Në gjithë historinë e futbollit, sa herë një ekip fiton një trofe ose merr një rezultat të mirë, merr një shpërblim. E duke qenë se është një ekip, shpërblimi është i njëjtë për secilin lojtar. Kështu ndodh nëse fiton Kupën e Botës, apo edhe nëse fiton në një ndeshje në një kampionat çfarëdo. Kryeministri ynë nuk ka dëgjuar me sa duket për punën në ekip, kaq të rëndësishme në futboll, kur ka vendosur të shpërblejë futbollistët tanë për fitoren me Bjellorusinë, duke u dhënë disave më shumë, e disave më pak. Berisha ka dhënë 10 mijë euro për lojtar e 15 mijë euro për Lorik Canën e Hamdi Salihin. Për më tepër Berisha ka fyer kapitenin e kombëtares, Altin Lalën, pasi e ka shpërblyer Canën si kapiten të kombëtares, kur nuk është i tillë.
“Sot miratojmë vendimin për shpërblimin me 10 mijë euro secilin lojtar të ekipit kombëtar dhe me 15 mijë euro kapitenin e saj të shkëlqyer Lorik Cana dhe trajnerin, mjeshtër i vërtetë i futbollit, zotin Kuzhe dhe golashënuesin, zotin Hamdi Salihi. Me drejtshkrim e kuptoni vetë si del. Këtë vendim, qeveria e merr, sepse kombëtarja shqiptare në këtë sezon ka shënuar arritjet më të mëdha, në tërë historinë e ekzistencës së futbollit shqiptar,” tha Berisha.
Nuk e dimë se si do ndjehen të gjithë lojtarët e tjerë, që dhanë maksimumin e madje bënë një nga lojërat më të mira në ekip që ka njohur Shqipëria, por është e qartë se kryeministri po mundohet të përdorë sa më shumë politikisht këtë fitore të kombëtares, edhe pse para pak kohësh ishte ai që shfrynte ndaj po këtij grupi. Ndarja e shpërblimeve në mënyrë të pabarabartë në kombëtaren shqiptare ka shërbyer për sherr e mërira edhe në disa raste të mëparshme.
Comments are closed.
Ju sygjeroj cunave te ekipit kombetar te futbollit te mos ja vene re kete veprim kryeministrit se Ai eshte komplet injorant nga sporti ne pergjithesi dhe vecanerisht nga futbolli,s’ka faj,ju duhet ta dini nga vjen ai prandaj faleni.
Ndonje dite do te beje edhe formacionin me lojtare anetare te partise se debilave ky kryedebil. Altin Lalen e ka inat si duket, se ka qene involvuar ne fushaten e PS ne Tirane para kater vitesh mesa mbaj mend. Tani qe i futi edhe hundet ne futboll e mori lumi kete pune. Ishte keq Cana dhe Kuzhe per 15.000€ e tij kur ai djali 6 vjecar nuk paguan dot ilacet per terapi dhe eshte nen perkujdjesjet e ambasadorit holandez. Eshte turp e faqja e zeze. Po keshtu eshte kur Risperdali nuk ka me efekt, si duket i eshte c`rregulluar ritmi i marrjes se pikave nga ndryshimi i ores.
Kryeminister me idiot nuk e gjen ne gjithe globin.
Sali Berisha 2 – Kombetaria 0
kryeson grupin Sali Berisha per 20 vjet rresht
Ata futbollista, qe kane marre me pak para, duhet te jene me opoziten, dmth pucista…
E keni pare foton me varken ku sala ri si gjeli maj plehut?Mjafton te shohesh foton dhe je ne gjendje te gjykosh se sa sportist eshte ose ka qene kjo qenje.As lopatat nuk ja besonin ne ate kohe dhe kjo ndjenje innferioriteti e ka mesuar qe ate qe sja japin ta marre vet…si votat,tokat e deri jetet e njerezve.Kjo qenje qe ka perdhosur keyeministrin tani shperndan parate e popullit per futbollistet duke bere diferencime ose me sakt si ja do e ndenjura..Me pak fjale ka arritur ne ate pike ku pa ja bere syri terrrrr tall bythen me pushtetin.
Saliu “percan” Kombetaren? Ai eshte percare vete. Shikoni e njerez ne kete foto gjurmet e ndonje hematome ne anen e syrit te djathte, prane vetulles. Eshte rrezuar si duket dhe Liria ja ka shtypur me 100 lekesh. Eshte ne gjendje te rende nervore, duket qarte.
Gjermanet kane nje proverbe e cila me pelqen shume :
” Njeriu mund ti haje te gjitha, mund te pije pothuajse te gjitha, por nuk mund te dije te gjitha.”
Me sa di une qeveria e tashme shqiptare ka reth 15 ministra ( nuk jam i sigurte ). Ne cdo vend te botes cdo minister ka kompetencat dhe te drejten te njoftoje popullin per problemet e ministrise qe mbulon.
Nuk e di ne se Sala njef fjalen kolegjialitet. Pse ky njeri flet vete per gjithcka, nga ftesa per kengetaren Gaga, per cdo futbollist, dhe………………………………
Paret vihen ne tavoline para ndeshjes per te motivuar lojtaret.jo mbas nje fitorje,qe me vone ta politizoje Sali Rrahmon Berisha qe as topit me lidhse nuk i ka rene ndonje here me kembe..vetem ne shqiperi mund te perzihet politika me sportet si ne ish Bashkimin sovjetik apo ne Korene e Veriut sot..nqs do kishin humbur besoj do quheshin puciste dhe mund te hapte zjarr me gorillat e Gardes tij kundra ketyre djemve…