Ku ka humbur ministri i Shëndetësisë?

31 Mars 2011, 16:24Politika TEMA

Ka më shumë se dhjetë ditë që ministri i Shëndetësisë nuk po duket më në media. Edhe pse aksidenti që pësoi ishte i rrezikshëm, dëmtimi nuk paraqiste seriozitet për shëndetin. Madje në spital ministri Petrit Vasili nuk ka qëndruar më shumë  se një natë.

Kjo tregon se gjendja e tij shëndetësore ka qenë optimale dhe mund të rikthehej në banesë. Trajtimi dhe analizat u bënë në një spital privat tepër modern ngjitur me Spitalin Ushtarak shtetëror. Por ministrit iu dhimbs aq shumë jeta, sa më mirë të sigurohej tek privati për analizat, sepse me doktorët e
shtetit nuk i dihej. Madje mund t’i kërkonin edhe lekë për kurimin, se ndryshe as infermieret nuk i shërbenin. Por më interesant është fakti se Vasili, i cili aq shpesh dilte në media për deklarata politike e profesionale që kishin lidhje me dikasterin, prej ditës së aksidentit nuk është shfaqur më. As në konferenca shtypi, as në seminare dhe takime me vendas apo të huaj.

Nuk na flet më as për fëmijët autik, as për medikamentet, as për shërbimin shembullor në spitale dhe as për rimbursimet apo investimet. Madje nuk ka dalë as për shkak të fushatës elektorale që partia e tij politike ka nisur prej shumë ditësh. Duket se nuk e ka kaluar ende “rrezikun” e shëndetit për shkak të lajmit se nuk preferoi spitalin shtetëror, por atë privat. /AMA.News/

2 komente në “Ku ka humbur ministri i Shëndetësisë?”

  1. devolliu says:

    Si je me paratë Vasil? Sa do të japësh për fushatën e zgjedhjeve?
    Zgjidhe qesen o i mallkuar se pare të vjedhura i ke, nuk i ke pare djerse.
    Pse, kot ta la në dorë Ilir Blloku ty, defterin e kompanive farmaceutike?
    Ke vjedhur aq shumë me tenderat e ilaçeve sa që ka para me bollëk për ty, për Ilirin Floririn, për Sali Bollëkun por edhe për atë bandën e LSI-së që, mender, juve e quani parti.
    Hidhu Vasil, se pastaj do të fitosh edhe më shumë!

  2. Falcon says:

    ministri shendetsise eshte diku ne ndonje spital privat diku ne Europe ose USA te kontrollohet mire..me ate rast ben dhe ndonje transaksion bankar me paret e vjedhura nga shqiptaret qe po i vret me ilace te skaduara qe sigurohen nga pastrimi i depove te Europes Lindore dhe Rusise

Comments are closed.

Lini një Përgjigje