Mediat: Bashkëshortja e Bashës ka nënshtetësi holandeze. KM.org: Femra shqiptare europiane, sukses historik

31 Mars 2011, 13:16Politika TEMA

Sipas mediave, Aurela Isufi bashkëshortja e kandidatit të mazhorancës për kreun e Bashkisë, Lulzim Basha, nuk ka nënshtetësi shqiptare por atë holandeze. Lënia e nënshtetësisë shqiptare është firmosur 7 vjet më parë nga ish-presidenti Alfred Moisiu.

Këshilli i Ministrave.org bënë me dije se femrat në Shqipëri nuk kanë qenë asnjëherë të lira dhe kanë vuajtur gjithmonë nga burrat.

Qeveria më e sukseshme të gjitha epokave, qeveria e Sali rroftë Berishës bëri të mundur që femra të jetë e lirë, e guxishme dhe e vetvendosur.

Falë punës së palodhur të kryeministrit historik siamez Sali rroftë Berishës u bë e mundur që të lulëzonin femrat si Jozefina, Majlinda, të integroheshin fuqishëm në shoqeri, madje aq shumë sa tja kalonin edhe burrave.

Prandaj dëshira e bashkëshortes së Bashës për të lënë nënshtetësinë shqiptare dhe për të marrë atë holandeze nuk duhet keqinterpretuar.

Cfarë duan të thonë këto media, që zonja Basha nuk ka patur besim se Shqipëria do të bëhet Europë? Që nuk donte të merrej me andrallat e marrjes së vizave nëpër ambasada?

Përkundrazi! Duke marrë nënshtetësinë holandeze ajo dëshmoi qartë se shqipëtarët mund të bëhen europianë kur të duan por europianët nuk bëhen dot shqiptarë.

Këtë e vertetojnë edhe dokumentet : nuk rezulton asnjë holandez që të jetë bërë shqiptar. (sepse edhe po të duan, nuk munden të plotësojnë standartet e kërkuara)

Pastaj populli ynë e ka një fjalë që thotë “Jam nga fshati i gruas”. C’të keqe ka këtu nëse cifti Basha është nga fshatrat e njëri-tjetrit, dmth nga Holanda.

“Lirija e femrës, për këtë kemi punuar. Dikur gratë shqiptare kishin si liri vetëm të lanin rroba e të bënin punë shtëpie. Falë punës së qeverisë time, gratë shqiptare mund të lajnë rroba në cdo shtet europian” ka thënë kryeministri Berisha kur ishte i ftuar ekskluziv në festat e 6-7-8-9 Marsit të Frontit të Grave Demokratike.

*keshilliministrave.org

3 komente në “Mediat: Bashkëshortja e Bashës ka nënshtetësi holandeze. KM.org: Femra shqiptare europiane, sukses historik”

  1. pumbo9 says:

    Mero,si ka moral Z.Basha qe ju’a kerkon grave te tiranes voten,kur s’ka mundesi t’ja jape ate gruaja e tij.

  2. vinny says:

    Dhe pse jam kundra Sali Berishes qe prej fillimit te karrieres se tij pas viteve 90, doja te thoja se per nje media te shkruar si gazeta Tema, nuk i ka hije te konsideroje e te shkruaj Rrote per Kryeministrin shqiptar.
    Me kete gjuhe mund te flasi Sali Berisha e te gjithe e kemi degjuar, po nese perdoret e njeta gjuhe, do te thote te bihesh ne nivelin e atij qe kritikon.
    Nese qellimi i gazetes eshte beje propogande de hapur per te majten, atehere do te sygjeroja te hiqej kerkesa per dhurim parash per mbijetesen e shtypit te lire.
    Shtypi duhet te mbetet i lire e sa me larg nga politika ne menyre qe te ruaj lirine e tij, pasi kjo perben forcen e tij.

  3. MEMEDHETARI says:

    I nderuar Vinny,ule zemerimin…
    Ule zemerimin dhe lexoje perseri artikullin e mesiperm…
    E lexove??
    Ja pra,qe eshte shkruar “rrofte” dhe jo “rrote”,megjithese mua do te me pelqente te shkruhej realiteti. ?

Comments are closed.

Lini një Përgjigje