Gjykata e Fierit ka lënë në burg autorin e vrasjes së një fëmije 9-vjeçar tre ditë më parë, Hysen Sulkaj. Ky i fundit, për shkak të gjendjes së rënde mendore në të cilën ndodhet, do të qëndrojë në ambientet e një spitali psikiatrie.
Sulkaj, nga fshati Donofrosa, komuna Cukallat në Fier, i cili goditi disa herë barbarisht fëmijë 9-vjeçar E.Ndreka 9 vjeç, nga fshati Luar, duke i shkaktuar vdekjen, nuk ka folur gjatë dhënies së masës së sigurisë nga ana e gjykatës.
Krimi i rëndë i ndodhur pak ditë më parë ka tronditur opinionin publik dhe ka ngritur shqetësimin e lënies të lirë të personave me probleme mendore, të cilët mund të jenë të rrezikshëm për shoqërinë, siç ishte rasti i Hysen Sulkaj.