Kush tha që BE nuk po zgjerohet?

31 Mars 2011, 14:22Politika TEMA

Të gjithë flasin për zgjerimin e BE-së. Por Europa po shkon shumë më larg nga sa ishte imagjinuar. Duke nisur nga dita e sotme, Mayotte në Afrikë, është zyrtarisht anëtare e BE-së. Mayotte përbëhet nga dy ishuj, është 18 orë larg nga Europa dhe ndodhet diku mes Mozambikut e Madagaskarit. Por Mayotte është nga sot departament francez, ndaj për pasojë edhe anëtare e BE-së.

Ishulli përbëhet kryesisht nga familje poligame, shumë rrallë temperaturat bien nën 25 grad dhe gjysma e qytetarëve janë më të rinj se 20 vjeç. Për shkak se janë besimtarë të devotshëm myslimanë, shumë nxënës shkojnë në Shkollat e Kuranit.

Lini një Përgjigje