Pas takimeve të zhvilluara me krerët më të lartë të politikës shqiptare, zëvendësndihmës sekretari i Shtetit për Evropën dhe për Azinë, Tomas Kantrimen ka mbajtur një konferencë për shtyp. Ai ka theksuar rëndësinë e zgjedhjeve të 8 majit.
Sipas Kantrimen, zgjedhjet vendore do të jenë shumë të rëndësishme për integrimin e Shqipërisë në BE. Ndërkohë, ai ka thënë se është me shumë rëndësi që të ketë dialog. Kantrimen ka thënë se aktualisht është vonë për ndryshimin e Kodit, por jo për dialogun. Ai ka thënë se partitë politike urgjentisht duhet të nisin dialogun mes tyre.
Ndërkohë, duke folur për transparencën e zgjedhjeve, ai ka thënë se kjo është shumë e rëndësishme për një shoqëri.
Duke folur për lirinë e mediave ai ka theksuar se është shumë e rëndësishme që fjala e lirë të respektohet dhe asnjë qeveri nuk duhet të bëjë përpjekje të shtypë apo kontrollojë pushtetin e katërt.
KONFERENCA E PLOTE
Është diçka e mrekullueshme të jem përsëri në Shqipëri, sidomos në një ditë të bukur pranvere. Nuk kam në plan t’ju mbaj një fjalim të gjatë sot. Dua vetëm të vë në dukje tri pika të rëndësishme dhe më pas do t’iu përgjigjem pyetjeve.
Së pari, Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të bashkërendojnë shumë ngushtë me Bashkimin Europian dhe me OSBE-në sepse bashkëndajmë të njëjtën shpresë për të ardhmen e Shqipërisë. Siç na kujtoi të gjithëve vizita e Komisionerit Fyle, e ardhmja e Shqipërisë është në Bashkimin Europian dhe shpresoj që të gjithë shqiptarët do të mbajnë parasysh që pikërisht kjo është çështja dhe sfida më e madhe, më e madhe edhe se zgjedhjet që po vijnë muajin tjetër.
Suksesi i këtyre zgjedhjeve mund të përshpejtojë ose mungesa e suksesit mund ta ngadalësojë procesin e anëtarësimit në BE. Është e kuptueshme që duam të shohim një përshpejtim; kjo është ajo që meriton populli shqiptar. Kjo më sjell në pikën e dytë që dua të vë në dukje.
Siç e kam thënë edhe më parë, këto zgjedhje për qeverisjen vendore, nuk i përkasin partive politike; i përkasin popullit shqiptar. Shqiptarët duhet të marrin pronësinë e këtyre zgjedhjeve duke marrë pjesë në to, duke këmbëngulur për një fushatë të pastër, si edhe duke ofruar vëzhgues të pavarur vendas.
Gjithashtu, njerëzit duhet të këmbëngulin dhe të presin nga partitë të respektojnë nevojën për një mekanizëm të pastër për të zgjidhur çfarëdo mosmarrëveshjeje që mund të lindë ditën e zgjedhjeve.
Pika e tretë, shumë shkurt, është që Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të këmbëngulin në respektin për institucionet e pavarura të Shqipërisë, sipas Kushtetutës së Shqipërisë. Këtu përfshihet edhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, edhe pse ky nuk është një institucion i pavarur në po atë mënyrë si edhe Prokuroria e Përgjithshme.
U takova me Z. Ristani sot. Së pari, theksova që Komisioni duhet të jetë i drejtë dhe objektiv si dhe transparent në të gjitha vendimet e tij. Së dyti, që presim nga të gjithë anëtarët e Komisionit që të respektojnë detyrimin e tyre për të marrë pjesë në punën e Komisionit. Dhe, së treti, që SHBA, ashtu si dhe BE dhe OSBE, respektojnë rolin e Komisionit për të vendosur standardet për zgjedhje të drejta dhe për zgjidhje të drejtë të çfarëdo mosmarrëveshjesh.
Këto janë tri pikat e mia kryesore. Ju premtova që, për herë të parë, të flisja shkurt. Me kënaqësi do t’iu përgjigjem pyetjeve tuaja.
