Presidenti i Republikës, Bamir Topi, është shprehur se, 20 vjet pas 2 prillit, kur në demonstratat kundër regjimit komunist u vranë katër persona, demokracia në Shqipëri nuk është konsoliduar ende.
Sipas presidentit Topi, rruga për të ndërtuar demokracinë në vend, vazhdon që të jetë ende sfida më e rëndësishme për shoqërinë shqiptare, edhe pse kanë kaluar 20 vjet nga kjo demonstratë.
“Në 20 vjetorin e demonstratës antikomuniste të 2 prillit në Shkodër, mendimi ynë shkon në nderim e respekt të kujtimit të katër dëshmorëve të demokracisë që u vranë pabesisht gjatë asaj proteste, studentit të dhjetorit Arben Broci dhe tre bijve të tjerë të Shkodrës Nazmi Kryeziu, Bujar Bishanaku dhe Besnik Ceka. Ata janë tashmë pjesë e pashlyeshme e qëndresës antikomuniste, e shpirtit shkodran që nuk pranoi kompromis për demokracinë e shumëpritur, por edhe e shpirtit shqiptar në përgjithësi që për lirinë ka luftuar e sakrifikuar në shekuj.
20 vjet nga ajo demonstratë që pati si protagonistë kryesorë studentë e gjimnazistë të Shkodrës, rruga për ndërtimin e demokracisë në Shqipëri vazhdon të jetë me sfida të rëndësishme, të cilat kërkojnë impenjimin e gjithsecilit. Përpjekjet e të gjithëve duhet të bashkohen për ta konsoliduar demokracinë tonë të re, si një garanci se po ecet në drejtimin e duhur, atë drejt familjes së madhe euroatlantike.
Nderim dhe respekt për katër dëshmorët e demokracisë dhe për të gjithë ata ish nxënës, studentë e qytetarë të Shkodrës, që 20 vite më parë demonstruan duke kërkuar siguri për të ardhmen e pluralizmit dhe sistemit demokratik të fituar në dhjetor 1990.
I paharruar qoftë kujtimi i Arben Brocit, Nazmi Kryeziut, Bujar Bishanakut dhe Besnik Cekës”, thuhet në njoftimin e Presidencës.
Comments are closed.
Per forca qe nuk eshte e konsoliduar dhe as per 20 vjet te tjera nuk ka per tu konsoliduar derisa ky popull te udhehiqet nga politikane te paskrupullt . Ju jeni llumi i ketij kombi.
President Heshtja, foli!
Presidenti flet pak dhe sakte loooooooooooooooooooooooooooooool hahahahahahahahahaha
Po ti ,çfare po ben per ta konsoliduar kete demokraci ?.
Pas 20 vjetesh, pushteti yt demokrat ,ne protesten e 21 janarit u mori jeten 4 njerezve te pafajshem.
Me mire rri strukur ne kolltukun tend e mos fol fare o servil i Sales,
Me Topa të zbrazur që rrinë ngrehur në pozicion nga mëngjesi në mbrëmbje, Demokracia nuk ka asnjë shans të afrohet …
Topi
Me kureshtje i kam degjuar fjalimet e dua ne Tv,,dhe mund te them se 60% e fjaleve qe perdor jane te fjaloreve te huaj,,gjuha shqipe jote eshte shume e varfer dhe fjalimet e fjaleve te tua qe rrjedhin nga anglishtja greqishtja etj duhet ti zhdukesh,ti je njeriu i pare i shqiperise ,,dhe fjalen parlament te lutem mos e perdor se at fjale na e kane vjedhur dhe te tjeret dhe e perdorin neper fjaloret e tyre ajo shqiptohet KUVEND ,,ose me mire te* ky-vendi* nje fjale e vjeter shqiptare,,
Prandaj une do te quaja ty nje president karkalec me floke per mbi vesh si ne vitet 80* ashtu i mbanim me pak bisht pellumbi mbrapa,,,