Ata janë heronjtë e katastrofës atomike në Japoni. 50 punonjësit përpiqen prej tre javësh që të stabilizojnë situatën në centralin atomik të Fukushimës. Por e dinë që kjo do u kushtojë jetën. “Do të vdesim. Disa nga ne brenda disa javësh”. Kështu i rrëfehet një nga punonjësit e Fukushimës nënës së tij në një bisedë telefonike.
“E kemi pranuar një gjë të tillë. Të gjithë po sakrifikohemi për të shpëtuar vendin. Do vdesim tani në spital ose më vonë nga kanceri.”
Situata në Japoni vijon të jetë shqetësuese. Rrezatimi ka prekur edhe qumështin në SHBA. Uji është i ndotur dhe peshkatarët nuk lejohet të dalin në det.
Comments are closed.
Jeni superheronj,te pavdekshem per vendin tuaj dhe mesim per gjithe njerzimin ne bote.
Sikur te kishim 1/1000 e partiotizmit te japonezeve .
Sali Berisha ka dale me prejardhje te larget japoneze …