A ju është kërkuar nga partitë garanci për procesin dhe për transparencën paszgjedhore. Dhe, e dyta, a keni parashtruar në bisedimet, me Kryeministrin ndoshta, rëndësinë për të respektuar lirinë e mediave, sidomos kur ato janë kritike ndaj qeverisë?
Lidhur me pyetjen e parë, të dyja palët shprehen se ato besojnë tek transparenca përpara, gjatë, dhe pas ditës së zgjedhjeve. Dhe unë iu besoj atyre. Ata kanë ende mendime të ndryshme lidhur me mënyrën për ta arritur transparencën pas zgjedhjeve. Kjo është një çështje e cila mund të trajtohet vetëm me anë të dialogut të drejtpërdrejtë mes dy palëve. Nëse SHBA, apo OSBE, apo bashkësia ndërkombëtare në përgjithësi, mund të ndihmojnë për ta zgjidhur mosmarrëveshjen, ne do të ndihmonim me kënaqësi.
Lidhur me pyetjen e dytë, më vjen shumë mirë që e ngritët sepse liria e medias shkon krah për krah me përgjegjësinë e medias. Nuk duhet të ketë kurrfarë përpjekjeje nga asnjë qeveri, as për të shtypur e as për të kontrolluar median për të përfituar mbulim pozitiv. Në të njëjtën kohë, edhe media ka një përgjegjësi ndaj popullit shqiptar – të shmangë atë lloj retorike politike që rrit nxehtësinë, por nuk rrit transparencën.
E diskutova këtë edhe me Presidentin Topi. Bëra të qartë që ne respektojmë përpjekjet e tij për t’i kujtuar popullit shqiptar përgjegjësinë e tij për të marrë pjesë plotësisht në zgjedhje dhe për të treguar nivelin e duhur të skepticizmit kundrejt atyre që dëgjojnë qoftë nga partitë politike ashtu edhe nga media.
Ju thatë që transparenca është një çështje që duhet trajtuar nëpërmjet dialogut politik. Këtu ndahen partite e mëdha, Partia Socialiste dhe Partia Demokratike – nëse ky dialog duhet zhvilluar para datës së zgjedhjeve apo pas. OSBE ka thënë qartë që nuk duhet ndryshuar Kodi Zgjedhor sepse kjo do të minonte procesin. Çfarë mendojnë SHBA për këtë?
Së pari, transparenca është një vlerë që është shumë e rëndësishme për një demokraci dhe, siç thashë, të dyja partitë e bashkëndajnë këtë vlerë. Procedura specifike për ta arritur është ajo për të cilën ka ende mosmarrëveshje. Nuk jam i sigurt nëse duhet quajtur dialog politik apo dialog teknik, apo nëse duhet mbajtur mes partive në kuvend apo në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Por, është një dialog që duhet të ndodhë urgjentisht.
OSBE ka të drejtë – që është shumë vonë për të bërë ndryshime madhore në Kodin Zgjedhor. Por nuk është tepër vonë që partitë të bien dakord për rregulla të drejta fushate dhe procedurale kur këto janë jashtë Kodit Zgjedhor.
Në vizitat tuaja të mëparshme, ju keni thënë që partitë duhet të fillojnë një dialog konstruktiv. Por kjo nuk ka ndodhur. Pyetja ime e parë: a keni marrë shenja se do të ketë një kompromis dhe dialog konstruktiv përpara zgjedhjeve? E dyta: Komisioneri i Zgjerimit Fyle tha se rrezikoni integrimin europian nëse zgjedhjet nuk janë të drejta dhe të lira. Sipas opinionit tuaj, çfarë rrezikon Shqipëria nëse nuk ka zgjedhje të lira dhe të drejta.
Po e filloj me pyetjen e dytë. Komisioneri Fyle është eksperti më i lartë për këtë pyetje. Dhe, nëse e thotë ai që dështimi për të mbajtur zgjedhje të besueshme është një zmbrapsje për anëtarësimin e Shqipërisë në BE, nuk mendoj se një diplomat amerikan mund të shtojë apo heqë ndonjë gjë nga ky vlerësim.
