Partia Social
iste e degës Sarandë ka reaguar mbi spekulimet se kandidatura e Stefan Çipës nuk mbështetej nga drejtuesit e PS-së, Sarandë. Kryetarja e PS-së së këtij qyteti, Rajmonda Gjoni në një deklaratë ku ishte e shoqëruar nga kandidati Stefan Çipa dhe kryetari i rrethit, Gjergji Mërkuri, tha se ka nisur fushata elektorale në mbështetje të kandidatit të përzgjedhur tashmë. “Partia Socialiste Sarandë ka filluar punën për fushatën elektorale. Ajo është e bashkuar më shumë se kurrë për arritjen e fitores në Bashkinë e Sarandës dhe në të gjitha komunat. Kryetari i partisë së Sarandës, kryetari i partisë së rrethit janë në pozita pune dhe do të arrijnë fitoren. Sajesat mediatike nuk i përkasin PS-së Sarandë”,- tha Gjoni.
Raimonda Gjoni ishte një nga dy kandidatet favorite për kandidate të PS Sarandë. PS emëroi aty Stefan Çipën, ish Minister i Brendshëm dhe tre herë deputet në Kuvendin e Shqipërisë. Media afër qeverise foli për probleme me pranimin e kandidaturës së Çipës në Sarandë. Deklarata e zonjës Gjoni duket se e mbyll përfundimisht këtë debat. Përballë Çipës në Sarandë është Edmond Gjoka i Partise Demokratike, i cili drejton qytetin prej vitit 2003. Gjoka është favorizuar në dy fitoret e tij nga mbështetja që ka pasur nga PBDNJ, e cila këtë rradhë është me opozitën në Sarandë. Vetë Partia Socialiste është subjekti i parë zgjedhor në qytet.
Comments are closed.
Bravo Saranda,Stefan Cipa eshte personalitet.O burrani te bashkuar per fitore.
Ka pasur mbeshtetjen e PBDNJ-se thote ky ———-PBDNJ nuk ka elektorat fare–Ka vetem Dulen