Musa Kusa, ministri i Jashtëm i regjimit të Gadafit u arratis nga Libia përmes Tunizisë. Që nga dita e djeshme ai është në Britani. Kusa thotë se nuk do të përfaqësojë më regjimin e Gadafit. Por arratisja e tij ka shkaktuar shumë tension në Britani. Politikanët e lartë të këtij vendi thonë se kjo është një shenjë se regjimi i Gadafit po dobësohet. Por kujtimet e britanikëve mbi këtë person janë të hidhura. Ai është cilësuar si njeriu që qëndronte pas aktit terrorist të Lokerbisë që la 270 të vdekur. Ministri i Jashtëm Uilliam Hejg tha se Kusa nuk ka fituar imunitet nga ndjekja ligjore. “Nëse është fajtor për Lokerbinë, do dalë përpara gjykatës,” tha Hejg. Megjithatë ai pranoi se Kusa ka qenë kanali i tij i komunikimit në Libi. Kjo ka bërë që gazetarët të ngrenë dyshime për një marrëveshje të fshehtë. Kusa njihej me emrin “i dërguari i vdekjes”. Ai organizonte vrasjet e të gjithë kundërshtarëve të Gadafit në ekzil. Ai ka drejtuar shërbimin e inteligjencës në Libi. Shumë vrasje disidentësh i atribuohen atij
Comments are closed.
Me ne funde c/do njeri qe shkele normat e munde zollumi, se fundmi shkoi cjapi te kasapi,meqe kariera e tije ka qene e tille ti dorzohet Drejtesise,ti japin denimin qe e meriton britaniket zduhet hezitojne.