Çështja nuk është vetëm teknike lidhur me anëtarësimin në BE. Ndaj, e kam një opinion lidhur me çfarë tjetër rrezikon Shqipëria nëse këto zgjedhje nuk janë të pastra. Ky vend nuk ka arritur sukses në çuarjen përpara të axhendës së reformave që mund ta bëjnë vendin më të begatë dhe një vend ku shqiptarët të jenë edhe më krenarë të jetojnë. Dështimi në këto zgjedhje, dështimi për të zgjidhur mosmarrëveshje rrezikon që të vazhdojë kjo mungesë përparimi, mungesë veprimi nga Kuvendi. Si në çdo vend tjetër, njerëzit do të gjejnë një mënyrë për të ecur përpara, për t’i bërë jetët më të begata dhe për t’i bërë qytetet e komunitetet e tyre më të begata, edhe nëse Kuvendi nuk e kryen detyrën që ka. Por nuk është ajo çka ndonjë prej nesh dëshiron të shohë në Shqipëri. Ne duam përparim.
Lidhur me dialogun midis partive: Jam në një mendje me deklaratën që Kethrin Eshton bëri në emër të BE-së, që mungesa e kontaktit të drejtpërdrejtë ka qenë burim shqetësimi për ne dhe ka çuar në dështimin e Shqipërisë për të përparuar. Pati disa shenja shpresëdhënëse këtë javë, si në seminarin e drejtuar nga Z. Fyle ashtu edhe në diskutimet mbi një Kod Sjelljeje për zgjedhjet vendore. Kjo është diçka e mirë por nuk mjafton dhe unë mendoj që populli shqiptar e bën dallimin midis një takimi që organizohet për të kënaqur Brukselin dhe Uashingtonin dhe një takimi ku do të flitej sinqerisht mbi çështjet dhe do bëhej përparim.
Si e shihni të ardhmen e Shqipërisë, jo vetëm në kontekstin e zgjedhjeve?
Me shumë optimizëm. Kam pasur mundësinë të bisedoj me shumë miq në pjesë të ndryshme të Bashkimit Europian gjatë dy muajve të fundit, lidhur Shqipërinë. Dhe, siç e thashë, të gjithë bashkëndajnë shqetësimin që çështjet lidhur me zgjedhjet vendore të zgjidhen dhe të mos përkeqësohen. Pra, ka diçka për t’u shqetësuar nga pikëpamja afatshkurtër. Por, në pikëpamjen afatgjatë, bashkëndajmë perspektiva shumë pozitive.
Këtu do të theksoja dy çështje. Së pari, që bashkëndajmë vlerësimin e shumë njerëzve në Bashkimin Europian, që përparimi që Shqipëria ka bërë në dhjetë apo dymbëdhjetë vitet e fundit, në fushën sociale, ekonomike, politike, është dramatik. Nëse sistemi politik mung të shkrijë, duhet të jemi optimistë për ta rimarrë ritmin e shpejtë të përparimit.
Pika e dytë, ashtu si miqtë e mi në BE, na ka lënë shumë mbresa politika e jashtme e Shqipërisë. Pra që pavarësisht nga situata e brendshme politike, gjatë qeverisjeve të ndryshme njëra pas tjetrës, politika e jashtme e Shqipërisë ndaj fqinjëve dhe botës më gjerë ka qenë pozitive, frytdhënëse dhe ka kontribuar për stabilitetin në rajon dhe në nivel global. Pra, vizioni ynë është optimist.
Çdo gjë është e qartë!
Comments are closed.
