Përurohet busti i deputetit të vrarë. Dokle: Xhindi u vra nga dora që vrau më 21 janar e në Gërdec

1 Prill 2011, 17:39Politika TEMA

Në ditën e lindjes së deputetit socialist të vrarë, Fatmir Xhindi është ngritur busti i tij në qendër të qytezës së Roskovecit. Në këtë ditë përkujtimore kryetari socialist Rama, deputetë të Fierit, drejtues të koalicionit “Alenca për të ardhmen” së bashku me banorë, familjarë, të afërm të deputetit Xhindi kanë marrë pjesë në ceremoninë e organizuar. Kryetari i PS Edi Rama së bashku me djalin e të ndjerit Xhindi zbuloi bustin e deputetit që përfaqësoi në tre legjislatura Roskovecin dhe banorët e tij.

Djali i deputetit të vrarë Xhindi u shpreh se: “Heshtja dhe qetësia me të cilën po e kalojnë institucionet shtetërore këtë çështje ka të njëjtën peshë mbytëse dhe poshtëruese si për ne familjarët e tij dhe për gjithë zonën dhe ata njerëz tek të cilët Fatmiri ka lënë një gjurmë dhe një shenjë respekti.”

Ndërsa Nënkryetari i Kuvendit njëherësh deputeti i PS, Namik Dokle, u shpreh se vrasja e Fatmirit është bërë nga e njëjta dorë që vrau Remzi Veselin në Kukës, 26 vetë në Gërdec dhe së fundi 4 shqiptarë të pafajshëm në 21 janar. Është kjo arsyeja pse kjo ngjarje ende nuk është zbardhur. Duke folur për aktivitetin 12 vjeçar të Xhindit në parlament Dokle nënvizoi: Fatmiri ynë ishte i shqetësuar deri në pagjumësi. I shqetësuar për fatin dhe familjet e varfra që ushqehen ende me lista. I shqetësuar për fermerët që rropaten pa përkrahje nga shteti. I shqetësuar për specialistët e bujqësisë dhe të naftës që flaken në rrugë të madhe. I shqetësuar për të ardhmen e vendit dhe të krahinës së tij. Ky shqetësim i madh qytetar e motivonte Fatmirin tonë të dashur tu drejtohej në parlament qeveritarëve me këto fjalë: “unë ju pyes ku janë me dhjetëra inxhinierë, qindra specialistë të Alpetrolit, të Armos, të arsimit, të KESH-it. Me cilët i keni zëvendësuar ata. Mos harroni keni bërë dy krime njëherësh. Keni lënë fëmijët e tyre pa bukë, por keni lënë edhe sektoret jetikë në duar injorantësh. Ndaj në veprat tuaja mungon shpresa. E vetmja shpresë është Partia Socialiste. E vetmja rrugë është projekti ynë”.

1 komente në “Përurohet busti i deputetit të vrarë. Dokle: Xhindi u vra nga dora që vrau më 21 janar e në Gërdec”

  1. raimondi says:

    O Dokle ti ke kryetarin e Partise tip miu , dhe Sala kete e mesoi –Ndaj azgje s’e ndal Salen kunder jush .
    Votat do tua vjedhi, edhe ndonje plumb do ua fusi kokes here pas here –dhe kryetari juaj do beje ato protestat e tij te famshme 1 here ne 6 muaj dhe kaq

    Ndaj mos vendosni ne krye njerez qe kane bere para , sepse ata e kane mendjen tek paraja dhe i duan gjerat gati —
    -Ata nuk luftojne per te haritur qellimin e Partise se tyre

    —Ndaj vendosni ne krye njerez luftarake , te ndershem, te pakoruptuar dhe patriote ————Vetem keshtu mund te merni pushtet, Ndryshe do kalbeni ne opozite ……

    Une nuk e kuptoj ket pune ——Dokle eshte me i afti ne PS, pse nuk vendosin Doklen ne krye te PS-se, por lene Edushken me shoke qe nuk bejne dot nje replike te thjeshte
    Dhe Dokle ka edhe nje mprehtesi ne replika te menjehershme qe asnje nuk i ka nga politikanet

Comments are closed.

Lini një Përgjigje