UPDATE- Mbylli sytë në moshën 76 vjeçare Haxhi Dede Reshat Bardhi, kryegjyshi botëror i bektashinjve. Ai u shua të shtunën në një spital në Tiranë, ndërsa kishte kohë që vuante nga një sëmundje e rëndë dhe e pashërueshme. Për shkak të problemeve shëndetësore ishte detyruar që të mos e kryente aktivitetin e tij. Kryegjyshi kishte kryer edhe dy ndërhyrje kirurgjikale më parë, një në vitin 2000 dhe një tjetër në vitin 2004.
Të menjëhershme kanë qenë reagimet e krerëve të politikës shqiptare. Presidenti Bamir Topi, në një mesazh shprehu ngushëllimet e tij për këtë humbje. “Me hidhërim të madh dhe dhimbje të thellë mësova se Haxhi Dede Reshat Bardhi u nda përfundimisht nga gjiri ynë. Në këtë ditë të trishtuar, shembulli i këtij njeriu me vlera të jashtëzakonshme humane e shpirtërore, i këtij udhëheqësi fetar të përkushtuar, i cili ka dhënë kontributin e vet të çmueshëm e të pakursyer jo vetëm për fenë e bektashizmit, por edhe për rivendosjen dhe konsolidimin e demokracisë në Shqipëri, na detyron të gjithëve të përulemi me nderim e respekt para jetës dhe veprës së tij,” thuhet në mesazhin e Topit.
“Haxhi Dede Reshat Bardhi i përket atij brezi të paharrueshëm atdhetarësh, të cilët iu kundërvunë diktaturës komuniste nëpërmjet forcës së shpirtit, besimit për të Plotfuqishmin dhe dashurisë për shqiptarizmën. Ai ishte jo vetëm një njeri i rrallë, një udhëheqës fetar altruist dhe frymëzues, por edhe një shqiptar i vërtetë, i cili e kaloi gjithë jetën dhe u shua duke luftuar e duke u përpjekur për idealet më sublime të besimit, lirisë, demokracisë dhe përparimit.
Shpirti i tij u prehtë në paqe!” – theksohet në mesazhin ngushëllues të presidentit.
Kurse kryeministri me anë të një mesazhi ka bërë me dije se po e ndiqte më vëmendjen gjendjen e rënduar shëndetësore të Baba Reshat Bardhit.
“Shqipëria dhe shqiptarët kanë pasur tek Kryegjyshi i bektashizmit një simbol të madh të mirësisë, paqes, mirëkuptimit dhe përkushtimit ndaj vlerave njerëzore e hyjnore. Pas shembjes së diktaturës komuniste, Baba Reshat Bardhi rindërtoi me shpejtësi vlerat e rrënuara nga regjimi barbar të bektashizmit shqiptar. Ai vdiq sot duke lënë mbrapa veprën e tij të frymëzimit për mirëkuptim, paqe, tolerancë e harmoni,” thuhet në mesazhin e kryeministrit Sali Berisha.
Po cila ës
Comments are closed.
Ngushellime familjes,ishte nje nga kontribuesit kryesor per harmonine fetare,ishte nje patriot,por mbi te gjitha ishte nje njeri i mire,u prefte ne paqe!~
Po qe perfundimisht je nje cope funderrine ti o mendim idioti.
Mos ha shume po ik bej ndonje pune te dobishme dhe leji idiotesite talibaniste. Ti nuk dine gjene me kryesore , respektin ndaj njeriut . Sinqerisht me vjen per te vjelle kur te lexoj.
Respekto njerezit ne radhe te pare , respekto te vdekurit , respekto fete e ndryshme nga e jotja dhe e imja njekohesisht dhe jo mllef e inate si puna jote. Me thuaj ne cilen faqe te kuranit i gjen keto qe thua ti mor faqezi. Ti dhe ata talebanet e tu jeni ata qe shperfutyroni dhe damkosni fene myslimane qe per mua eshte feja me e mire , eshte feja e paqes dhe harmonise. Ik ruaj arushen or mendim idioti.