Shefi i tij James Steinberg ka lene detyren e tij me 30 mars per tu bere dekan ne Maxwell School prane Syracuse University. Ne vend te tij eshte emeruar William Joseph Burns. Pra ai mbetet perseri zevendes i zevendesit. Ata qe shkelin ne Shqiperi kam pershtypjen se marrin “qimen” e derrit ose largohen ose shkarkohen. I pari qe mori “qimen” e derrit ka qene mareshali Zhukov qe u shkarkua ne gjate udhetimit me avjon nga Tirana ne Moske. Kam pershtypjen se dhe ky po na le shendene me udhetime lamtumire. Kur vjen shefi i ri gjithmone ndryshon dicka…
po pse ore burrefshati qenka vone per te ndryshuar kodin,ju brenda dites u mblodhet bete anijet e topat gati edhe po e kepusni ne mes Gerrdafin,,ca eshte kodi ,bobe atomike!,,shtoni nje pike atje qe kush ka ankesa dhe dyshon per Mnaipulime te hapi kutit edhe mbasi kan mbaruar zgjedhiet.pike pikcuditese edhe pikpyetje,edhe ska njeri goje te hapi me vone edhe zgjedhiet nuk i konteston njeri,edh ti nuk ke pse vejn me te na cash veshet,po keshtu edhe Fyleja,ska pse del nga haleja,,se dialog kemi nja 20 vjet qe bejme ne edhe mbas cdo dialogu mberthejme hunje e kallash edhe e ndezim tym ane e mban
A e degjoni hysni trimin, ja pra kjo eshte opozita jone shqiptare. Lexojeni postin e Hys Dajakut dhe e kuptoni vet.
Kete rradhe nuk jam dakort me ty. Dy nene te kodit duhet te ndryshohen 1- komisioneret te mos jene militant te partive dhe 2- Çdo kuti duhet hapur me kerkesen e çdo subjekti apo individi .Kur deshen larot (Berisha dhe Edi ) e ndryshuan kushtetuten per 24 ore .
Mire e ke o hysni dajaku, je i qarte ne ato qe shkruan. Per transparence nuk duhen shume debate dhe bisedime te gjata. Nese ka ankesa dhe kontestime, te hapen kutite se aty jane faktet, nese nuk ka te rine te mbyllura, aq i thjeshte eshte muhabeti. C`ka ketu per moskuptime? Kush nuk e do kete klausole atehere do te fshehe dicka. Pike.
o Robert!po nuk mu ndave o burr i dheut:)))..po si e do opoziten ti!!,,apo nuk e do fare!,,meso dicka nga une se jam Pr Dr ne fushen e politikes:)),,kur shkruaj une ti duhet te mbash shenime e jo te me kundervihesh:)))opozita ka gjithmon te drejte kur eshte ne opozite,se kur vjen ne pushtet ben padrejtesi..
nese pushteti nuk degjon opoziten,,athere ke duhet te degjoje!!,ta therras ne tryeze e pastaj ta firmos me Mediun,me Idrizin e me i Ilrin,pra te firmos me vehten!!..dhe nuk eshte opozite do si do.por eshte PS-ja qe ka vota sa Saliu me gjith shoket bashk duke hequr ato qe i vidhen,,,ndaj duhet degjuar se vetem keshtu rregullohet situata,nuk qetesohet gjendia duke e konsideruar gjysmen e popullit si minorance,por si pal me te drejta te barabarta.dhe do e shikosh qe situatado jet shume here me qete dhe me e mire
O hys me vjen keq por sma mbush mendjen. Rolin e pozites dhe opozites e dine edhe femijet 3 vjec. Problemi i njerezve si puna jote Hys esht qe vetem akuzojne, shpifin, flasin kundra nderkombetareve kur si shkojne fjalet e tyre per shtat, dhe nuk respektojne voten. Kur je ne opozite duhet te rrish ne kuvend dhe te votosh pro ose kundra projektligjeve qe paraqiten. Ne kete rast PS ose partia e s… nuk i ka votat e duhura pasi per fat te keq ose te mire Edi me Ilirin nuk rane dakort se kush te behej kryeminister keshtuqe i ben pune Saliut. Sa per vjedhjet ato kane ndodhur nga te dyja palet. keshtu qe tani o hys degjoje ate burrin e fshatit dhe merrni pjes ne gjedhje sic ben bota e qyteteruar ose nqs nuk ju pelqn hypini anijes dhe degdisuni ne bregun e fildishte, armatosuni dhe futjani njeri tjetrit.
