Countryman vjen nesër në Tiranë

31 Mars 2011, 12:45Politika TEMA

Zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Tom Countryman, pritet të vizitojë nesër Tiranë.

Coyntryman do të takohet me krerët më të lartë të politikës shqiptare. Countryman pritet të mbajë takime me presidentin Bamir Topi, kryeministrin Sali Berisha, kreun e Partisë Socialiste Edi Rama dhe me Zëvendëskryeministrin dhe Ministrin e Punëve të Jashtme, Edmond Haxhinasto.

Vizita e tij vjen në një moment kur Shqipëri është përpara zgjedhjeve lokale të 8 majit dhe kur ndërkombëtarët kanë vendosur theksin se këto zgjedhje duhet të jenë demokratike dhe transparente dhe më të mirat e zhvilluara ndonjëherë në Shqipëri. Vizita e Countryman tregon dhe një herë qartë interesimin e SHBA-së dhe BE-së për zgjidhjen e ngërcit politik në Shqipëri.

Vizita e nesërme e Countryman vjen në një moment kur nesër pritet të mblidhet tryeza e partive politike parlamentare, ku palët do të nënshkruajnë një marrëveshje per zgjedhjet vendore e 8 majit.

9 komente në “Countryman vjen nesër në Tiranë”

  1. brace1 says:

    Sa here do te vini e shkoni ju aq e te mira paci,vini ndigjoni prrallat e mashtrimet e sekretarit,ku ai premton se do te mundohemi te bejme zgjedhjet me te mirat.Te nderuar miqe te BE e ne vecanti ju miqte e SHBA ,ta mesoni kyte gje shqiptaret jane te kulturuar,zgjedhjet do te jene te qeta,nga hapja e votimt e deri ne mbydhje,perjashto ndonji incidente te qellimshem nga dallaverexhijte e komunistit qe i drejton.Vemendja kryesore,dhe ndihma juaj prioritare per popullin duhet te jete qe mos te lejoni te beje DALLAVERE me LISTAT e ZGJEDHESVE,dhe mbase mbydhjes kutive, kujdesi me i madhe duhet te jete tek NUMRIMI,te mos ju krijohet asnji shanse ne vjedhjen e votave,sic kane bere ne zgjedhjet e 2009.Te binden miqte tane te vertete,e shqiptaret te jene te qete per rezultatin,kush fiton ta GEZOJE.

    1. dorand says:

      kush fiton ta GEZOJE Llaf me mend o brace po keshtu thate edhe me 2009 e u be 2 vjet qe nuk i pranoni. edhe tani une ve bast me cdo gje qe kam po humbi edi prape nuk do pranohen se alibia ka filluar me listat.

      1. Sali Berisha says:

        Edi ka me hup ne do fitojm , drejtesia do fitoj , lumturia do fitoj …
        Ty dorand qe me ke mbrojt gjith ket kohe tek kjo gazet puciste ty do te ve Minister mbrojtje ta them un ty … Ti je shpresa , ti je drita , ti do zevendesosh Lulin , apo si njef dhe te gjith kto pucistat ketu ti , sidomos Hysni Dajakun , atit do i japesh dajakun e par …. ta them un ty
        rroft Partia Demokratike RROFT Sali Berisha

        1. Sali Berisha says:

          Edvini ka me hup ne do fitojm , drejtesia do fitoj , lumturia do fitoj …
          Ty dorand qe me ke mbrojt gjith ket kohe tek kjo gazet puciste ty do te ve Minister mbrojtje ta them un ty … Ti je shpresa , ti je drita , ti do zevendesosh Lulin , apo si njef dhe te gjith kto pucistat ketu ti , sidomos Hysni Dajakun , atit do i japesh dajakun e par …. ta them un ty
          rroft Partia Demokratike RROFT Sali Berisha

  2. dorand says:

    opopopo aman more ma fshihni edin se erdhi gogoli prape ti shkuli veshet edit.

  3. dori says:

    Shqiperia ters per zyrtaret e huaj qe e vizitojne ate. Nënsekretari amerikan i Shtetit James Steinberg jep dorëheqjen për të pranuar një pozitë akademike në universitetin e Sirakuzës në shtetin e Nju Jorkut.

  4. ben says:

    Hajdeni kot,Sala do ju thote ne rregull do ti beje te gjitha,si zakonisht,dhe ben gjera te tjera,nderkombetaret vine prape,prape fillon avazi dhe ne ne vend numero.Sala,me ndryshim nga periudha qe ka qene president,para nderkombetareve nuk thote me qe nuk behet,por cdo gje behet dhe sigurisht qe s’ben asnje gje.Neser ky robi amerikan do te thote duhet dialag,konsensus,zgjedhje te lira(ketu gjoja me 28 nentor jane bere zgjedhjet me te mira,nuk e kuptoj pse i meshojne keto te huajt ketij muhabeti)etj.Gazetaret ta japin qysh sonte konferencen e shtypit qe do te mbaje ky robi neser,dihet pazari.

  5. Claus says:

    Nuk e di perse kam pershtypjen qe ky njeri ka nje shpelarje te trurit te tipit US-Army. Krahasova konferencat e tij te shtypit ne Tirane dhe ne Kosove, vije re dy fytyra te ndryshme. Ne Tirane supi i djathte i shkonte perpara per te ngritur gishtin tregues, fytyra tejet e tendosur dhe mezi nxirrte fjalite, merrte poza kercenuese, ndersa nga prapa gatitu Arvizu si hije skutash. Tjeter pamje tregoi ne Kosove, as Dell nuk kishte prapa kurrizit dhe fytyra ishte e qeshur dhe patendosje si duket kujtonte kohet kur ishte ne vitet 84-86 ne Beograd me rolin e zev. te zevendesit te sekretarit te trete. Interesant ishte fakti se ne nje konference ekonomike ne Athine ku ka sherbyer gjate viteve 2006-2008 e fliste greqishten me mire se sa “anglishten e zvarre” ne Tirane. Arsyen per kete trip during this weekend ne Tirane e di vete ai ndoshta per te rehabilituar Arvizun qe na eshte zhdukur kete jave, se sa per zgjedhjet ne Shqiperi nuk besoj se u behet aq vone. Kur Tom Ridge, Weesly Clark moren nga nje tufe te mire miljoneshe ku i pari vetem kur u kap me presh ne dore i deklaroi ne zyren e finances, perse mos te behet edhe cowboy-si si ata?

  6. hysni dajaku says:

    gjith ajo Amerike nuk gjeti nje Cityman ta dergoje nga anet tona..pak i kemi keta countryman-et tane ketej qe nuk ngelen me pa u bere ministra kryeministra,se drejtore e shefa i kan si buka me djath

Comments are closed.

Lini një Përgjigje