Rahmet past ! Ngushellimet me te sinqerta.
Ngushllime famlijes.
Ky Babai ishte burre i mire shume ,dhe ishte edhe shume patriot —U prefte ne paqe…
pooooooo—sa zemer te zez ka ky mendimi-im–
ngushellime familjes…
hahahahahaa, ju jeni qe flisni per drejtesi apo jo? Ju jeni qe flisni per imoralitet apo jo? Ju jeni qe flisni per padrejtesi apo jo?
Ja pra faktet, ju qorra dhe ju hipokrite. Kur nisej helikopteri me ilir meten per ne malin e tomorrit per te hger mish dashi me baba reshatin, nuk kishin per qellim as fene dhe berjen mire ndaj njerzve por kishin per qellim biznese…
U bate ju te me tregoni mu baba qoften dhe baba rakine?
Ju ka kap semundja e hipokrizise dhe tani me beni mua tipin e te ndershmit…
E perseris, nuk kam meshire per tipa hipokrit qofte ky qofshi ju.
Hajri dhe ju te tjere qe nuk keni dije:
Meqenese por kerkon se kush eshte e shkruar ne Kuran, un po te tregoj edhe pse nuk detyra ime te te tregoj Kuranin dhe se ku eshte e shkruar sepse eshte detyre e jotja nese musliman te lexosh Kuranin dhe te mesosh fene tende.
Ne Suren Junus thuhet:
“Dhe ata adhurojnë në vend të Allahut gjëra që as i dëmtojnë dhe as u bëjnë dobi dhe thonë, ‘Këta janë ndërmjetësit tanë para Allahut.’” [Junus, 18]
Pra baba reshati dhe njerez te tjere te ashtuquajtur hoxhallar apo njerez te mire adhurojn varre, teqe tyrbe e njerez gje qe eshte kategorisht e ndaluar.
Zoti nuk ka nevoje per perkthyes dhe as per ndermjetesues, nuk ka nevoje qe x y prifte, pape apo baba reshat te beje rolin e sekserit me Zotin ashtu sic vete Zoti thote:
“Dhe Zoti juaj thotë: M’u lutni Mua, Unë do t’ju përgjigjem. Me të vërtetë, ata të cilët e përbuzin adhurimin ndaj Meje padyshim që do të hyjnë në Xhehenem (ferr) të poshtëruar!” [Gafir, 60]
Pra, o hajri direkt nga ajeti Kuranor thuhet se te tere ata baba reshate apo njerez qe adhurojne varre apo njerez ne vend te Zotit do te denohen me ferr, me zjarr.
Te tere ata qe nuk i kerkoj ndihme Zotit por njerezve jan te denuar pikerisht sepse po bejn mekate.
Ne e dijm shum mire se sa e sa prej tyre mashtrojn me magjira me rryshfete etj njerezit i varfer dhe ne halle qe ne fakt jan edhe ata injorant dhe bien viktima te ashtuquajtur baba apo dede, apo hoxhe apo njeri i mire, ne fakt nuk jan gje tjter vetem se mashtrues dhe nuk kan as dijen me te vogel as te fese dhe as te shkences…
“Dhe vërtet, Ne dërguam te çdo popull të dërguar (që të thonin): Adhuroni Allahun (të vetëm) dhe largojuni Tagutit (idhujve, zotrave te kotë, varreve, njerzve dhe çdo gjë që adhurohet në vend të Allahut).” [en- Nahl, 36]
Ne kete ajet pra, o hajri tregohet qe nuk ka njerez te mire apo Zoter te tjere…
Ka vetem nje profet is cili ka ardhur me mision dhe misioni i tij tashme ka mbaruar, tregohet se nuk ka profete te tjere apo te derguar te tjere si baba reshat apo baba makarona…
Keto jan fakte dhe argumente te qarta pikerisht nga feja islame nga Kurani.
Puna qe ndron se ti nuk e ke lexuar asnjeher Kuranin, dhe edhe nese e ke lexuar nuk ke kuptuar asgje :))