hahahaha futjani njeri tjetrit hahahahahahaah sa bukur e ke then mor Robert hhahahahahahaah
te lumt tregojuja ketyre pucisteve te ndyr ….si su afrove icik te kryeministria me 21 janar mor hyse dajaku se do te tregoja un tyyy ….ta them un ty pooo
Pd esht e ardhmja …edvini esht i destinua me hup …ta them un ty
Ty robert do te bej drejtor te TVSH se e doke shqiperin demokratike ashtu si dhe une.
kurse ty hysni dajaku meqe me shpetove me 21 do te fus i dajak qe ta mash men ….rroft Sali Berisha
Na kenoqi ky amerikoni,nuk thote asi gjo.Edhe kete here si perhere.Edhe gazetaret bejshin pyetje idiote,qe i dihet pergjigjia pa e hap gojen.
Naka ardhur rradha dhe ne te marrim kete poste ,çpresim ne te flase ky zvendes i zvendit te zevendesit vetem keshtu kumbllash mund te nxjerre nga goja .Nuk ja vlen me u mar me kete qe bisht qeni ka per te mbetur ne karieren e tij politike.Dy gjera skane kuptuar keta zv endesat qe bota mbas renies kullave dhe mbas publikimive te wikileaks nuk eshte me ajo qe ka qene.
Perse nxitohet kaq shume zevendesi i zevendesit te zevendesit te zevendesit te “nena dhise”!Teksasmeni Kantrimen qe shquhen per shpirtin tregetare,edhe kete radhe kerkone me ngult futjen e Shqiperise ne BE,a thua se Europa varet nga Kantrimeni.Ky zoteri me lobingun e tij qe bene indirekt per qeverisjen mahnitese te “Fenomenit”,kerkon te na mbushe mendjen se vetem nepermjet ketij diplomati,e kesaj qeverie Saliniane ne mund te bejme te mundur futjen tone ne BE.Ose ky si edhe heren tjeter ka ardhur me urdher te “Nena dhise” pas ankesave te shumta per ambasadorin “mik” te Shqiperise e qe viziten e tij te detyruar kerkon ta shpernguli ne lobingun e tij per ne BE.Zoti Kantrimen n.q.se vertet doni qe Shqiperia te hyje ne BE,ndegjoni zerin e nje populli qe qeveriset nga nje bande hajdutesh e qe kerkon ndryshim,ndegjoni zerin e nje populli qe eshte kunder veprimeve arbitrare te nje njeriu te veshur me petkun e nje ambasadori e qe bie ndesh me qendrimet qe duhet te mbaje e respektoje nje ambasador qe bien ndesh edhe me interesa
vazhdon
intersat e vete vendit tuaj.Mos e beni vehten t’ju ndodhi si ne shtetin fqinje “Kosove”.urojme qe te beni politiken Amerikane e jo Teksiane,qe pavaresisht gjendjes se ku ndodhet sot ky vend ka aq njohuri e dije per t’ju vleresuar se perse po perpiqeni se bashku me “miqt” e tjere.Se fundi ç’fare u ben me “ekspertizen” qe Ju i afruat Shqiperise lidhur me vidion e z.Meta dhe ate te 21 Janarit?
Kjo qeveri duhej te ikte urgjentisht qe pas tragjedise se Gerdecit. Por meqe ne kete gje kishin gisht amerikanet me ne krye ish ambasadorin Withers, Sales ju dha nje shanc i madh per te vazhduar te mbaje karrigen edhe pse vrau 26 vete e plagosi dhjetra te tjere. Ndaj ato qe thote Countryman si cdo zyrtar tjeter amerikan jane hipokrizi…
“It comes down to dollars and cents”
Mesdheu eshte bere nje rremuje pa asnje ligjshmeri qe nga momenti qe Gadafi “snapped”.Kercenimi i puseve te naftes si dikur sadami,kerrcenimi i vendeve perreth rajonit si ca kohe me para ai koreanoveriori qe pi uiski dhe mban gishtin tek butoni i kuq,te lidhura ngushte dhe njekohesisht te kunderta,me perpjekjet e “west dhe east “per te vendosur pronarin e tregut te mesdheut e kane bere ekuacionin e mesdheut me shume te panjohura.Shtese tjeter dalin dhe aziatiket e verdhe te Kines meqe i gjithe ai ‘investim per ti ju afruar ketij tregu “via africa” po i del per lesh….
