UPDATE- Partia Socialiste nisi fushatën në Durrës, duke prezantuar kandidatët e saj për këtë qark. Kandidati për Durrësin është prezantuar nga e bija e tij adoleshente, e cila mbajti një fjalim prekës.
“Jemi përballur me një pushtet të korruptuar që ka bërë gjithçka për të ndalur punën tonë e zhvillimin e Durrësit. Por ju jeni dëshmitarë se ne nuk do të ndalemi, mbi 60 rrugë të shtruara, mbi 4 mijë pemë të mbjella, sa më shumë Ferdi flet e akuzon, aq më shumë ne punojmë e zhvillojmë këtë qytet”, tha Dako.
Duke deklaruar se në qytetin që drejtoi për 4 vjet do vetëm fitore, Dako akuzoi kundërshtarin e tij Ferdinand Xhaferri se po përpiqet ta kthejë Durrësin në një qytet të zymtë, larg turizmit.
“Saliu dhe Ferdi duan të ndërtojnë TEC me qymyr, duan të ndërtojnë portin e peshkimit. E imagjinojnë Durrësin si qytet të zymtë, pa të ardhme për turizmin, por ne do t’i themi kurrë më Saliut e Ferdit. Sot kërkoj besimin dhe votën tuaj për një tjetër mandat, sepse Durrësi nuk ndalet më”, nënvizoi Dako.
Sipas Dakos, Durrësi është sot më i ndriçuar, më i gjelbër, më i pastër, më i urbanizuar, me më shumë rrugë, me më shumë hapësira dhe mbi të gjitha me një vizion të qartë zhvillimi të një qyteti evropian, të një qyteti që nuk ka vetëm periferinë, por edhe pjesën autoktone të tij. “Ndaj ne duam ta bëjmë Durrësin policentrik, dhe pjesë e kësaj do të jetë edhe zona e Kënetës, e cila ka njohur nga bashkia si kurrë më parë investime këto katër vite”.
Në emër të kandidatëve ka përshëndetur kandidati i Shijakut, Indrit Buka, i cili ka akuzuar qeverisjen qendrore për politikat që janë ndjekur në Shijak dhe ka premtuar se kandidatët e PS të cilët do të jenë pas 8 majit drejtues do të punojnë më shumë për qytetin e tyre.
Në fjalën e tij, kryetari i PS, Edi Rama tha se “Berisha ëndërron të hyjë si pushtues në Durrës”. Ai tha se Ferdinand Xhaferri, kandidati i PD, është Rosinanti i Berishës, duke bërë krahasimin me kalin e Don Kishotit. “I gjori nuk e dinte ku i binte as varri i Ismail Qemalit,” tha Rama duke iu referuar punës së Xhaferrit si ministër i Kulturës.
Rama tha se e lidhin shumë gjëra me Durrësin, si vendi ku lindi i ati, ku gjyshi e stërgjyshi ndërtuan jetën e madje ky i fundit ngriti flamurin e dha kontribut për hapjen e shkollës shqipe në qytetin bregdetar.
Rama tha se këto zgjedhje janë më shumë se lokale. “E di edhe vetë Saliu se kjo çështje është përgjegjësia e rënies së vendit në një nivel të padurueshëm. Nuk do lëmë gur pa luajtur për ta ndaluar këtë rënie,” tha Rama.
Pas takimit në Pallatin e Sportit, ku pjesa më e madhe e të pranishmëve kanë qenë jashtë tij për shkak të hapësirës që rezervon ai, Rama ka zhvilluar një tjetër takim të madh dhe tepër entuziast me të rinjtë e qytetit të Durrësit. Ai i ka falenderuar ato për mbështetjen e dhënë dhe i ka ftuar të votojnë për një Durrës që “do të jetë qytet evropian edhe në infrastrukturë dhe kjo do të bëhet vetëm nën drejtimin e Dakos”.
Comments are closed.
Patjeter te gjitha voytat ti jepen kandidatit Xhaferraj –sepse ai eshte Minstri aktual i atehereshem –hahahahahahahahahahahaahhahahaha
Po te fitoj Xhaferaj ne Durres –atehere Durresi eshte qyteti me hajvan i planetit
Durrsakë dhe durrsake! Votoni ish ministrin e Kultures, Rinise, Sporteve, Turizmit dhe varrim-shvarrimeve. Pse? Sepse ai do sjelle eshtrat e Ismail Qemalit nga Italia. Dhe qe te realizoje kete mision qe ja ngarkuar xhaxhi Sala, duhet qe se bashku me kryetarin e Bashkise se Vlores, ish kolegun e tij Kollozin, (por ne fshehtesi te plote) te nxjerrin eshtrat e Plakut te Pavaresise nga varri ne Vlore, t’i cojne ne Itali, dhe prej andej t’i sjellin dhe t’i varrosin ne Durres, se prej aty u nis per ne Vlore, ku do ngrinte flamurin.
Kollozi eshte shume cun i mire, nuk eshte si ky Xhaferraj
—-Kollozi eshte me i mire se ai Kryetari mistrec qe ka PS-ja ———–Por ai fiton sepse Kollozin do e sabotjne ballistet-
——–Ballsitet e Vlores kane deklaruar se jane te gjithe kunder Kollozit meqense Kollozi nuk eshte familje ballisti
Po te mos e sabotonin Kollozi do fitonte
———–Ate mixgunin e PS-se nuk e do njeri –se ai eshte tip i shpifur
Cfare fatkeqsie te keshe kandidat per mryebashkiak nje injorant si Xhaferraj. Kulmi!
Durrsake te nderuar. Meqe te dy kandidatet per kryetar bashkie te Durresit jane durrsake, populli i Durresit i njeh shume mire si njerin ashtu edhe tjetrin.
Personalisht nuk do te votoja kurre per F.Xhaferrin nje njeri qe ta shpif me te foluren e tij , pa llogaritur se çfare nxjerr nga goja e qe eshte nje nga servilet e Sales.
Vangjush Dako, eshte nje njeri i qete e serioz qe ka bere per Durresin me ato mundesi qe i kane lene.
Per mendimin tim mos votoni asnjerin nga keta te dy ——-Me mire jepjani voten ndonje tjetri — qe nuk eshte nga keto Partite e medha —-
— Ai po te fitoje do punoje shume here me mire se keta dy kandidate matufe –hahahahahahaha
Megjithate mu ndryshua mendja —-
——Me mire jepjani Ferdninand Xhaferrajt –sepse keni me se te beni gallate . Xhaferraj do ju mbaj me humor gjithe vitin hahahahahahahahahahaaha
———–Mirpo kjo eshte gje e mire se humori te shton jeten ..looooooooooool