Topi: Zgjedhjet e 8 majit duhet të jenë sa më pak të politizuara

31 Mars 2011, 10:48Politika TEMA

Presidenti i Republikës, Bamir topi, gjatë një takimi të mbajtur me Kryetarin e Asamblesë Kombëtare të Hungarisë, Lazlo Këver, ka thënë se zgjedhjet vendore të 8 majit duhet të jenë sa më pak që të jetë e mundur të politizuara. Sipas tij, këto zgjedhje duhet të jenë në shërbim të qytetarit.

“Presidenti Topi vuri në dukje angazhimin e gjithanshëm të shtetit shqiptar në zhvillimin me sukses dhe sipas standardeve të duhura e demokratike të këtyre zgjedhjeve, sepse ‘sa më pak të politizuara të jenë këto zgjedhje, aq më shumë do t’u kushtohet vëmendje shërbimeve dhe interesave të qytetarëve’”, thuhet në njoftimin e Presidencës.

Hungaria aktualisht mban Presidencën e radhës të Bashkimit Europian.

Lini një Përgjigje