Kalimi në “Rrugën e Kombit”, 4-5 euro

30 Mars 2011, 14:36Politika TEMA

Taksa që do të paguajnë drejtuesit e automjeteve që do të kalojnë në rrugën Durrës-Kukës, tashmë është zyrtarizuar. Ajo që ende nuk është përfunduar ende, është shuma që do të duhet të paguajnë drejtuesit e mjeteve.

Burime nga Drejtoria e Rrugëve bëjnë me dije se kjo taksë pritet që të jetë diku tek 4-5 euro për automjetet me tonazh të lartë. Mendohet që pagesa për rrugën të nisë në hyrje të autostradës, pjesa e Milotit dhe deri në dalje të tunelit.

Ministria e Transporteve ka nënshkruar një marrëveshje me Korporatën Financiare Ndërkombëtare për këtë project, ndërsa tashmë është duke u gjetur formula e duhur për krijimin e një modeli të plotë koncesioni, mbi bazën e të cilës do të menaxhohet mirëmbajtja e rrugës Durrës-Kukës.

3 komente në “Kalimi në “Rrugën e Kombit”, 4-5 euro”

  1. Gramozi says:

    —Tani da shikojn Shqiptaret e kosoves sa i do sala….

  2. Claus says:

    Ridvani ja ka llogarit Sales me rregullen e treshit me duket. 300km (Prishtine-Beograd) kushtojne 7,20 €. Sa kushtojne 170km (Durres-Kukes)? Pergjigja: 4€ dhe 8 cent!

  3. preng sherri says:

    Akoma nuk jane ngopur Sala dhe hajnat e tij me bloqe ne dor me kontrabanden e naftes me koncesionet por u dashka te na rjepin edheme tarifat rugore.Le te vjedhin perderi sa shqitaret po bejne sikur nuk shohin dhe nuk degjonjn apo valle nuk shohih dhe degjojne me te vertet.

Comments are closed.

Lini një Përgjigje