Zëvendëskryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Kreshnik Spahiu, kërkoi dje që të verifikohen hyrje- daljet jashtë shtetit të 150 gjyqtarëve. Spahiu tha se kjo çështje do diskutohet në mbledhjen e parë të KLD.
“KLD do diskutojë një informacion për hyrje-dalje jashtë shtetit, në kundërshtim me rregullat, të rreth 150 gjyqtarëve. Ky raport do të trajtohet në dy plane; së pari nëpërmjet bashkëpunimit me ILDPK, për të verifikuar shpenzimet që ata kryejnë dhe së dyti, nëpërmjet përfshirjes së Këshillit të Lartë të Drejtësisë dhe Inspektoratit të Ministrisë së Drejtësisë, për të trajtuar mundësinë për të iniciuar një procedim disiplinor për ato raste, të cilat cënojnë etikën dhe disiplinën në detyrë,” tha Spahiu.
Zëvendëskryetari i KLD shprehu shqetësim edhe për çështjen e zbatimit të arresteve shtëpiakë dhe shtoi se kjo çështje do diskutohet në KLD.
“Verifikimi i zbatimit të arresteve shtëpiake si masa sigurimi, pasi ato kanë humbur funksionin dhe zbatueshmërinë procedurale, pasi nuk trajtohen më si kufizim lirie, por në mënyrë të paprecedentë, si dhënie liri, duke deformuar qëllimin e ligjit. Kryesisht, ato nuk mbikëqyren dhe personat e arrestuar shihen të shëtisin të lirë dhe të qetë në rrugët e qyteteve. Kjo ka deformuar kuptimin e këtij instituti dhe e ka kthyer atë në një burim paligjshmërie dhe përfitimi, thjesht dhe vetëm në një mënyrë për t’u llogaritur periudha kohore në vuajtjen e dënimit,” tha Spahiu.
Comments are closed.
I nderuar Z.Spahiu! Ju pergezoj per punen dhe kontributin tuaj ne ringjalljen dhe pastrimin e Drejtesise Shqiptare nga Kriminele mbuluar me ,,Togat e Drejtesise,,Shpresoj shume qe juve te mos mbeteni te vetem ne ket ceshtje te madhe per te sotmen dhe per te ardhmen e shqiptareve.Dua te besoj se ne krahin tuaj keni shum Gjyqtare,prokurore,Zyrtare Gazetare,e Politikane te ndershem qe ideali i tyre eshte drejtesia e jo Paraja, te cilet do t`ju ndihmojne ne punen tuaj te veshtire por shum fisnike.
Cia fut kot dhe ti o Spahio! Shko ore ne Shkembin e Kavajes dhe rreze Dajtin dhe kerko llogari se nga i gjeten leket qe kane nga dy vila ne keto vende keta gjyqtare me fillore dhe me 6 muaj kurs ne plepa. Behet Gjin Gjoni gjykates i Apelit dhe liron turkun e kerkuar ne 10 vende te Europes. Gjini me fillore, me 6 muaj te plepat(aty ne fakt nje ore mesim ne dite benin se kohen tjeter e kalonin duke luajtur top, nje loje gjysme regbie e gjysme futbolli se nuk ia kishin idene as te futbollit fshataret nga malesite e thella). Eshte normale qe ti o Spahio te filloje me dokumentacionin e seicilit gjyqtare, mesataren e shkolles, se ai qe meson zotrote nuk ka mendjen te bej hile. I paafti dhe i ligu jetojne si parazite dhe marjoneta te kujtdo qe i sjlle atyre pak me shume mireqenie sesa e meritojne.