Rama: Na ka gjetur halli me Ilirin, nuk është as pozitë, as opozitë, por depozitë

5 Prill 2011, 16:55Politika TEMA

Kryetari i PS, njëherazi kreun e bashkisë, Edi Rama zhvilloi takime në njësinë bashkiake numër 3. Gjatë takimeve, një shitëse i tha Ramës: “S’kanë lekë njerëzit, me çfarë t’i blejnë. Të paktën ju punën tuaj e keni bërë, hallall ta bëftë zoti”. Jo me pak humor dhe ironi Edi Rama u është drejtuar banorëve: “Po ç’lek të ketë sa ka Sali. Ku ka Sali, s’ka lekë, i merr Saliu të gjitha.”

Rama ka bërë batutë edhe për kreun e LSI gjatë bisedave me banorët: “Tha njëri një të bukur: na ka gjetur halli se Iliri nuk është as pozita as opozita, por është depozita. Kështu që duhet ta mbyllim depozitën. E keni vetë në dorë”.

Një tjetër qytetare është e indinjuar për pengimin e projekteve të Bashkisë së Tiranës pas bashkimit të votave PD – LSI: “Është investimi më i madh që keni bërë për ne. Lul Basha mos të na tregojë njësinë 3, se nuk e di a e njeh. Të shikojë këto shpronësimet e t’i bëjë e mos t’i lërë punët e bashkisë së Tiranës për gjysmë, këtë të bëjë Lul Basha.”

Pak më tutje dy të moshuar e një fëmijë në parkun që ka ndërtuar bashkia takohen me kreun e saj dhe pohojnë: “Qeveritarët na e kanë hequr si kominoshe lëkurën. Lulin nuk e voton as gruaja se e ka me nënshtetësi hollandeze.’’

Jo pa humor dhe batutë Edi Rama iu përgjigj: “Lërë atë se e ke dëgjuar si thonë, përshesh ha i shkreti”.

 

4 komente në “Rama: Na ka gjetur halli me Ilirin, nuk është as pozitë, as opozitë, por depozitë”

  1. eddy says:

    e forte kjo thenje

  2. 1444 says:

    depozite lekesh…ahhahahaha eshte i madh Edi

  3. sociologu says:

    Shume e Forte kjo batute: “Ilir Meta nuk eshte as pozite as opozite, po vetem Depozite!” Edhe me te vertete ashtu eshte! i uroj Metes te merret me stock market, e ta lere politiken, se mund t’i dale me mire…”

  4. merre me leng se mishi u maru says:

    po ai i deklaruar tani e dine te gjith po sala me edin kur do u dalin ne shesh…….se atij ja futi soku i tij po keta te tjeret ………..e mafie mafie………………..

Comments are closed.

Lini një Përgjigje