NATO: Ja shtetet anëtare të organizatës në misionin e Libisë dhe kontributi i tyre

31 Mars 2011, 18:23Politika TEMA

NATO shpalli të enjten në faqen e saj se 16 nga 28 shtete anëtare po marrin pjesë në misionin në Libi, që parasheh një zonë ndalim- fluturimi, një embargo armësh e sulme ajrore për të mbrojtur civilët.

Shqipëria, Kroacia, Çekia, Estonia, Gjermania, Letonia, Lituania, Luksemburgu, Polonia, Portugalia e Sllovenia nuk po kontribuojnë në përpjekjet ushtarake. SHBA, Franca, Britania e Italia janë kontributorët më të mëdhenj në këtë mision.

Ja lista e plotë:

Belgjika: gjashtë avionë luftarakë; Britania: 17 avionë dhe dy anije; Bulgaria: një anije; Kanadaja: 11 avionë dhe një anije; Danimarka: katër avionë; Franca: 33 avionë dhe një anije; Greqia: dy avionë dhe një anije; Italia: 16 avionë dhe katër anije; Holanda: shtatë avionë dhe një anije; Norvegjia: gjashtë avionë; Rumania: një anije; Spanja: gjashtë avionë dhe dy anije; Turqia: shtatë avionë dhe gjashtë anije; United States: 90 avionë dhe një anije.

3 komente në “NATO: Ja shtetet anëtare të organizatës në misionin e Libisë dhe kontributi i tyre”

  1. ben says:

    Cfare te ndihmojme ne mor jahu?Aviona s’kemi,anije luftarake po ashtu,e me cfare me e ndihmu ne NATO-n?Kur ti vije siraja per njerez,po,i mbledh Sala ne Zall Herr,dhe nji ku u bo ndihma.(besoj se pushke ka ushtria jone)

  2. raimondi says:

    Shqiperia :…nje Benz te blinduar —- I Sales domosdo

    p.s. –Por edhe Agapimeno Edushka te njejten gje do bente … .

  3. Falcon says:

    Shqiperia vetem grupin e jevgjve te fierit…me kengen per sali berishen te argetoje trupat e NATO-s………Shqiperia praktikisht eshte jashte NATO per shitje sekretesh te Ruset dhe Serbet nga Sali Berisha dhe Xhozefina Topalli

Comments are closed.

Lini një Përgjigje