Pra ne kete situate qe daj sam u terhoq nga libia “perkohesisht” meqe interesat e cmimit te fucise po shkojne drejt 140$ ,dhe qe te kujtojne exact politiken qe ndoqi ne Irak part II para se ta varte sadamin,franca qe eshte akoma inerte ndaj problemit east african qe ne fund te fundit eshte ne idle sepse tashme “wag the dog” po shkon drejt pompes se naftes ne algjeri dhe tek komshinjte e vet…
Do te duhet qe pompa e naftes ne afriken e lindjes te ndaloje ne menyre qe daj sam te rikthehet ne libi per te filluar prodhim ketu meqe stocku ne burse eshte blere dhe nuk ka as1 shanc qe te kthehen dollaret mbrapsh….Dmth shkurt muhabeti edhe per nja 6 muaj deri sa te vendoset ekuilibri ne stock pazar nuk ka per te patur as1 ndryshim.
Tani te dal tek maloku…
Ketij po i pjell gjeli me daj sam per arsyet e mesiperme.Maloku e ka kuptuar situaten dhe e di shume mire se nuk eshte Rama kundershtari i tij ,meqe ra llafi, as qe e can menderen per kete te fundit, fakti qe amerikanet kane intesifikuar shume vizitat tek maloku nuk ka te beje fare me ate qe ata e mbeshtesin malokun por me ate qe e kane vene ne “total control” dhe sa here qe maloku mundohet qe te “snap out” vjen ustai nga DOS ne rinas per 24 hrs per ti hequr veshin.Disa jave me para nje kerrcenim per malokun dhe shume i qarte mu ne foltoren e parlamentit me emrin pacolli ,nuk dua te zgjatem per kete personazh, e ka trembur shume malokun qe po i kthen syte me deshperim ne juglindje te shqiperise.
Mesazhet e malokut per ndonje dreke tjeter tek krokodili nuk po degjohen mire nga BE sepse asnje nga keta te fundit nuk eshte “shperblyer” nga maloku dhe hakmarrja e evropit tani me shume se kurre e ka mbyllur ne kulle aq poshtersisht malokun tone sa edhe ligjet qe presin per tu aprovuar ne parla-zoo-ment nuk po kalojne sepse presin konsulencen e “krokodilit” por ky i fundit ka “closed up shop” per malokun.
Mendoj se malokut do i duhet qe te “pick up side” gje te cilen opozita jone e corientuar teresisht nuk po mundohet te beje.daj sam kete e ka kuptuar shume shpejt dhe si rezultat meqe existon dhe “time contraint” ne cmimin e naftes eshte e pamundur qe te presi “ceta” sa te mblidhet fshati per te rivendosur kodin e ri.
Ndaj dhe maloku del dhe thote se nuk ka zgjedhje te parakoheshme edhe sikur ti humbi zgjedhjet e majit.Kete ne fakt e thote sufleri me down syndrome arvizu dhe jo maloku qe te koptohemi drejt…
Mendoj se rikandidimi i Rames kete rradhe e ka mbyllur opoziten me 7 celsa dhe i ka hedhur ne lume….eshte shume e veshtire qe opozita te rikuperohet mbas ketyre zgjedhjeve lokale, dhe sikur te marrim rastin se do te behen zgjedhjet e parakoheshme,kjo opozite qe kemi nuk eshte ne gjendje qe te perfaqesohet jo me te fitoje.
Dmth rrethi vicioz ku jemi ne kete moment nuk ka as1 shenje per carje.Dhe fale daj sam sa vjen dhe forcohet me shume.
“Pick up side”