Deputeti socialist Ilir Beqaj ka dorëzuar sot në Prokurorinë e rrethit Tiranë një kallëzim për “vjedhjen e konsumatorëve shqiptarë përmes faturimit të energjisë elektrike”. Beqaj tha se faturimi mbi 30 ditë është abuzim e vjedhje nga kompania shpërndarëse, ndërsa Berisha është ortak me këtë kompani.
“Pas përpjekjeve disa mujore si qytetar, po dhe në kuadër të angazhimit tim në Kuvendin e Shqipërisë, për të përmirësuar mënyrën e faturimit të energjisë elektrike për shqiptarët, sot iu drejtova prokurorisë së Tiranës me një kallëzim “për mënyrën e faturimit të energjisë elektrike nga operatori i shpërndarjes”.
Tashmë të gjithë janë të bindur që faturimi mbi 30 ditë në kushtet e faturimit me dy fasha është abuziv. Sali Berisha nga njëra anë premton se do u falë qytetarëve faturat e energjisë, ndërsa nga ana tjetër jo vetëm që nuk është në gjendje të mbrojë interesat e konsumatorëve shqiptarë, por me kompaninë shpërndarëse të energjisë ku është aksioner dhe është i ulur në Këshilli Mbikëqyrës vazhdon të vjedhë shqiptarët,” tha Beqja pasi doli nga prokuroria.
Comments are closed.
more zoteri ti duhet tu besh thirrje atyre qe i kan paguar leket e dritave te ngrihen ne proteste e te kerkojne leket mbas nje me nje,,po ku eshte pare ky fare shteti legenash qe ne cdo 5 vjet ben ligje apostafat per te mbrojtuar ata qe shkelin ligjet’Amnisti fiskale””legalizime”Falje detyrimesh”dhe te marri fund nje here e mire sundimi i pakices mbi shumicen,,ndaj ju duhet te ngini shumicen te protestoje se asaj po i behet padrejtesi,pasi me leket e saj paguhen dhe ato te atyre qe nuk paguajne