Berisha: Leku është simboli ynë

31 Mars 2011, 09:25Politika TEMA

Me rastin e 85-vjetorit të krijimit të lekut, kryeministri Berisha është shprehur se monedha jonë vendase është një simboll që duhet vlerësuar dhe respektuar. Berisha ka thënë se Leku mbetet pasaportë e shtetit shqiptar dhe një simbol i fuqishëm i ekonomisë vendase.

“Monedha është nje simbol krahas hymnit të një shteti, është një gjallesë e vërtetë, sado e prerë në metal apo letër, asnjë nuk ndjek me besnikëri zhvillimin. E tillë ka qënë kurba e lekut shqiptar. Monedha në Shqipëri ka ndjekur fatin e kombit”, tha kryeministri Berisha.

Lini një Përgjigje