Tashmë është zyrtare: Bosnje Hercegovina është pezulluar nga të gjitha kompeticionet evropiane. Vendimi është marrë ditën e sotme nga ana e UEFA-s, pas refuzimit të Bosnjes për të ndryshuar statusin e vet.
UEFA kërkonte që në krye të Federatës së Futbollit të Bosnjës të kishte vetëm një president me mandat katër vjeçar, gjë që është hedhur poshtë nga ana e drejtuesve boshnjakë. Federata e Bosnjës aktualisht ka tre kryetarë, të cilët drejtojnë me rotacion.
Pas vendimit të UEFA-s, tashmë të gjitha ndeshje e Bosnjës zerohen dhe ekipet që kanë luajtur ndaj saj u hiqen pikët që kanë fituar. Kjo situatë e ndërlikon shumë situatën në grupin ku bën pjesë kombëtarja jonë. Megjithatë, për Shqipërinë ky mund të jetë një lajm pozitiv, duke qenë se është larguar një kundërshtar i drejtëpërdrejtë.
Comments are closed.
Nje me pak