Edicioni i lajmeve në televizionin shtetëror (TVSH), nisi dhe përfundoi duke u ndërprerë nga mesi, i shoqëruar gjithë kohës nga audio serbe.
Gafa ndodhi në orët e para të 1 prillit pikërisht në orën 02.00 kur TVSH transmetoi edicionin informativ të natës.
Ndërsa pritej që të jepeshin normalisht lajmet, për më tepër ato ishin të regjistruara që në orën 22.30 dhe po ritransmetoheshin, shikuesit janë shtangur kur që në siglën e lajmeve dhe në vijim në prezantimin e titujve kryesorë, në sfond audio ishte në serbisht.
Në fakt kjo vazhdoi gjatë gjithë kohës. Pas prezantimit të titujve kryesorë, Leon Mekshi prezantoi lajmin e parë, atë të kryeministrit që lajmëroi shpërblim për kombëtaren.
Koincidenca ishte se edhe audio serbe po ashtu transmetonte edicion lajmesh, por “për llogari” të TVSH.
Ndërsa në pamjet shfaqej kryeministri teksa shpallte vendimin për kuqezinjtë, zëri i spikerit serb raportonte për zhvillimet në Serbi dhe pasqyronte politikën e Beogradit.
Lajmi i dytë kishte sërish në qendër kryeministrin, me vendimin për të hequr tarifën doganore për biznesin fason, por në sfond dëgjohej sërish spikeri serb që raportonte për Gedafin dhe sulmet e aleatëve ndaj tij.
Lajmi i tretë kishte sërish një vendim qeverie atë për marrëveshjen që i hap rrugë ndërtimit të rrugës Tiranë-Elbasan.
Ndërsa spikeri Leon Menkshi raportonte mbi mbledhjen dhe kronika jepte herë citime nga Berisha dhe herë pamje të filmuara me helikopter në rrugën aktuale, në sfond spikeri serb përshkruante si Gedafi po reagon fuqishëm kundër aleatëve perëndimorë që sipas tij e kanë pushtuar Libinë.
U desh të kalonin afro 15 minuta që lajmet anormale të ndërpriteshin dhe teknika e TVSh futi një seri spotesh promocionale të programeve të saj, këtë radhë të sintonizuara figura me zërin.
Comments are closed.
Filluan bashkpunimin hapur tani. Normale s’ka me turp e pergjegjesi per asgje sot.
ky televizion mbahet nga parate e shqiptareve….
menaxhohet mjaft keq nga shqiparet…
shperdorohet maksimalisht nga shqiptaret….
e meriton pikerisht emrin radiotelevizioni i te paafteve shqiptare…
ndoshta do te vije ndonje dite e t’i gjejne ndonje destinacion tjeter…
por ama, te mos shkojne me parate e shqiptareve ne nje institucion kaq te papergjegjshem e te keqmenaxhuar…
minimalisht dikush ose do te duhej te jepte doreheqjen sot…
ose nuk e di se sa persona pergjegjes per tekniken do te duhej te kishin bere plackat gati…e te shkonin te gjenin ndonje pune tjeter…
kjo ceshtje po behet qesharake…paguaj qe te kesh nje TV qe nuk te perfaqeson me…
eshte kthyer vetem ne nje grope thithese parash…
per ndonjerin edhe stimulues instiktesh…
Ketu politikanet duhen denuar per tradheti kombetare te gjithe pa perjashtim ne fillim te djathtet e me pas te majtet.Per Serbine ky moment eshte i arte, me lire se shet Berisha vendin e tij Serbet nuk gjejne me… Hajde so do dali shume shpejt plani i Berisha-Tadic te zhvilluara ne fshtehtesi….
Sic duket do jete ndonje spiun serb ky Leoni ———–Se tani u be e modes ne Shqiperi politka nehet me pjesmarjen e spiuneve greke e serbe –se gjasme do futemi ne Europe
Se kue e gjejne kete filozofi politike keta qe kemi ne krye zoti e di .
Po s’ka Prokurori –se po te ishte ndonje nejri serioz ne krye te prokurorise e kishte marre ne ndjekje penale kete Leon miiun, e denonte nja 5 vjet te mira —-per fyerje te ndjenjave te popullit shqiptar —
dhe e shifnim pastaj si do vepronin te tjeret……
S’ka as opozite ———–se nje opozite serioze do ngrihej sot e do bente namin ne parlament dhe me protesta kunder kesaj fyerje ne TVSH .
————Kjo eshte opozite shumne e forte —plot ide per te ardhmen qe lufton vetem per Progresin …loooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooo
——————-Opozite AGAPIMENO ——–ndaj i lejohet te jete e tille
Po c’hyn Leoni ne kete gafe te TVSH-se?
Edhe ju parashkruesi “raimond” t’ju vije turp qe shkruani c’tju teket e pergojoni me idiotesite qe ju vijne per mbare nje gazetar si Leon Menkshi, qe edhe pa folur asnje fjale e rezaton kapacitetin e te imponon respekt.
Miu jeni ju, qe kruheni prapa poces; jeni bere si grate e liga, vetem vrer e zeher nxirrni nga goja. Turp!
Sherbimet e huaja me ne krye Edvin Kristaq Ramen po tentojn te destabilizojn stacionin me demokratik qe ka shqiperia . me veprimtarine tyre ata mendojn se do ja hudhin popullit shqipetar . po ne dim mire veprimtarin e tyre dhe me danat e ligjit do ja shkulim dhembet ktyre tradhetareve … rroft shqiperia rroft pd RROFT Sali Berisha
do jet genjeshter per 1 prill kjo se ska mundesi….
TVSH eshte televizioni qe Saliu mori me tanke dhe e ktheu ne nje stacion si ato te te gjithe diktatorve qe japin vetem fytyren e tyre dhe sukseset e tyre… Sali mavrija nuk menaxhon dot as nje TV jo te jete kryeminister….ne fakt dhe ne vucidol po te kandidoje per kryeplak ,nuk do fitonte pa ndihmen e Serbeve dhe atyre Kosovarve qe punojne per Serbine
Te dashur komentues te majte ete djathte a nuk e dini se krue hajduti Sali Berisha Serbia eshte nga fshati i gruas,prandaj te mos ju vij cudi qe bene kaq shume per serbin.Saliu qendron ne pushtet me votat e vjedhura vetem e vetem per shkaterimin e shqiperise