Shtëpia e familjes nga Burreli
Një avokat bëri të ditur sot se një familje në Burrel ka paditur raportuesin e Këshillit të Europës Dik Marti pas akuzave që ky i fundit ka bërë se shtëpia e tyre është përdorur si burg për serbët e marrë peng gjatë luftës në Kosovë. Marti ka deklaruar se serbëve iu janë hequr organet në këtë shtëpi.
Roland Islami tha se klienti i tij, familja Brama, kërkon 200 mijë euro dëmshpërblim nga senatori zviceran, Dik Marti. Padia është ngritur në gjykatën e Tiranës.
Raporti i Dick Martit thotë se një rrjet kriminal i drejtuar nga Hashim Thaçi është marrë me trafik organesh nga serbët e marrë peng.
Comments are closed.
Sa pak i kane kerku. Duhet ti kishin kerkuar te pakte 1 milion euro.
ke te drejte