar në çështjet kryesore”.
Komisioneri europian nuk la pa vlerësuar përpjekjet e qeverisë për përgatitjet e planit të veprimit mbi 12 kriteret kyçe të KE-së, për masat dhe seminarin e organizuar dhe inkurajoi të gjitha palët politike që në axhendën e tyre të kenë integrimin e vendit. Fyle premtoi se KE do të vazhdojë të jetë e përkushtuar për perspektivën europiane të Shqipërisë.
Comments are closed.
Nuk po na thoni asgje te re .Iken nje pale e vjen nje tjeter per muaj e muaj me radhe bla….bla…bla…e asgje. Nuk ja vlen t’ju degjojme me.
Per cilin integrim e ka fjalen ky?
Na lujten trunin edhe keto evropionet.Veproni pra se na cmenet.Lloqe vetem lloqe
Mos u inatosni me byrokratet perendimore.Kjo eshte pjese e 8 orareshit te punes per ta. Japin keshilla,thone ca fjale te pergjithshme,bejne nje raport per shefin e tyre dhe kthehen ne shtepi. Hallet tona nuk ka per te na i zgjidhur bota.
Fylli ka ardhur te marri kestin e radhes!E thene me ndryshe pasi ka pare bemat e emisionit “Fiks Fare” i trembur se mos i bejne ndonje filmim vjen vete e e merr kestin.Lum rrumpalla per keta fylle!
a te shplafte mortia ty o FYELL ashtu si ke dhe emrin,,ku eshte ngerci o pis burr ,pse nuk i thua ne sy atij kriminelit qe ben sikur qeverris,por ne fakt mendon dite e nate si te manipuloje voten,,pse nuk i thoni ne sy qe je kriminel se vrave kater shqiptar hallexhinj ne mes te dites,,po na tregoni ngercin sikur eshte ndonje kercu lisi qe na ka zen rrugen,,vini lart e poshte si legena merrni leket e dietave,kur mjafton qe atje ku je te flasesh e ti thuash atij trapit tone kryeminister,se europa dhe bota eshte kundra maskarenjeve te tille qe vjedhin voten dhe vrasin qytetaret e tyre,,e sidomos mbas asaj qe ndodhi ne 21 Janar cdo shtrengim duarsh ju ben edhe juve me legena se ai,,i thoni hapur dhe e detyroni te plotesoje gjitha kushtet qe ve opozita,se eshte pjesa me e madhe e popullit,nuk eshte parti me 2 apo 3 % edhe sikur gabim ta ken,jo qe nuk e kan,perseri jan brenda se jan shumica,,ndaj boll me ato parrullat tuaja te qelbura”te zgjidhet ngerci”!!!nje ngerc ka shqiperia qe nga 90-ta e ketej,dhe ky ngerc e ka emrin Sali,,ne qofte se nuk ja di historit o FYLE pyet edhe me te humburin ne rruge se ta tregon,,edhe nese di ndonje gje te mire qe ka bere ky far burri qe kur ka dal ne krye te PD-se dhe politikes e qe ne nuk e dim akoma na i trego per zotin,se po na vini ne dyshim me vehten