Dokle: Qeveria, në krye të trafiqeve ilegale

2 Prill 2011, 12:12Politika TEMA

Deputeti i PS-së, Namik Dokle, ka thënë se qeveria është në krye të trafiqeve ilegale. Dokle i është referuar më së shumti trafiqeve me naftën që po ndodhin në Shqipëri, për të cilat institucionet e vendit janë duke heshtur.

“Ministria e Financave duhet të kishte dhënë alarmin për këtë trafik, po ashtu edhe Ministria e Brendshme e Lulit të Saliut. Por heshtja e këtyre institucioneve është një tregues i qartë se shteti e drejton këtë trafik. Më 8 maj qytetarët do t’u japin atyre mesazhin e duhur, kurrë më. E vetmja zgjidhje është PS”, ka deklaruar Dokle.

Lini një Përgjigje